Sëmundja e zemrës, shumë rrallë rezulton vetëm nga një shkak. Ajo më shpesh vjen si pasojëe akumulimit të shumë faktorëve të rrezikut. Është e rëndësishme që t’i dini këto faktorë dhe të punoni për t’i shmangur ose përmirësuar ato. Një vlerësim për rrezikun e sëmundjes së zemrës bëhet më së miri nga mjeku, i cili mund t’ju këshillojë për mënyrat e reduktimit të faktorëve të rrezikut. Mënyrat për të reduktuar rrezikun e sëmundjes së zemrës Mbani të ulët nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve; Mbani një peshë të shëndetshme; Nëse keni diabet, sigurohuni që ta kontrolloni atë; Kontrolloni rregullisht presionin e gjaku-t; Bëhuni fizikisht aktiv; dhe Mos pini duhan. Mbajtja e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve në nivel të ulët Niveli i kolesterolit në gjak dhe triglicerideve maten si rezultat i një vlerësimi të përgjithshëm për rrezikun e sëmundjes së zemrës. Ato mund të maten nga një testi thjeshtë gjaku. Për të ndihmuar në mbajtjen e ulët të kolesterolit, mbani mend pikat e mëposhtme: Hani sa më pak yndyra; Mbani një peshë të shë...
Lexo më shumëShumë gra mbeten të pavetëdijshme se sëmundja kardiovaskulare (CVD) është shkaku kryesor i vdekjes ndërmjet femrave, zbuloi një kërkim. Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve u abonuan në terapitë e pavërtetuara, të tilla si antioksidantët dhe vitaminat, multivitaminat e veçanta (të tilla si vitamina C), me besimin se ata ishin mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës. “Kjo është shqetësuese sepse studimet e fundit treguan se nuk ka asnjë përfitim ndaj vitaminave antioksidante tek gratë”, thanë autorët. Vetëm gjysma e femrave thanë se do të thërrisnin një ambulancë nëse mendonin se do të kishin shenjat e një ataku në zemër dhe vetëm 23% thanë se në një situatë të tillë do të merrnin aspirinë. Pothuajse të gjitha gratë e anketuara favorizuan qasjet e mjedisit, të tilla si aksesi në rritjepër ushqime të shëndetshme, objektet rekreative dhe etiketimi i të ushqyerit. Këto ishin qasjet e dobishme për uljen e rrezikut të CVD-ve. “Më shumë theks duhet të vendoset në rritjen e vetëdijes në lidhje me simptomat e sëmundjes së zemrës dhe në informimin e grave për rëndësinë e njoftimit t...
Lexo më shumëMesazhi që njerëzit obezë nuk duhet të pinë pije me shumë kalori, shumë të ëmbla dhe pije të ngrohta është i mirë përcaktuar. Sasi të mëdha të këtyre pijeve kanë treguar se prodhojnë efekte mbi yndyrnatdhe metabolizmin e karbohidrateve tek njerëzit që janë mbipeshë. Por, studimet nuk janë bërë për sasitë e vogla që njerëzit konsumojnë me pije të sheqerosura. Tashmë, studimet e reja kanë treguar se edhe konsumimi i moderuar i pijeve të sheqerosura nga njerëzit e shëndetshëm ka efektnë shëndetin e zemrës. Në një studim, të realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Zyrihut, në Zvicër, 29 meshkuj të shëndetshëm konsumuan pije të ngrohta që kishin përmbajtje të ndryshme të sheqerit. Meshkujt u ndanë në grupe dhe secili grup konsumoi sasi të vogla në të moderuara të pijeve të ngrohta për 3 javë. Më pas, atyre ju dhanë për të konsumuar pije të tjera për 3 javë. Pijet ishin të ndara si: Fruktozëmedium; Fruktozëe lartë; Glukozëmedium; Glukozëe lartë; Sukrozë e lartë; – Këshillohej që të mos konsumoheshin pijet e sheqerosura. Gjatë studimit, k&...
Lexo më shumëStatistikat mbi sëmundjet e zemrës janë alarmuese. Është shkaku numër një i vdekjeve në SHBA dhe në botë dhe për më tepër, nuk është e thënë të jesh i moshuar ose të kesh një trashëgimi në familje. Edhe pse numrat janë kokëfortë, ti mund të mos jesh thjesht një statistikë edhe nëse tashmë je diagnostikuar me sëmundjezemre. Fillo duke e edukuar veten me një strategji dhe qëndroji besnik asaj. Sa më shpejt të fillosh, aq më shumë e ul rrezikun. Nga të filloj? Fillo duke lënë takim me doktorin. I thuaj recepsionistes se dëshironi të bëni një vlerësim të rriskut kardiak. Doktori do të vlerësojë të gjithë faktorët që përbëjnë rrezik si mosha, historia personale dhe familjare e shëndetit, pesha, presioni i gjaku-t dhe aktiviteti fizik. Një vlerësim i rriskut kardiakmund të përfshijë dhe: Analizat e gjakut, si profili i lipideve (kolesterolit, triglicerideve etj); EKG(elektrokardiograma). Kjo shërben për të parë aktivitetin elektrik të zemrës dhe ndihmon për të diagnostikuar disa sëmundjetë zemrës; Ekokardiograma.Përdor valë zanore për të nxjerrë një imazh të zemrës suaj. Kjo sh...
Lexo më shumëTë qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet me një mori problemesh. Ja se si mund ta reduktoni kohën tuaj të qëndrimit ulur. Ta kalosh jetën ulur, duket se mund të jetë shumë keq për shëndetin tonë madje edhe për shpresat për jetën tonë. Qysh nga janari, studiuesit kanë raportuar se të qëndruarit ulur për shumë orë është i lidhur me: Shëndet më të keq mendor; Një risk më të madh për vdekjen nga sëmundjetë zemrës dhe shkaqe të tjera; Një risk më të lartë për t’u bërë i paaftë. Studimet e reja sugjerojnë që të qëndruarit e tepërt ulur është një gjë e keqe, edhe nëse ju bëni rregullisht ushtrime fizike. Ekspertët thonë se ata ende nuk e dinë me siguri se cila vjen e para. A është të qëndruarit e tepërt ulur që shkakton shëndet të keq apo e kundërta. Gjithashtu, ata thonë se ne mund të kemi nevojë të mendojmë rreth qëndrimit ulur dhe ushtrimit fizik, si për sjellje të veçuara, çdonjëra nga të cilat kontribuon në vetvete për shëndetin tonë. Pra, ndërsa 1 orë shkundje është shumë e mirë për ...
Lexo më shumë