“Shqetësimet janë një pjesë e pashmangshme e jetës”, thotë mësuesja e meditimit budist Susan Piver, autore e librit Si të mos kemi frikë nga jeta juaj. Për më tepër, shqetësimi mund të jetë një instrument i fuqishëm i të mësuarit. “Gjërat për të cilat ju shqetësoheni ju tregojnë se çfarë vlerësoni dhe kush do të donit që të bëheni. Më poshtë keni katër mënyra për t’i bërë shqetësimet tuaja të punojnë për ju.
Në mëngjes, rendisni dy apo tre gjëra tek të cilat ju doni të përqendroheni atë ditë, qoftë kjo një dalje jashtë me foshnjën tuaj, të kushtuarit e një ore vetes tuaj ose ngrënia një mëngjesi të shëndetshëm. Shqetësimet bëjnë punën më të mirë për ne kur ne vetë nuk i nderojmë angazhimet tona ndaj vetes. Vetëdija që ju keni se po bëni atë gjë për të cilën keni vendosur ju jep juve forcë që të merreni me shqetësimet që ju dalin përpara gjatë një dite të rëndomtë.
Një nga aspektet më tinëzare të shqetësimeve është që ai ndihet sikur është i përhershëm. Për t’ju kujtuar juve se çfarëdo që është bërë shkak që ju të shqetësoheni në fund të fundit do të kalojë, rekomandohet që ju të bëni një listë të gjërave që ju kanë shqetësuar në të kaluarën. Për çdo gjë që ju do të mbani shënim, shkruani edhe se si e keni zgjidhur problemin. Shpejt do të shihni se gjërat për të cilat jeni shqetësuar në të kaluarën, ose nuk kanë ndodhur ose kanë përfunduar të zgjidhura. Kjo gjë e vë çdo gjë në perspektivë.
Kur nivelet tuaja të shqetësimit fillojnë të përshkallëzohen, është koha t’i kushtoni vëmendje të veçantë shëndetit tuaj fizik. Truri është pjesë e trupit dhe ju dëshironi që ai të funksionojë në mënyrë që të mendoni për zgjidhjet dhe të ruani perspektivën. Vini në plan të parë gjumin dhe jo punët e shtëpisë dhe bëni ca ushtrime fizike.
Ekspertët rekomandojnë një ushtrim të thjeshtë që ju ndihmon të përcaktoni se çfarë po përpiqen t’ju komunikojnë shqetësimet tuaja. Uluni për dy minuta me një copë letër dhe bëjini pyetje vetes se çfarë po përpiqet t’u thotë një shqetësim. Pastaj shkruani tre përgjigje për këtë pyetje. Do të befasoheni shumë se çfarë do të merrni si rezultat. Këto përgjigje janë mesazhe nga mençuria juaj e brendshme dhe ato do t’ju ndihmojnë që t’i lini mënjanë këto shqetësime.
Komentoni