Çrregullimi i personalitetit borderline (BPD) është një çrregullim mendor. Njerëzit e prekur nga BPD vazhdimisht përjetojnë stres emocional, vështirësi për t’u lidhur me njerëz të tjerë dhe sjellje vetëdëmtuese. Ndërmjet 2 dhe 5 % e popullsisë janë të prekur nga BPD-ja në një moment të caktuar të jetës së tyre. Simptomat e çrregullimit zakonisht shfaqen në adoleshencën e vonë. Gratë kanë 3 herë më shumë mundësi që të diagnostikohen me BPD-në, në krahasim me meshkujt. Shkaqet e BPD-së nuk janë kuptuar plotësisht. Ka mundësi që ato të jenë një kombinim i faktorëve biologjikë dhe jetësorë. Është menduar se shumë njerëz me BPD kanë përjetuar abuzimin ose neglizhimin gjatë fëmijërisë, dhe kjo mund të ketë kontribuar në zhvillimin e çrregullimit. Me diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet efektive, rezultatet për njerëzit me PBD janë të mira. Cilat janë simptomat? Njerëzit me BPD kanë vështirësi të vazhdueshme të lidhen me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth tyre. Kjo mund të jetë shumë stresuese për personin dhe për ato që kujdes...
Lexo më shumëStresi mund të ngadalësojë pastrimin e yndyrave të dëmshme që janë të lidhura me sëmundjen e zemrës nga qarkullimi i gjaku-t. Ky është një zbulim nga një studim i ri, që tregon se periudhat afatshkurtra të stresit psikologjik tek njerëzit mund të shkaktojnë atë që trupit t’i duhet më shumë kohë për të pastruar trigliceridet, që janë yndyra që dëmtojnë zemrën. Ngrënia e vakteve ose ushqimeve të pasura me yndyra, gjatë periudhave të stresit, mund të çojnë në qarkullimin e yndyrave të dëmshme në lëkurë për një kohë më të gjatë sesa normalja. Mjekët e dinë që nivelet e larta të dëmshme të yndyrave rrisin rrezikun e personit për sëmundjen e zemrës. Gjatë sesioneve të stresit, pjesëtarët bënin veprime të ndryshme, të vazhdueshme për 40 minuta. Gjatë sesioneve jo stresuese, njerëzit qëndronin në qetësi për 40 minuta. Mostra gjakuu morën në të dyja rastet. Detyrat e përdorura në seancën e stresit janë teste laboratorike standarde që kanë treguar se shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut dhe normën e zemrës, kur kryhen për periudha të...
Lexo më shumëPër pacientët me sklerozën multiple (MS), ngjarjet stresuese të jetës përkeqësojnë simptomat. Kërkuesit gjermanë studiuan 73 pacientë me sklerozën multiple. Kontrolle të rregullta ishin përcaktuar çdo 8 javë dhe vizita shtesë u organizuan kur pacientët raportonin simptoma infeksioni. Çdo javë, pacientët regjistronin çdo ngjarje stresuese që nuk ishte e lidhur me sklerozën multiple. Në total, u raportuan 457 ngjarje stresuese që nuk ishin të lidhura me sklerozën multiple. Këto përfshinin stresin në punë, problemet financiare ose vdekjen e një pjesëtari të afërt të familjes. Gjatë gjithë studimit, 136 infeksione ndodhën në 57 pacientë dhe 134 acarime në 56 pacientë. Stresi ishte i lidhur me dyfishimin e acarimit (përkeqësimit), por nuk ekzistonte ndonjë dëshmi ndaj rritjes së infeksioneve pas ngjarjeve stresuese. Shpjegimet e mundshme për këto gjetje nuk janë kuptuar plotësisht, thanë autorët, por njohja e faktit që ngjarjet stresuese janë të lidhura me aktivitetin e sëmundjes është një informacion i rëndësishëm....
Lexo më shumëDepresioni perinatal– depresioni që ndodh gjatë shtatzënisë (depresioni antenatal) ose pas lindjes së fëmijës (depresioni postnatal), tashmë është i njohur si një problem i zakonshëm dhe i njohur. Meshkujt janë duke u prekur më shumë sesaështë menduar fillimisht. Rreth 10% e baballarëve, fillojnë të stresohen në tremujorin e parë të shtatzënisë së partneres të tyre dhe një vit pas lindjes së fëmijës sipas një analize të re, që besohet të jetë shqyrtimi më i plotë në llojin e vet (JAMA2010; 303: 1961-1969). Pika më e ulët për baballarët, ishte midis 3 dhe 6 muajve pas lindjes, ku normat e depresionit u rritën me 26%. Rishikimi gjithashtu zbuloi një lidhje ndërmjet depresionit të nënës dhe babait, duke sugjeruar se “depresioni tek një prind,duhet të nxisë vëmendjen klinike për tjetrin”. Dr. Nicole Highet tha se: “ekziston nevoja për një ndërgjegjësim të madh, që të lindurit e fëmijës është një periudhë e lartë rrezikshmëriepër të dy partnerët”. Megjithatë, ajo vuri në dukje se baballarët ishin një grup më i vështirë, pasi ata jo domosdoshmërisht shoq&e...
Lexo më shumëMund të nevojitet të mendohet sërish për shërbimet e shëndetit mendor të nënave. Një studim sugjeron që depresioni i nënave është më i zakonshëm pasi fëmijët arrijnë moshën 4 vjeç se sa kur ata janë foshnja. Studiuesit australianë thonë se sistemi aktual për ruajtjen e shëndetit mendor të nënës, ka të ngjarë që nuk merret me më shumë se gjysmën e nënave që përjetojnë depresionnë vitet e para të qenies prind. Rezultatet e studimit mbi depresionin Studimi ndoqi 1 507 gra të cilat kishin përdorur gjashtë spitale publike në Melburn që nga shtatzënia e hershme e deri në 4 vjet pas lindjes. Studiuesit po ashtu shqyrtuan faktorët e mundshëm të riskut për simptomat e depresionit, duke përfshirë depresionin e mëparshëm, ndryshimet në marrëdhënie, dhunën në shtëpi dhe problemet sociale. Gjendja shpirtërore e nënave u testua duke përdorur pyetësorët standard të shëndetit mendor në 3, 6, 12 dhe 18 muaj pas lindjes dhe përsëri 4 vjet pas lindjes. Pas 4 vjetësh, 14.5% e grave raportuan depresion, shifra më e lartë e të gjithë periudhave të testimit. Gratë me një fëmijë 4 vjeçar...
Lexo më shumë