Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja arteriale periferike

Sëmundja arteriale periferike (PAD) është problem i qarkullimit të gjaku-t. Kjo ndodh kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë.

Sëmundja kufizon dukshëm aftësinë për të ecur. Indet mund të vdesin, dhe gangrena mund të zhvillohet, duke kërkuar ndërhyrje kirurgjikale dhe prerje gjymtyrësh.

Shumë njerëz me sëmundje periferike arteriale nuk e dinë se e kanë atë. Studimet kanë treguar se pacientët me sëmundje arteriale periferike janë tre herë më shumë në rrezik që të pësojnë një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose të vdesin disa vjet pas goditjes fillestare.

Faktorët e rrezikut për sëmundjen arteriale periferike

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të PAD-së janë:

  • Duhani;
  • Diabeti;
  • Rritja e moshës;
  • Nivelet e larta të kolesterolit;
  • Presioni i lartë i gjakut;
  • Obeziteti; dhe
  • Historia familjare.

Simptomat e sëmundjes arteriale periferike

Nëse sëmundja është e butë, mund të mos ketë fare simptoma.

Ato që kanë simptoma më shumë ankohen për dhimbje të këmbëve që ndodhin gjatë ecjes dhe që zhduken me pushimin. Nëse furnizimi me gjak përkeqësohet, ato mund të kenë dhimbje edhe gjatë pushimit.

Simptomat e tjera dhe shenjat në këmbë mund të jenë:

  • Dobësia;
  • Ndryshime në ngjyrën e lëkurës dhe temperaturë;
  • Ulcerë; dhe
  • Infeksione që nuk do të shërohen.

Në raste të rënda, mund të zhvillohet gangrena (kur indet shkatërrohen si rezultat i mungesës së furnizimit me gjak).

Testet

Testet për sëmundjen arteriale periferike mund të përfshijnë të mëposhtmet.

Indeksi i këmbës

Matja e presionit të gjakut në nyjen e këmbës dhe krahasimi me presionin e gjakut në krahë.

Ultratinujt dubleks

Përdorimi i ultratingujve tregon “ku” dhe “sesa” arteriet mund të ngushtohen.

Angiografia

Angiografia është shuma e procedurave të diagnostikimit, kontrollit të enëve të gjaku-t. Fotografia që fitohet quhet angiogramë. Angiografia vlerësohet si një ndër metodat invazive diagnostike e cila mund të jetë edhe diagnostiko-intervente sepse është metodë me të cilën mund të kryhet edhe delitacioni (përhapja e enës së ngushtë të gjakut) si edhe stentimi i enëve të gjakut. Ajo është një nga metodat më invazive në radiologji dhe profesionalisht quhet APT ose Angiografi Perkute Transluminale, më e njohur si angiografia.

Trajtimet për sëmundjen arteriale periferike

Trajtimi do të variojë nga ashpërsia e sëmundjes, por në të gjitha rastet menaxhimi i faktorëve të rrezikut është shumë i rëndësishëm. Kjo mund të përfshijë lënien e duhanit, kontrollin e diabetit, trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe reduktimin e nivelit të lartë të kolesterolit.

Trajtimi i sëmundjes së butë mund të përfshijë ushtrimet e rregullta dhe modifikimin e faktorëve të rrezikut. Sëmundjet më të rënda mund të përfshijnë kirurgjinë.

Procedurat kirurgjikale përfshijnë:

  • Endarterektomia – hapja e arterive dhe largimi i pllakës;
  • Kirurgjia bypass – vendosja e një ene gjaku që lejon gjakun që të qarkullojë dhe të anashkalojë bllokimin e arterieve.

Mjeku do t’ju sugjerojë se cili është trajtimi më i përshtatshëm në rastin tuaj.


Komentoni