Regjistrohu/Kyçu

Djegia e shputave të këmbëve

Ndjesia e djegies tek shputat e këmbëve mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervave të këmbëve, që ndryshe quhet neuropati. Shumë sëmundje mund të shkaktojnë këtë ndjesi djegie tek shputat e këmbëve, por diabeti është nje nga shkaqet kryesore. Pjesa më e madhe e kurave për këtë gjendje mjekësore fokusohen tek parandalimi i dëmtimeve të mëtejshme të nervave dhe lehtësimi i dhimbjes që ato sjellin.

Shkaqet e djegies tek këmbët

Zakonisht neuropatia, dëmtimi i nervave, është shkaku kryesor i djegies tek këmbët. Fibrat e dëmtuara të nervave mund të bëhen hiperaktive dhe humbin funksionin e tyre. Nervat e dëmtuara i dërgojnë sinjale të paqena dhimbjeje trurit edhe pse nuk ka ndonjë dëmtim apo plagë. Tek shumica e njerëzve me neuropati, nervat e këmbëve dëmtohen në fillim tek mbaresat më të largëta nervore. Këta njerëz ndonjëherë përjetojnë dhe cimbime dhe mpirje të këmbëve.
Diabeti është deri tani shkaku kryesor i djegies së këmbëve. Ka dhe shumë gjendje mjekësore që shkaktojnë neuropati si:

  • Sëmundja kronike e veshkave (uremia);
  • Mungesa e vitaminave (vitamina B1 dhe me raste B6);
  • Abuzimi me alkoolin;
  • Niveli i ulët i hormonit të tiroidit (hipotiridoizëm);
  • HIV/SIDA;
  • Polineuropatia e amiloidit;
  • Efektet anësore të medikamenteve, duke përfshirë dhe kimioterapinë, overdozën e vitaminave B6, mjekimet e HIV-it, izionazidi, aminodaroni, metformina etj;
  • Helmimi i rëndë nga metalet (merkuri, arseniku dhe plumbi);
  • Vaskuliti (Iinflamacioni i venave të gjaku-t);
  • Sarkoidoza;
  • Sindroma Guillian-Barre;
  • Sëmundjet arteriale;
  • Edema ose mosqarkullimi i lëngjëve;
  • Hipertensioni.

Përveç neuropatisë, infeksionet dhe inflamacioni i këmbëve mund të japë dhe një ndjesi djegie. Më e rëndomta nga këto infeksione është dhe ajo që njihet si këmbët e atletit, një infeksion i lëkurës që shkaktohet nga myku.
Sëmundja e arterieve periferike gjithashtu mund të shkaktojë djegie të këmbëve. Qarkullimi i pakët i gjakut tek pjesa e këmbëve mund të shkaktojë dhimbje, cimbim dhe ndjesi djegie, veçanërisht kur ecim.
Disa njerëz, pas disa javëve ose muajsh mbasi i janë nënshtruar një operacioni bypass gastrik, përjetojnë djegie tek këmbët. Përthithja e pakët e vitaminës B mbas këtij operacioni mund të shkaktojë neuropati dhe ndjesinë e djegies tek këmbët.

Diagnostikimi i djegies tek këmbët

Shumica e njerëzve që vuajnë nga djegia tek këmbët, kanë një shkak (diabeti) i cili mund të identifikohet. Për këta njerëz, diagnoza e djegies tek këmbët që vjen si pasojë e neuropatisë është qartësishit e përcaktuar dhe nuk nevojiten teste të mëtejshme.
Për disa pacientë të tjerë djegia e të cilëve është e menjëhershme po përkeqësohet shumë shpejt apo nuk ka një shkak të qartë, nevojiten ekzaminime të mëtejshme.
Këto teste përfshijnë:

  • Elektromiografi: Ky është një test i funksioneve të muskujve që kryhet duke përdorur regjistrime të aktivitetit elektrik brenda muskujve. Për këtë procedurë, përdoret një pajisje që vendoset në lëkurë, ose një age që futet në brendësi të muskulit.
  • Studimi i përçueshmërisë së nervave: Ky test kontrollon aftësinë e nervave për të dërguar sinjale. Nervat stimulohen dhe sinjalet që merren si përgjigje, regjistrohen dhe maten.
  • Testet laboratorike: Ndonjëherë testet e urinës, gjakut apo palcës kurrizore mund të duhen për të diagnostikuar djegien tek këmbët. Sasitë e vitaminave mund të shihen me një analizë të thjeshtë gjaku.
  • Biopsia e nervave: Në raste shumë të rralla, doktori mund të këshillojë marrjen e një kampioni të indit nervor për ta analizuar në laborator, me mikroskop. Kjo procedurë nuk rekomandohet për pjesën dërrmuese të rasteve me djegie të këmbëve.

Kurat për djegien e këmbëve

Trajtimi më i rëndësishëm për djegien e këmbëve, të shkaktuar nga neuropatia, është ndalimi i çdo dëmtimi të mëtejshëm të nervave.
Për njerëzit me
neuropati diabetike (këmba diabetike), kjo përkthehet në mbajtje të niveleve nomale të sheqerit në gjak. Kjo kërkon ndryshime në dietë, medikamente nga goja dhe ndonjëherë injeksione insuline.
Parandalimi i dëmtimeve të nervave është njëlloj i rëndësishëm dhe për njerëzit që vuajnë nga forma të tjera të neuropatisë, që kanë shkaktuar djegie tek këmbët.
Ja disa nga trajtimet specifike të këtyre neuropative:

  • Mungesa e vitaminave: Merrni vitaminë B12 shtesë në mënyrë orale,ose me injeksion pasi ju ndihmon për të zëvendësuar këtë mungesë.
  • Alkoolizmi: Heqja dorë nga alkooli e rikthen nervin në gjendjen e tij normale.
  • Sëmundja kronike e veshkave: Dializa nevojitet për të eleminuar toksinat që shkaktojnë neuropati dhe djegie të këmbëve.
  • Hipertiroidizimë: Në këtë rast ky defekt korrigjohet duke marë hormon sintetik tiroidi oralisht. Kjo e ngre nivelin e këtij hormoni në gjak dhe ndonjëherë i zmbraps simptomat e djegies së këmbëve.

Një hap tjetër për të trajtuar këtë sëmundje është lehtësimi i dhimbjes dhe ndjesive të tjera anormale që shkakton neuropatia. Po ju tregojmë disa nga medikamentet më të zakonta që përdoren për këtë qëllim:

  • Gabapentin (neurontin);
  • Amtriptilinë (elavil);
  • Desipraminë (neuropraminë);
  • Karbamazepin (tegretol);
  • Pregabalin (laryca);
  • Duloksetinë (cumbalta);
  • Topiramat (topamax);
  • Venlafaksinë (effexor XR).

Për disa njerëz që përjetojnë një shqetësim të thellë nga ndjesia e djegies në këmbë, nevojiten disa lloje të tjera medikamentesh. Barnat pa recetë si advili, aleve, motrin IB apo tylenoli e zbusin dhimbjen për shumë njerëz që vuajnë nga djegia në këmbë. Për ata që kanë dhimbje të forta nevojiten medikamente me recetë si tramadoli (ultram) dhe opiatet (narkotikë që përmbajnë opium) nevojiten për të zbutur simptomat.
Për ndjesinë e djegies të shkaktuar nga këmbët e atletit, medikamentet kundër mykut e kurojnë infeksionin dhe ju largojnë simptomat. Medikamentet pa recetë si terbinafina (lamisil AT) ose mikonazoli (mikatin) janë të parat që duhet të përdoren. Medikamentet me recetë si naftifinat (naftin), itrakonazoli (sporanox) dhe flukonazoli (dflucan) janë të vlefshme nëse simptomat janë më të rënda.


Fatbardha 08/11/2024

Kam dhimbje ne shputat e kembes dhe te duarve nga nje her shpim si gjelper cfar duhet te bej ju lutem

valdete 17/10/2024

persh kam dhimbje ne dy kembet me djegin me therrin sikur rryma me te kap qka me rekomandoni flm shum

Irma thaci 24/02/2024

Pershend kam djegie dhe nxetesi te shputat e kembeve cduhet ber Jam 55 vjec

Irma thaci 24/02/2024

Persh kam djegje dhe nxetesi te shputa e kembes kur shtrihem cduhet te bej

Alban 02/01/2024

Pershenfetje un kam diegie te shputave te kembes dhe te gishtave sidomos gjat nates cfar munt te bej flm

Vera 13/10/2023

Kam djegje kembeve te pjeses posht po me shum i ndjej naten cfare me rekomandon te lutem. Nuk vuaj nga asnje smundje.

Vera 13/10/2023

Kam djegje kembeve te pjeses posht po me shum i ndjej naten cfare me rekomandon te lutem. Nuk vuaj nga asnje smundje.

Fatlum 08/09/2023

Pershendetje ! Une jam frizer qe 20 vite ,qendrimi i gjat ne kemb ka ber qe lekura e shputes se djatht pershkak te nxehtesis ,ka mar djegeje ,edhe pershkak qe 8 ore rri i mbathur me kepuca plus qendrimi ne kemb po krijohet nje temperatur e lart. Si eshte e mundshme kurimi? Faleminderit

Marika 27/07/2023

Kam shpesh djegie te shputave dhe sikur thahen ,Me shume gjate nates.Kam edhe dhimbje te besdishme ne present e siperme te shputes dhe tek gishtat. Jam operuar nga gjedra tiroide. Cfare mund te bej?

Ibrahim 23/06/2023

Kam probleme me djegejen dhe dhimbje te kambve qe shtrihen per gjat shputes se kambve gishtave Ju kisha lut ku dhe te cili mjek te orjentohem per problemin qe kam po te reumatologu e dim po tek nji dr spc qe ka lami te veqant per djegejen e kambeve

Albert Horanlliu 18/06/2023

kam djegje te kembeve çfar mund te perdor Nuk vuaj nga djabeti

albert Horanlliu 18/06/2023

kam djegje te shputave kembeve dhe pjese te siperme kryesisht gjat nates me shume Nuk vuaj nga diabeti apo semundje te tjera Çfar munt te perdor te lutem

Xhoi 03/06/2023

Une perjetoj djegje te shputave te kembes gjat nates dhe dhimbje si thika gjat veres.Mbi te gjitha kam filluar me dhe nje kruarje posht kembeve dhe ne pellemben e dores cfar me kishit sugjeruar

Romina 01/06/2023

Une perjetoj djegje te shputave te kembes gjat nates dhe kur eshte shum vap cfar me kishit sugjeruar dicka bio ka

Xhuli 13/04/2023

Un kam djegie ne shputin e kembes se majt tek gishtat e kembes me djeg dhe dhe si therje sidomos ne darket me shum por dhe diten e ndjej nga njeher cfar mund te jet dhe cfar me rekomandoni ju lutem

Ilir Kanini 14/10/2022

Peshendetje Jam diabetik prej me shume se 20 vitesh. Per kurim kam arritur ne nivelin e insulines, te cililen e marr 3 +1 here ne dite. Kam kryer by passe ne zemer dhe kurohem rregullisht per tensionin. Kam probleme me shtyllen kurizore, hernje diska (shiatik). Mjeku nervolog me kuron me garbapentine te cilen e marr 3 here ne dite 400 mg. Mar dhe aloporunol 150 mg ne dreke. Kam djegje te shputave. Kohet e fundit gjendja me eshte renduar. Thuajse nuk fle dot naten. Çfare duhet te bej?

Dashi 06/04/2022

Une perjetoj djegje te shputave te kembes gjat nates dhe kur eshte shum vap cfar me kishit sugjeruar

Komentoni