Regjistrohu/Kyçu

Depresioni perinatal prek një në 10 baballarë

Depresioni perinatal– depresioni që ndodh gjatë shtatzënisë (depresioni antenatal) ose pas lindjes së fëmijës (depresioni postnatal), tashmë është i njohur si një problem i zakonshëm dhe i njohur. Meshkujt janë duke u prekur më shumë sesa është menduar fillimisht.

Rreth 10% e baballarëve, fillojnë të stresohen në tremujorin e parë të shtatzënisë së partneres të tyre dhe një vit pas lindjes së fëmijës sipas një analize të re, që besohet të jetë shqyrtimi më i plotë në llojin e vet (JAMA2010; 303: 1961-1969).

Pika më e ulët për baballarët, ishte midis 3 dhe 6 muajve pas lindjes, ku normat e depresionit u rritën me 26%.

Rishikimi gjithashtu zbuloi një lidhje ndërmjet depresionit të nënës dhe babait, duke sugjeruar se “depresioni tek një prind, duhet të nxisë vëmendjen klinike për tjetrin”.

Dr. Nicole Highet tha se: “ekziston nevoja për një ndërgjegjësim të madh, që të lindurit e fëmijës është një periudhë e lartë rrezikshmërie për të dy partnerët”. Megjithatë, ajo vuri në dukje se baballarët ishin një grup më i vështirë, pasi ata jo domosdoshmërisht shoqëronin partneret e tyre në klinka për vizitat antenatale.


Komentoni