Broshura Regjistrohu/Kyçu

Pleuriti: Trajtimet (mjekimet)

Doktori e mjekon pleuritin duke u marrë me shkakun e saj. Infeksionet bakteriale trajtohen me antibiotikë. Nëse identifikohet ndonjë shkak tjetër atëherë edhe ai do të mjekohet. Lehtësuesit e dhimbjeve mund të jepen për dhimbjet e kraharorit dhe, nëse keni lëng të tepërt në mushkërinë tuaj, mjeku juaj mund të heqë një sasi duke e tërhequr një pjesë prej saj me një gjilpërë të hollë. Si mund ta ndihmoj veten? Nëse ju kanë dhënë antibiotikë sigurohuni që të ndiqni të gjithë kurimin. Flisni me mjekun tuaj nëse ndjeni se mjekimi nuk po ju jep rezultat; Nëse po kolliteni dhe nxirrni gëlbazë, ajo çka mund të ndihmonte do të ishte të pinit disa gota me ujë gjatë ditës për të holluar gëlbazën, nëse nuk iu kanë këshilluar ndryshe; Dhimbja mund t’iu bëjë që të merrni frymë më thellë se zakonisht kështu që kujtohuni të merrni frymë fort 10 herë çdo orë edhe pse mund t’iu dhembë pak; Përdorni një lagështues për të mbajtur ajrin e lagësht; Qëndroni në shtrat derisa të keni marrë veten; Lini duhanin nëse e pini. Nëse dhimbja e kraharorit tuaj përkeq&...

Lexo më shumë      

Pneumonia: Diagnostikimi dhe trajtimi

Nëse mjeku dyshon që keni pneumoni, atëherë ju mund të keni nevojë për të kryer rreze X të kraharorit. Rrezet X do të konfirmojnë diagnozën e pneumonisë. Mjeku është ai i cili do të jetë në gjendje për të parë shkallën dhe shpërndarjen e pneumonisë në mushkëri. Kjo do të zbulojë ashpërsinë e sëmundjes dhe ndonjëherë mund të japë një çelës për kauzën. Herë pas here një skaner CT i gjoksit është i nevojshëm. Mostrat e pështymës gjithashtu mund të shqyrtohen për të parë se çfarë e shkakton pneumoninë në organizëm. Megjithatë kjo merr kohë dhe për shumë njerëz, shkaku i saktë i pneumonisë nuk mund të identifikohet. Nëse jeni shtruar në spitalmjeku mund të masë sasinë e oksigjenit në gjak, për të parë nëse keni nevojë për terapinë e oksigjenit. Testet e gjakut mund të japin një ide sesi trupi është duke iu përgjigjur infeksioneve. Trajtimi i pneumonisë Trajtimi do të varet nga shkaku dhe ashpërsia e pneumonisë. Antibiotikët Antibiotikëtzakonisht janë përdorur për pneumoninë bakteriale. Nëse pneumonia është ...

Lexo më shumë      

Bronkiolitet

Bronkiolitet janë infeksione virale që shfaqen në vjeshtë dhe në dimër. Më shumë preken bebet nën një vjeç. Simptomat e bronkioliteve Simptomat e zakonshme janë si ato të të ftohurës, me hundë të bllokuara dhe me rrufë, kollë dhe në më shumë se gjysmën e rasteve edhetemperaturëjo shumë të lartë. Në rastin e bronkioliteve viruset shkaktojnë ënjtje të mureve të bronkioliteve–rrugë të vogla të frymëmarrjes që lidhin tubat kryesorë të frymëmarrjes (bronket) me mushkëritë. Kjo ngushton rrugët e ajrit. Ajri mbetet në mushkëri dhe si rezultat frymëmarrja e fëmijës tenton të bëhet më e shpeshtë. Në disa raste dëgjohet edhe zhurmë në mushkëri kur ajri del jashtë. Sa zgjat kjo gjendje? Shumë fëmijë me bronkiolite virale e marrin veten tërësisht pas 7-10 ditëve. Megjithatë, pak prej tyre mund të kenë simptoma (më shpesh kollë) që zgjat për 3-4 javë. Nëse fëmija është prematurose ka sistem të dobët imunose probleme të tjera serioze, si problem zemre dhe mushkërish, atëhere bronkiolitet janë më të shpeshta. Trajtimi i bronkioliteve Meqenëse bronkioliti &eu...

Lexo më shumë      

Sinozitet (Sinusitet)

Sinozitet (Sinusitet) mund të rezultojnë nga infeksioni ose alergjia. Sinuset Sinus-etjanë hapësira në kockat e kafkës që janë kryesisht plot me ajër. Funksioni i tyre ekzaktështë i paqartë. Ato ndihmojnë që koka e njeriut të mos jetë shumë e rëndë dhe ndoshta luajnë një rol në qartësimin e të dëgjuarit. Ka tre palë sinuse dhe një sinussfeniodal, që është në qendër të kokës. Sinuset maksilare janë poshtë syve në çdo anë të hundës, sinuset frontale janë mbi sy dhe sinuset etmoide prapa syve. Çdo sinuska një hapje të vogël ose tubqë i lidh ato me pjesën e prapme të hundës. Kanali i sinuseve prodhon një fluidtë pastër-mukus-që i pastron ato nga materialet e padëshirueshme. Ky fluidkalon nëpërmjet kanaleve në pjesën e prapme të hundës dhe fytit nga ku gëlltitet. Kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse ne nuk jemi të interesuar shumë për këtë. Kur fluidi prodhohet me shumicë atëhere kthehet në gëlbazë ose rrufë. Kjo mund të sjellë një irritim kroniktë fytit që njihet me emrin rrufa postnazale. Shkaqet e sinoziteve (sinusiteve) Ka 2 shkaqe kryesore të shtimit ...

Lexo më shumë      

Gripi i shpendëve: Mbrojtja e familjes

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur familjen tuaj nga gripi i shpendëve? Lexoni këto masa të thjeshta që mund të merrni për të shmangur marrjen dhe përhapjen e gripit të shpendëve–që njihet gjithashtu me emrin gripi pandemik (H1N1) dhe gripi A (H1N1). Si përhapet virusi i gripit Pikëzat:Virusi i gripit përhapet në pikëza që krijohen kur një person i infektuar teshtin ose kollitet. Ju mund të infektoheni nga këto pikëza, të cilat përmbajnë pjesë virusi. Sipërfaqet e kontaminuara:Virusi i gripit mund të mbijetojë në sipërfaqet siç janë dorezat e dyerve. Nëse prekni me duar një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas me ta prekni sytë, hundën ose gojën, ju mund të infektoni veten me virus. Studimet kanë treguar se sasi të matshme të virusit të gripit mund të transferohen në duart e personit nga sipërfaqet e çelikut për mbi 24 orë dhe nga shamitë për pak minuta. Higjiena e mirë Edhe para se një person të tregojë simptoma të gripit, virusi i gripit mund të jetë ngjitës dhe të përhapet, duke infektuar njerëzit përreth – kështu që është e rëndësishme q&eu...

Lexo më shumë