Broshura Regjistrohu/Kyçu

Ngrirjet

Ngrirjet janë një nga format e zakonshme të dëmtimit nga i ftohti dhe mund të ndodhin si shkak i ekspozimit ndaj të ftohtit. Ngrirjet më shpesh ndodhin tek gishtat, veshët dhe fytyra dhe gjithashtu prekin dhe pjesë të tjera të trupit. Shkaku kryesor i ngrirjeve është ndjeshmëria ndaj të ftohtit (që çon në inflamim në qelizat lokale të gjakut), por ato mund të jenë gjithashtu rezultat i qarkullimit të dobët dhe ndjeshmërisë së lëkurës. Simptomat e ngrirjeve Zona e prekur mund të jetë e kruajtshme, me ngjyrë blu, e ënjtur dhe shpesh e dhimbshme. Mund të formohen shpesh flluska me lëng të pastër dhe zona mund të ketë një ndjeshmëri të vazhdueshme ndaj të ftohtit. Zakonisht nuk ka ndonjë dëmtim tjetër të përkohshëm. Çfarë mund të bëni ju Nëse jeni të ndjeshëm ndaj temperaturës ju duhet gjithmonë t’i mbani duart dhe këmbët tuaja të ngrohta dhe të shmangni ndryshimet ekstreme të temperaturave; Kremrat që mund të blihen në farmaci mund të aplikohen për të minimizuar irritimin dhe për të ndaluar lëkurën që të ëjntet; Ushtrimet e rregullta dhe një dietëe shëndetshme do të nd...

Lexo më shumë      

Vitiligo

Vitiligo është një çrregullim i pigmentimit të lëkurës që karakterizohet nga njolla të bardha të dhimbshme në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe flokët në zonën e prekur mund të kthehen në të bardhë. Zonat e bardha lindin për shkak të humbjes së pigmentit (melaninës) që i jep lëkurës ngjyrën dhe e mbron atë nga rrezet ultravjollcë të diellit (UV). Melanina prodhohet normalisht nga qelizat e lëkurës (melanocyte). Vitiligo nuk është ngjitëse. Ajo është një gjendje e përbashkët që prek rreth 1% të njerëzve në mbarë botën. Vitiligomund të shfaqet në grup-mosha të ndryshme, por zakonisht fillon të shfaqet mes moshës 10 dhe 30 vjeçare. Vitiligopërgjithësisht ndikon tek burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë. Simptomat Vitiligo për herë të parë vihet re nga shfaqja e pikave të bardha në lëkurë. Pikat e bardha, zakonisht konstatohen në zonat e trupit që janë të ekspozuara ndaj diellit, siç janë: duart, krahët, fytyra dhe buzët. Megjithatë, vitiligomund të shfaqet edhe në zonat, siç janë: sqetullat, sytë, hundadhe pjesët gjenitale. Përveç k&eu...

Lexo më shumë      

Terapia e lazerit

Terapia e lazerit është duke u bërë shumë e domosdoshme për një sërë veprimesh kozmetike të lëkurës. Fjala lazer nënkupton amplifikimin e dritës nga emisionet stimuluese të rrezatimit. Terapia e lazerit punon me rreze drite, me intensitet shumë të lartë dhe me një gjatësi vale të veçantë. Drita kalon nëpër shtresat e jashtme të lëkurës dhe absorbohet nga një objektiv specifik, e cila varet nga gjendja specifike që po trajtohet. Një sërë gjendjesh mund të trajtohen efektivisht nëpërmjet terapisë së lazerit. Lezionet vaskulare Lezionet e mirë-identifikuara (anormalitete të indeve që shfaqen në lëkurë) që përmbajnë gjak, janë zakonisht të përshtatshme për terapinë e lazerit. Këto përmbajnë qeliza të padëshiruara (“kapilare të thyer”) në fytyrë, dhe nishane. Në varësi të masës së lezioneve, numri i trajtimi të lazerit që është i nevojshëm mund të variojë nga 2 në 10 e më shumë. Terapia e lazerit gjithashtu është përdorur për venat varikozetë vogla dhe venat merimangë. Lezionet e pigmentuara Lezionet e pigmentuara që mund të trajtohen p&eu...

Lexo më shumë      

Djersitja: Djersitja e tepërt është quajtur hiperhidrozë

Djersitja është një procesnormal që mban temperaturën e trupit konstante dhe ruan hidratimin e lëkurës. Hidratimi i lëkurës në duar është i nevojshëm. Rreth 1 % e njerëzve vuajnë nga djersitja e tepërt. Kjo është e njohur sihiperhidrozëdhe mund të jetë shumë stresuese. Pëllëmba e duarve, tabani i këmbës ose sqetulla janë zonat më të prekura, por në një numër të vogël njerëzish, hiperhidroza ndodh në të gjithë sipërfaqen e trupit. Njerëzit me hiperhidrozën e pëllëmbës, kanë shpesh grip ose të ftohur dhe duar të djersitura. Hiperhidroza e shputës së këmbës lë shenja në këpucë dhe në veshje. Gjithashtu djersitja është shpesh me aromë. Vuajtësit, shpesh janë të stresuar dhe të zënë ngushtë nga kjo gjendje. Trajtimi Trajtimi me ilaçe ose aplikimi i një substance me bazë alumini në lëkurë mund të ndihmojë, por është e papërshtatshme, e pakëndshme dhe e përkohshme. Ilaçet mund të shkaktojnë tharjen e gojës dhe alumini shkakton shpesh dhimbje dhe irritim të lëkurës. Ekspertët tashmë rekomandojnë që pacientët me hiperhidrozë...

Lexo më shumë      

Cistet

Cisti është një qeskë (si një xhep indesh), e cila përmban lëng, ajërose substanca të tjera. Cistet mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit dhe lëkurës. Ka shumë lloje cistesh dhe shumica e tyre janë beninje, jo kancerozë. Nëse një cistduhet të trajtohet apo jo, varet nga një sërë faktorësh: Tipi i cistit; Vendndodhja e cistit; Fakti nëse cisti shkakton dhimbje apo shqetësim; Fakti nëse cisti është i infektuar. Zbulimi dhe njohja e cisteve Një cistmund të shfaqet si një gungë në lëkurë ose si një dhjamth që rritet nën lëkurë. Disa ciste rriten brenda në trup, ku ju nuk i ndjeni dot. Këto ciste mund të shkaktojnë simptoma të tjera si p.sh.: cisti i vezoreve që mund të sjellë probleme hormonale; sëmundja policistike e veshkave mund të dëmtojë funksionin e tyre. Cistet zakonisht rriten ngadalë dhe kanë një sipërfaqe të lëmuar. Ata mund të jenë të vegjël dhe të mëdhenj. Shumica e cisteve janë jo të dhimbshëm dhe nuk sjellin probleme, vetëm nëse janë: Të infektuar; Shumë të mëdhenj; Të shfaqur në një pjesë të ndjeshme të trupit; Ndikojnë në funksio...

Lexo më shumë