Cisti është një qeskë (si një xhep indesh), e cila përmban lëng, ajër ose substanca të tjera. Cistet mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit dhe lëkurës. Ka shumë lloje cistesh dhe shumica e tyre janë beninje, jo kancerozë.
Nëse një cist duhet të trajtohet apo jo, varet nga një sërë faktorësh:
Një cist mund të shfaqet si një gungë në lëkurë ose si një dhjamth që rritet nën lëkurë. Disa ciste rriten brenda në trup, ku ju nuk i ndjeni dot. Këto ciste mund të shkaktojnë simptoma të tjera si p.sh.: cisti i vezoreve që mund të sjellë probleme hormonale; sëmundja policistike e veshkave mund të dëmtojë funksionin e tyre.
Cistet zakonisht rriten ngadalë dhe kanë një sipërfaqe të lëmuar. Ata mund të jenë të vegjël dhe të mëdhenj. Shumica e cisteve janë jo të dhimbshëm dhe nuk sjellin probleme, vetëm nëse janë:
Cistet mund të formohen për arsye të ndryshme:
Shkaku i saktë i cistit varet nga lloji i tij.
Ekzistojnë me qindra lloje cistesh. Ato mund të rriten në çdo pjesë të trupit. Disa ciste shfaqen si pasojë e një sëmundjeje tjetër, si sëmundja policistike e veshkave ose sindroma policistike e vezoreve.
Ja disa nga llojet më të hasura të cisteve:
Këto janë ciste të vogla beninje, të mbushura me një substancë që quhet sebum. Ata njihen ndryshe dhe si cistet epidermike (mbi lëkurë). Cistet dhjamore shpesh formohen në rrënjët e qimeve dhe mund të shkaktohen nga gjëndrat e coptuara të dhjamit. Këto janë gjëndrat që prodhojnë vajin për lëkurën tuaj. Ndonjëherë cistet dhjamore mund të formohen nga një sëmundje e trashëgueshme, që quhet sindroma Gardner.
Këto ciste janë beninje dhe zakonisht formohen në kyçe ose duar, por mund të formohen dhe tek këmbët. Arsyeja pse formohen nuk është e njohur. Cistet e nyjeve nervore tentojnë të shfaqen gjatë millit (këllëfit) të tendinave dhe janë më të hasura tek femrat sesa tek meshkujt.
Cistet e vezoreve formohen kur fshikëzat që nxjerrin vezët, nuk hapen. Kjo shkakton një depozitim të lëngjeve dhe formimin e cisteve. Këto lloje cistesh shfaqen zakonisht në fillim të pubertet-it dhe menopauzë-s dhe zbulohen gjatë një ekzaminimi të pelvisit (legenit). Cistet e vezoreve mund të jenë një rrezik për kancer, kur shfaqen pas menopauzës.
Cistet beninje të gjirit, formohen kur kanalet sekretive të gjirit bllokohen. Zakonisht shfaqen tek gratë në moshën 30 apo 40 vjeçare. Ata mund të shkaktojnë dhimbje dhe ndjeshmëri të lartë në zonën e prekur.
Kalazionet (ndryshe njihet si lipogranuloma e gjëndrës moibiane) janë ciste beninje që formohen në qepallat e syve kur kanali i gjëndrës vajore bllokohet. Këto ciste mund të shkaktojnë ndjeshmëri të syrit ndaj dhimbjes dhe dritës dhe ënjtje të dhimbshme. Nëse bëhen shumë të mëdhenj, mund të sjellin probleme të shikimit.
Këto ciste formohen në pjesën e vitheve dhe janë zakonisht të mbushur me mbetje të lëkurës, qime dhe materiale të tjera. Këto ciste shfaqen më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat. Ata shfaqen kur qimet e shkëputura ngulen në lëkurë. Infeksionet kronike në këto ciste mund të jenë rrezik për një lloj kanceri lëkure që quhet karcinoma e qelizës shtresore.
Lini takim me doktorin nëse cisti bëhet shumë i dhimbshëm ose skuqet. Kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni ose një indi të dëmtuar.
Doktori duhet ta kontrollojë cistin edhe nëse nuk shkakton ndonjë problem. Rritjet anormale të gjëndrave mund të jenë shenjë e një kanceri, prandaj doktorit mund t’i duhet të marrë një kampion indi për ta testuar.
Metodat e zakonshme të trajtimit të një cisti janë:
Cistet beninje nuk sjellin probleme afatgjata. Ndonjëherë ata largohen vetvetiu. Cistet mund të rishfaqen pasi janë përthithur. Nëse cisti nuk largohet, duhet të vlerësoni operacionin si mundësi. Doktori juaj do të diskutojë llojet e trajtimit nëse keni një cist kanceroz. Rezultati do të varet nga lloji i cistit kanceroz që mund të keni.
Pjesa më e madhe e cisteve nuk mund të parandalohen, por ka dhe përjashtime.
Femrat e prirura për të formuar ciste të vezoreve, mund të parandalojnë formimin e cisteve të reja duke përdorur kontraceptivë hormonal.
Pastrimi i qepallave me një pastrues të butë, parandalon bllokimin e kanaleve vajore . Cistet pilomidale mund të parandalohen duke e mbajtur zonën e prekur të lëkurës gjithmonë të pastër. Hidhni dhe pudër mbi lëkurë për ta mbajtur të thatë. Të qëndruarit në këmbë për më shumë kohë sesa ulur, mund t’ju ndihmojë që të mos shfaqni ciste.
Komentoni