Broshura Regjistrohu/Kyçu

Shëndeti i këmbëve dhe plakja

Me rritjen e moshës, këmbët fillojnë të zhvillojnë më shumë probleme. Por dhimbja e këmbëve dhe parehatia nuk është një pjesë natyrale e rritjes së moshës. Mundet të bëhet shumë për të përmirësuar rehatinë, liruar dhimbjet dhe për të mbajtur të shëndetshme këmbët. Pasqyrat e shëndetit Kjo gjendje e këmbëve tuaja jep indikacione të hershme të kushteve të tilla si artriti, diabeti dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Për këtë arsye, këmba e njeriut nganjëherë quhet “pasqyrë e shëndetit”. Kontrolloni për shenja të tilla si lëkurë të thatë, thonjë të brishtë, djegiedhe ndjesi shpimi gjilpërash, ndjenjat e të ftohtit, mpirje dhe njolla. Gjithmonë kërkoni mendimin e podiatristit tuaj, kur ndonjë nga këto shenja ndodhin. Problemet e këmbëve mund të parandalohen Me kalimin e moshës, këmbët tona priren për të përhapur dhe të humbasin pjesën yndyrore, të cilat zbusin pjesën e poshtme të këmbëve. Nëse jeni duke mbajtur peshë ekstra, kjo mund të ndikojë edhe në kockë dhe në strukturën e ligamenteve. Shumë njerëz, duke përfshirë edhe ...

Lexo më shumë      

Problemet e këmbëve: Trajtimi

Nëse ju keni këmbë që mbajnë erë, mundojuni që të përdorni një spraj për këmbët. Është e rëndësishme për të mos përdorur të njëjtën spraj si për krahët ashtu edhe për këmbët, si rezultat i rrezikut për infeksionin e dyfishtë. Këmbët e atletit Këmbët e atletit mund të trajtohen duke përdorur ilaçet antifungale që janë të pranishme në farmaci. Ilaçet antifungale siç është terbinafina, vret bakteret dhe i ndalon ato që të rriten. Duhen bërë trajtime afatshkurtër, p.sh. njëherë në çdo dy javë për trajtimin e këmbëve të atletit. Pudrat antifungale mund të jenë të domosdoshme për t’u përdorur në çorapet tuaja për të parandaluar ripërsëritjen e infeksionit. Shpesh spraji është më i lehtë për t’u përdorur, por edhe pudrat janë shumë të dobishme. Kallot dhe lythat Kallot dhe lythat mund të trajtohen duke përdorur produktet e acidit salicilik, siç janë kremrat ose pudrat. Ju nuk duhet t’i përdorni këto produkte mbi nishanet. Ju duhet ta lani zonën me ujë të vakët dhe ta pastroni atë më pas ngadalë....

Lexo më shumë      

Gishtpëllumbi

Shumë fëmijë të vegjël kanë kthim të gishtave të këmbëve nga poshtë, që në anglisht ka termin intoeing, ose “pigeon toes” (gishtpëllumbi), një gjendje në të cilën këmba kthehet poshtë. Në shumicën e rasteve gishtpëllumbi korrektohet vetë me rritjen e fëmijës kur ai fillon të ecë. Por në disa fëmijë nuk përmirësohet dhe ka nevojë për trajtim. Edhe kur nuk përmirësohet tërësisht, gishtpëllumbi zakonisht nuk zhvillon probleme serioze. Nuk shkakton artrite ose ngathtësi. Për shkak të harkut që merr këmba, disa fëmijë mund të kenë probleme në gjetjen e këpucëve të përshtatshme. Zakonisht nuk bëhet trajtim. Këpucët speciale dhe lidhëset e ndryshme janë të shtrenjta dhe nuk e zgjidhin problemin. Gishtpëllumbi tek fëmijët vjen për shkak të problemeve me shputat e këmbëve ose me kockat në këmbë ose edhe lart në gju. Disa bebe lindin me një hark në shputë, ndoshta kur për shkak të pozicionit të tyre për disa muaj në uterus. Ky hark zakonisht ikën shpejt, por ndonjëherë duhen ushtrime të rregullta dhe përdorimi i pajisjeve speciale për ta sjellë k&e...

Lexo më shumë      

Kontrolli i shëndetit të këmbëve

Më poshtë do të gjeninjë listë të pyetjeve të shpejta që ju ndihmojnë për të kontrolluar shëndetin e këmbëve. A keni dhimbje në këmbët tuaja? A jeni ju në këmbë gjatë gjithë ditës? A keni ju probleme të lëkurës ose të thonjve në këmbët tuaja? A keni ndonjë plagënë këmbët tuaja? A keni erë të këmbëve? A keni lëndim të këmbëve? A keni probleme shëndeti siç është diabeti ose artriti? A rrëzoheni shpesh? A keni vështirësi në gjetjen e këpucëve që ju përshtaten? A keni ju gjëndra ose shtrembërime të formave të gishtave? A vishni rregullisht taka që janë 5 cm ose më të larta? Nëse i jeni përgjigjur “po” njërës prej pyetjeve të mësipërme, konsultohuni me një angiolog ose mjekun tuaj për diagnostikim dhe trajtim....

Lexo më shumë      

Djegia e shputave të këmbëve

Ndjesia e djegies tek shputat e këmbëve mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervave të këmbëve, që ndryshe quhet neuropati. Shumësëmundjemund të shkaktojnë këtë ndjesi djegietek shputat e këmbëve, por diabeti është nje nga shkaqet kryesore. Pjesa më e madhe e kurave për këtë gjendje mjekësore fokusohen tek parandalimi i dëmtimeve të mëtejshme të nervave dhe lehtësimi i dhimbjes që ato sjellin. Shkaqet e djegies tek këmbët Zakonisht neuropatia, dëmtimi i nervave, është shkaku kryesor i djegies tek këmbët. Fibrat e dëmtuara të nervave mund të bëhen hiperaktive dhe humbin funksionin e tyre. Nervat e dëmtuara i dërgojnë sinjale të paqena dhimbjeje trurit edhe pse nuk ka ndonjë dëmtim apo plagë. Tek shumica e njerëzve me neuropati, nervat e këmbëve dëmtohen në fillim tek mbaresat më të largëta nervore. Këta njerëz ndonjëherë përjetojnë dhe cimbime dhe mpirje të këmbëve. Diabeti është deri tani shkaku kryesor i djegies së këmbëve. Ka dhe shumë gjendje mjekësore që shkaktojnë neuropatisi: Sëmundja kronike e veshkave (uremia); Mungesa e vitaminave (vitamina B1 dhe me raste B6); Abuzimi me alkoolin; Niveli i ulë...

Lexo më shumë