Të paturit e një fëmije nënkupton një periudhë të bukur, por përshtatja me një fëmijë në familje mund të jetë shumë stresuese dhe e vështirë për prindërit. Kur një nënë e re është duke përjetuar depresionin postnatal, kjo periudhë mund të jetë konfuze dhe shqetësuese për të, partnerin e saj dhe pjesëtarët e familjes. Ky artikull synon të sigurojë strategji dhe mbështetje për partnerin, familjen dhe miqtë e dikujt me depresionin postnatal. Çfarë nënkupton për ju PND-ja? Jini të vetëdijshëm se shumë nga streset dhe problemet që ju përjetoni gjatë periudhës së depresionit postnatal mund të mos jenë një tregues i marrëdhënies tuaj, por janë pasoja të sëmundjes. Partnerja juaj mund të thotë ose të ndjejë gjëra që në të vërtetë nuk i mendon, por janë simptomat e sëmundjes dhe mënyra sesi ndihen në atë kohë. Mundohuni të mos i merrni këto gjëra personale dhe përpiquni të kuptoni se është depresioni postnatal ai që po flet. Ju mund të ndiheni shumë të shqetësuar ose të merakosur rreth mirëqenies së partneres tuaj ose aftësisë s...
Lexo më shumëKur çiftet vendosin që të kenë një fëmijë ato përfytyrojnë një fëmijë shumë të bukur, plot me jetë dhe të gëzuar. Ato gjithashtu mund të presin një fëmijë që qan, pelena, dhe netë pa gjumë. Megjithatë shumë çifte vështirë se e mendojnë faktin që të paturit e një fëmije do të sjellë trishtim dhe madje edhe depresion. Në rreth 15–20% të mamave të reja, depresioni postnatal ushtron një ndikim të fuqishëm mbi jetën dhe familjen e tyre. Ndonjëherë gratë që janë shtatzëna munden gjithashtu që të zhvillojnë simptoma të depresionit, që janë quajtur me emrindepresionantenatal. Depresioni postnatal nënkupton gjëra të ndryshme për secilën “mama”, por zakonisht përfshin ndjenjën e depresionit, ankthit, mërzisë dhe vështirësisë sëballafaqimit që zgjat më shumë sesa 2 javë. Këto ndjenja shfaqen papritur ose gradualisht, brenda 12 muajve të parë pas lindjes së foshnjës. Pa marrë parasysh se çfarë çdo nënë është duke ndjerë, depresioni postnatal mund të vështirësojë të ndjerit të gëzuar, të lumtur me f&e...
Lexo më shumëArdhja e një foshnje në jetë është zakonisht një ngjarje e lumtur, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e vështirë gjatë së cilës duhen bërë shumë rregullime. Shumë gra nuk janë të vetëdijshme se ndryshimet e humorit janë të zakonshme pas lindjes së fëmijës. Në fakt, në vitin e parë pas lindjes një grua ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për ndihmë psikiatrike, sesa në çdo kohë tjetër të jetës së saj. Ekzistojnë tri çrregullime të njohuratë humorit në periudhën pas lindjes. Në fund të spektrit është “Baby Blues”, që ndikon tek rreth 80% e nënave të reja, dhe që pritetqë të ndodhë nëpothuajse të gjitha nënat. Kjo zakonisht ndodh në mes të ditës së tretë dhe të dhjetë pas lindjes. Simptomat përfshijnë: të lotuarit, ankthin, luhatjen e humorit dhe acarimin. “Blues” janë të përkohshëm dhe kalojnë me mirëkuptim dhe mbështetje. Në anën tjetër të spektrit është psikoza pas lindjes apo lehonisë. Kjo prek një në 500 nëna, zakonisht në 3 deri në 4 javët e para pas lindjes. ...
Lexo më shumë“Shqetësimet janë një pjesë e pashmangshme e jetës”, thotë mësuesja e meditimit budist Susan Piver, autore e libritSi të mos kemi frikë nga jeta juaj.Për më tepër, shqetësimi mund të jetë një instrument i fuqishëm i të mësuarit. “Gjërat për të cilat ju shqetësoheni ju tregojnë se çfarë vlerësoni dhe kush do të donit që të bëheni. Më poshtë keni katër mënyra për t’i bërë shqetësimet tuaja të punojnë për ju. Përcaktoni një synim Në mëngjes, rendisni dy apo tre gjëra tek të cilat ju doni të përqendroheni atë ditë, qoftë kjo një dalje jashtë me foshnjën tuaj, të kushtuarit e një ore vetes tuaj ose ngrënia një mëngjesi të shëndetshëm. Shqetësimet bëjnë punën më të mirë për ne kur ne vetë nuk i nderojmë angazhimet tona ndaj vetes. Vetëdija që ju keni se po bëni atë gjë për të cilën keni vendosur ju jep juve forcë që të merreni me shqetësimet që ju dalin përpara gjatë një dite të rëndomtë. Hidhini një sy shënimeve që keni mbajtur për shqetësimet tuaja Një nga aspektet...
Lexo më shumëFamiljet janë trazuar nga kanceri i gjirit të “gruas së shtëpisë”, por ajo shpesh prek më shumë fëmijët adoleshentë. Në veçanti, adoleshentët mund të ndjehen të tronditur, të zemëruar dhe fajtorë për faktin që nëna e tyre ka kancerin e gjirit. Shumë ndjehen të hutuar për atë që do të ndodhë në familjen e tyre, ndërsa të tjerët do të ndjehen të izoluar dhe të harruar, duke besuar se prindërit e tyre nuk janë në dijeni, ose të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së tyre. Duke vuajtur gjendjen dhe duke qenë vazhdimisht të shqetësuar, i përkeqësojnë gjërat edhe më shumë. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre duke i lënë që të shprehin ndjenjat – edhe pse kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme për të gjithë. Fëmijët, sikundër edhe të rriturit, kanë nevojë për informacione në lidhje më kancerin e gjirit, testet dhe trajtimet, prognozën, ato herëpashere kane “nevojë” për të patur frikë në momentet të caktuara. Injoranca e fëmijëve për kancerin e gjirit mund çojë në më shumë stres në fatkeqësin&e...
Lexo më shumë