Djegia nga dielli është më mirë që të parandalohet sesa të trajtohet. Kremrat e diellit janë një mënyrë e mirë e parandalimit, bashkë me kapelet, rrobat dhe mosekspozimin në diell në mesin e ditës. Kremrat e diellit me gamë të gjerë të bllokut UVA dhe UVB quhen spektri i gjerë. UVB është më intensiv se UVA, pasi UVA ende mund t’iu djegë. Kimikatet e mbrojtjes diellore Kimikatet e mbrojtjes së diellit, absorbojnë rrezet ultraviolet të dëmshme, për të mbrojtur lëkurën kundër djegies së diellit. Kimikate të ndryshme kanë efekte të ndryshme ndaj mbrotjes UVA dhe UVB. Kimikatet e mbrojtjes diellore duhet që të aplikohen të paktën 15 minuta përpara ekspozimit në diell, për ta bërë lëkurën më aktive ndaj mbrojtjes nga djegia. Kremrat diellor fizikë Kremrat diellor për trupin shmangin rrezatimin UV nga lëkuranë vend që ta absorbojnë atë. Oksid zinku ose dioksid titaniumi janë veçanërisht efektivë, sidomos për hundën dhe veshët. Spektri i mbrojtjes së dioksidit të titaniumit, shtrihet në vargun UVA dhe kështu që ajo është e përfshirë shpesh në kombinime me kremra diellor kimikë. Mbrotje të tjera di...
Lexo më shumëËshtë shumë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën gjatë ekspozimit në diell, për shkak të rrezikut të kancerit të lëkurës. Ekspozimi afatgjatë në diell mund të shkaktojë plakjen e parakohshme, ku lëkurabëhet më pak elastike dhe rrudhat fillojnë të shfaqen. Mbrojtja e mirë diellore përfshin: Përpjekjet për të qëndruar larg diellit në verë nga ora 11 deri në 14. Vendosjen e një kapeleje mbrojtëse, syzeve të diellit, rrobave dhe buzëkuqit; Përdorimin e kremrave për të parandaluar djegien e lëkurës; Përdorimin e kremrave pas ekspozimit diellor. Mbrojtja kundër rrezeve të diellit (SPF) SPF është faktori mbrojtës kundër diellit dhe është i lidhur me sasinë e absorbimit të rrezeve ultraviolet të llojit B (UBV). SPF përcakton teorikisht sesa gjatë ju mund të qëndroni në diell përpara se ju të digjeni. Nëse koha juaj e djegies pa mbrojtës diellor është 10 minuta, atëherë faktori 15 mund t’ju lejojë që të qëndroni në diell 150 minuta (15 minuta x 10) ose 2 orë e 30 minuta. Megjithatë, ju duhet ta riaplikoni kremin gjatë kësaj kohe. Koha e djegies varet nga lloji i lëkurës. Meg...
Lexo më shumëKur vjen puna tek flokët e shëndetshëm, nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vini mbi flokë. E rëndësishme është dhe çfarë hani. Lisa Drayer, dietologe në Nju Jork, thotë se si për çdo pjesë tjetër të trupit, qelizat dhe proceset që mbajnë flokun të fortë dhe me volum, ndikohen nga dieta e balancuar që mbani. Ndryshimet në flokun tuaj (të mira dhe të këqija), duan më shumë kohë të vihen re se sa ndryshimet e lëkurës. Dermatologia Cybele Fishman shpjegon se me një dietëtë varfër, nuk duhen më shumë se disa ditë që të shfaqen aknenë lëkurë dhe zbehje e saj, ndërkohë që një defektnë ushqyeshmërinë e flokëve, mund të dojë disa muaj për t’u shfaqur. Ushqimet që hani sot ju ndihmojnë për të forcuar rrënjët e flokëve (gjëndrat e qimeve janë vendet nga ku lind secila qime e flokëve) dhe skalpin që rrethon qimen. Drayer thotë se me rrënjë dhe skalp më të shëndetshëm, do të keni flokë më të fortë. Sigurisht që floku juaj nuk ndikohet vetëm nga çfarë hani. Duhanpirja, çekuilibri hormonal dhe gjumi i pakët, gjithashtu ndi...
Lexo më shumëStruktura e flokëve me të cilën ju rriteni bëhet pjesë e identitetit tuaj. Ju mësoni t’i stilizoni flokët në një mënyrë që ju përshtatet ju dhe stilit tuaj të jetesës. Ndryshimet e flokëve mund të jenë turbulluese. Me kalimin e kohës, flokët mund të bëhen kaçurrela, të drejta, të holla apo të ashpra. Ka shumë faktorë që mund të ndryshojnë strukturën e flokëve. Disa prej tyre ju nuk mund t’i kontrolloni, ndërsa disa të tjerë mund të jeni duke i shkaktuar vetë, pa e ditur. Lexoni më tej për të kuptuar pse ndryshon struktura e flokëve tuaj dhe çfarë mund të bëni për ta përmirësuar atë. Shkaku: Thinjat Flokët e thinjur dalin kur peroksidi i hidrogjenit grumbullohet në gjëndrën e flokëve. “Kjo i bën flokët të zbardhen nga brenda- jashtë”, thotë dr. Debra Jaliman, një dermatologe në Nju Jork dhe zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Flokët e thinjur janë më të trashë dhe më të tendosur, kështu që flokët tuaj bëhen më të trashë kur shumëfishohen. Ju nuk mund të bëni asgjë për të ndaluar thinjat. Kjo ë...
Lexo më shumëZbokthi është një rënie e skalpit të kokës në formën e pikave të bardha. Shkaku i zbokthit është i paqartë, por prania e mykut (të quajtur malassezia) mendohet të jetë shkaku. Zbokthi nuk është infektues dhe nuk është rezultat i një higjiene të keqe. Është më shumë një problem kozmetik sesa një problem mjekësor. Trajtimi i zbokthit Ju mund të ndihmoni në kontrollin e zbokthit duke i larë flokët rregullisht me një shampo mjekësore. Si fillim, kjo duhet bërë çdo ditë dhe më pas çdo dy ditë duke u reduktuar më pas në një apo dy herë në javë. Përgjigjet ndaj këtyre shampove mjekësore do të jenë të ndryshme, kështu që ju mund të provoni një sërë produktesh përpara se të gjeniatë që është më e përshtatshme për ju. Ju duhet gjithashtu të shmangni rrobat e errëta në të cilat zbokthi duket shumë keq. Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore? Ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse skalpi juaj është i kruajtshëm, i inflamuar ose nëse pjesë të tjera të trupit tuaj janë tëprekura. Duhet të kërkoni këshillë mj...
Lexo më shumë