Embolia pulmonare ndodh kur mpiksja e gjaku-t bllokon një nga arteriet në mushkëri. Kjo ndodh kur një pjesë e mpiksjes së gjakut që është formuar në thellësi të një vene, zakonisht në këmbë (e quajtur tromboza e thellë e venës ose DVT), çahet dhe kalon nga sistemi i gjakut për në arterien në mushkëri.
Cili është rreziku i embolisë pulmonare?
Embolia pulmonare është e pazakonshme në një popullatë të përgjithshme. Njerëzit të cilët janë më të rrezikuar për të pasur një emboli pulmonare janë ata me faktorë rreziku për DVT-në. Ka faktorë të ndryshëm rreziku për DVT -në.
Mosha
Rreziku i DVT-së rritet me rritjen e moshës.
Kirurgjia
Disa operacione kanë rrezik të lartë të DVT-së, veçanërisht kirurgjia e barkut dhe kirurgjia ortopedike, duke përfshirë edhe operacionet që zëvendësojnë pjesë të mëdha si legeni dhe gjuri.
Pasiviteti
Njerëzit të cilët qëndrojnë në shtrat, pas një operacioni, sëmundjeje serioze apo lëndimeve janë në një rrezik të lartë të DVT-së.
Dëmtimet që prishin enët e gjakut
Lëndimet që dëmtojnë venat përfshijnë lëndimet si: thyerja e këmbës, të cilat rrisin rrezikun e DVT-së.
Kushtet mjekësore që rrisin rrezikun e koagulimit
Shembujt përfshijnë disa tipe të kancerit, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjaku-t (sëmundje kardiovaskulare), sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe disa sëmundje të trashëguara që e bëjnë më të lehtë mpiksjen e gjakut dhe që rrisin rrezikun e DVT-së.
Obeziteti
Rritja e peshës rrit rrezikun e mpiksjeve të gjakut dhe të DVT-së.
Shtatzënia dhe lindja
Gjaku ka më shumë mundësi që të mpikset kur jeni shtazënë. Kjo ndodh sepse nivelet e faktorëve të koagulimit (proteinat në gjak që ndihmojnë mpiksjen e gjakut kur është e nevojshme) janë të rritura dhe për shkak të uterusit të rritur (mitrës) mund të pengojnë rrjedhjen e gjakut në vena. Në këtë periudhë, menjëherë pas lindjes rreziku i DVT-së është akoma më i lartë sesa gjatë shtatzënisë. Kjo vihet re veçanërisht pas një operacioni cezarian.
Disa mjekime
Kombinimi i pilulave kontraceptive orale dhe i terapisë së kombinuar të zëvendësimit të hormoneve (i quajtur edhe terapi hormonale) rrit rrezikun e DVT-së.
Duhanpirja
Duhanpirja rrit rrezikun e DVT-së veçanërisht nëse ekzistojnë faktorë të tjerë rreziku.
Raste të rralla të embolisë pulmonare
Ndonjëherë, një emboli pulmonare nuk e ka origjinën nga DVT-ja. Në disa raste, mund të vijë nga:
Simptomat e embolisë pulmonare
Embolia pulmonare jo gjithmonë shfaq simptoma dhe ato ndryshojnë nga njëri tek tjetri. Shkalla e simptomave varet nga madhësia e mpiksjeve, se sa janë prekur mushkëritë dhe nga shëndeti i përgjithshëm.
Embolia pulmonare rezulton në:
Disa njerëz përjetojnë shikim të dobët apo lodhje, konfuzion ose rrahje zemre të shpejta apo të parregullta. Mund të ketë simptoma dhe shenja të DVT-së. DVT–ja mund të shkaktojë ënjtje, dhimbje, skuqje ose ngrohje të këmbës dhe ndoshta një ftohje të lehtë.
Të diagnostikosh embolinë pulmonare
Doktori mund të organizojë një rreze X të kraharorit ose një skan CT.
Ata gjithashtu mund të kërkojnë për një DVT në këmbë duke përdorur një ultratingull të veçantë për të ekzaminuar rrjedhjen e gjakut në vena, dhe do të bëjnë një analizë gjaku për të matur një substancë që prodhohet kur trupi çan mpiksjen e gjakut.
Nëse pas këtyre testeve diagnoza nuk konfirmohet, atëherë mund të kryhet një angiogramë pulmonare. Në këtë test, një tub futet në një venë të gjerë (zakonisht në ije) nëpër zemrën tuaj deri tek arteriet në mushkëri. Më pas bëhet injektimi për të treguar rrjedhën e gjakut në mushkëri.
Trajtimi i embolisë pulmonare
Njerëzit me embolinë pulmonare zakonisht trajtohen në spital dhe shpesh kërkojnë oksigjen dhe ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.
Trajtimi kryesor i embolisë pulmonare është një ilaç antikoagulant. Ilaçet antikoagulante ndalojnë mpiksjet ekzistuese për të mos u zgjeruar dhe mpiksjet e reja për t’u formuar.
Nëse embolia pulmonare është e madhe dhe e rrezikshme për jetën, do t’ju duhet një përkujdesje intensive.
Në disa raste, një filtër mund të vendoset në venën më të rëndësishme që merr gjakun mbrapsht në zemër nga pjesa e poshtme e trupit, duke parandaluar në këtë mënyrë formimin e mpiksjeve të tjera që arrijnë mushkëritë. Ky lloj filtri zakonisht vendoset vetëm nëse nuk mund të merren antikoagulantët, ose nëse keni probleme të vazhdueshme me koagulimin përveç trajtimit me ilaçin antikoagulant.
Pas një embolie pulmonare, do t’ju duhet të vazhdoni mjekimin antikoagulant për të paktën 3 deri në 6 muaj. Doktori mund t’ju këshillojë për rreziqet dhe përfitimet e mjekimit afatgjatë antikoagulant. Duhet të bëni rregullisht analiza të gjakut për t’u siguruar se gjaku po hollohet.
Të parandaloni DVT-në dhe embolinë pulmonare
Njerëzit në spital
Për shkak se njerëzit në spital janë shpesh jo aktivë, shumë prej tyre ndodhen nën rrezikun e të zhvilluarit të DVT-ve. Për të ndihmuar në ndalimin e DVT-së dhe embolisë pulmonare, për ata që kanë kryer operacione të rëndësishme, doktorët rekomandojnë masat e mëposhtme:
Njerëzit që udhëtojnë në distanca të gjata
Njerëzit që udhëtojnë për shumë orë në avion ose me forma të tjera transporti (si makina, autobuzë ose trena) dhe që janë të ekspozuar ndaj palëvisshmërisë së zgjatur mund të jenë në rrezik për të zhvilluar mpiksje gjaku.
Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për një kohë të gjatë në avion (më shumë se 5 orë), këshillohen:
Nëse po udhëtoni më avion dhe jeni të vetëdijshëm që keni rrezik më të lartë se mesatarja për koagulim, mund t’ju këshillohet që të vishni çorape për gjurin. Disa njerëzve mund t’ju këshillohet gjithashtu që të marrin ilaçe antikoagulimi përpara fluturimit. Bisedoni me doktorin nëse mendoni se mund të jeni të rrezikuar.
Komentoni