Kur çiftet vendosin që të kenë një fëmijë ato përfytyrojnë një fëmijë shumë të bukur, plot me jetë dhe të gëzuar. Ato gjithashtu mund të presin një fëmijë që qan, pelena, dhe netë pa gjumë. Megjithatë shumë çifte vështirë se e mendojnë faktin që të paturit e një fëmije do të sjellë trishtim dhe madje edhe depresion. Në rreth 15–20% të mamave të reja, depresioni postnatal ushtron një ndikim të fuqishëm mbi jetën dhe familjen e tyre. Ndonjëherë gratë që janë shtatzëna munden gjithashtu që të zhvillojnë simptoma të depresionit, që janë quajtur me emrin depresion antenatal.
Depresioni postnatal nënkupton gjëra të ndryshme për secilën “mama”, por zakonisht përfshin ndjenjën e depresionit, ankthit, mërzisë dhe vështirësisë së ballafaqimit që zgjat më shumë sesa 2 javë. Këto ndjenja shfaqen papritur ose gradualisht, brenda 12 muajve të parë pas lindjes së foshnjës. Pa marrë parasysh se çfarë çdo nënë është duke ndjerë, depresioni postnatal mund të vështirësojë të ndjerit të gëzuar, të lumtur me fëmijën dhe jetën në përgjithësi. Depresioni postnatal mund të bëjë që nëna të mendojë se ajo nuk është në gjendje që të ballafaqohet me fëmijën e saj, dhe se ajo nuk është një nënë e mirë. Është normale për të gjitha nënat që të ndihen në ankth, të lodhura ose pa motiv shumë shpesh kur ato lindin, veçanërisht në javët e para, por depresioni postnatal është një gjendje që zgjat më shumë dhe që është e vështirë për t’u shpjeguar.
Pse duhet që të lindurit e një fëmije dhe të bërit mama të sjellë kaq shumë trishtim, ankth dhe mërzitje?
Nuk ka asnjë shkak për depresionin postnatal, por ka një numër gjërash në jetën e nënës që janë menduar për t’u kombinuar e për të kontribuar në zhvillimin e depresionit postnatal. Ndryshimet hormonale dhe kimike në trup dhe tru pas lindjes janë menduar që të luajnë një rol, por zakonisht nuk është aq e thjeshtë. Faktorë të tjerë të stresit të tilla si kërkimi i fëmijës, mungesa e gjumit mund të jenë pjesë e saj, ashtu siç edhe depresioni i mëparshëm, izolimi, mungesa e mbështetjes, abuzimi në fëmijëri dhe një marrëdhënie e vështirë me partnerin ose nënën (e gruas).
Nëse një nënë po ndihet në depresion apo në ankth për një kohë të zgjatur, mund të jetë shumë e vështirë për të që të njohë fëmijën e saj dhe të jetë mamaja që ka dashur që të jetë. Nëse nëna dhe fëmija i saj janë të ndikuar nga depresioni postnatal për një kohë të gjatë, fëmija mund të humbasë një marrëdhënie të ngushtë, të përgjegjshme me nënën e tij dhe kjo mund të ketë efekte afatgjata. Familjet e zgjeruara të grave me depresionin postnatal gjithashtu luftojnë pasi ato duan të ndihmojnë dhe të mbështesin mamatë dhe ndonjëherë vetë partnerët mund të ndihen të përgjegjës, të pamjaftueshëm apo në depresion.
Përtej karakteristikave të mërzitjes të depresionit postnatal, ekziston edhe shërimi.
Me zbulimin e hershëm, mbështetjen, këshillimin dhe ndoshta ilaçet e duhura pjesa më e madhe e nënave bëhen më mirë dhe mund të kënaqen me fëmijën e tyre dhe përvojën e mëmësisë. Të mësuarit rreth depresionit postnatal dhe të folurit rreth kësaj çështjeje para apo pas shtatzënisë mund të ndihmojë në zvogëlimin e mundësisë së zhvillimit të kësaj gjendjeje tek nënat. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë ato për të ditur se çfarë po ndodh dhe a janë duke përjetuar ndjenjat dhe simptomat e depresionit postnatal pas lindjes së fëmijës.
Disa nëna e kanë të vështirë për t’a thënë sesa të vështira janë gjërat për to, sepse ato duan që të duken që ato janë të zonjat për t’u marrë me fëmijët e tyre dhe të lumtura me to. Kjo mund ta çojë gruan që të kërkojë ndihmë tek infermierja e fëmijës së saj, mjeku, familja dhe miqtë. Sa më shpejt që depresioni postnatal të identifikohet dhe suporti i duhur t’u jepet nënave dhe familjeve, aq më i shpejtë do të jetë procesi i shërimit.
Shumica e nënave që përjetojnë depresionin postnatal gjejnë dikë që të flasin për ndjenjat e tyre, por rimëkëmbja mund të përfshijë edhe ndërtimin e rrjetit mbështetës me familjarë dhe miq. Takimi me një këshillues ose ndjekja e një grupi mbështetës të depresionit postnatal me gra të tjera, duke ndarë eksperiencat e njëjta mund të jetë shumë e rëndësishme për shërimin.
Komentoni