Ashklat në lëkurë mund të shkaktojnë infeksion nëse nuk hiqen. Edhe pse shumica e ashklave mund të hiqen pa probleme, disa tipe ashklash janë serioze dhe mund të hiqen nga mjekë profesionistë për të evituar dëmtimet e mëtejshme. Tipet e ashklave që kërkojnë vëmendje profesionale: Janë të mëdha; Janë të futura thellë në lëkurë; Kanë gjemba e gremça, sidomos halat e peshkut dhe copat e metaleve; Janë afër syve ose në sy; dhe Janë futur në ndonjë nyje të trupit. Nëse ashklat nuk janë të kësaj natyre, atëhere mund të jetë e sigurt që ato të hiqen vetë duke përdorur metodën e mëposhtme: Lani lëkurën përreth ashklës me ujë të ngrohtë dhe sapun; Përdorni piskatore të sterilizuar, kapeni ashklën sa më afër lëkurës; dhe Hiqni direkt ashklën. Mos e tërhiqni shumë fort ose shpejt sepse ashkla mund të thyhet. Nëse pas kësaj keni dhimbje ose ënjtje, kontaktoni me mjekun. Nëse plaga është e infektuar, ndoshta mund të keni nevojë për injeksiontetanozi (tetanus) ose antibiotikë....
Lexo më shumëRrëzimet janë ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të fëmijëve. Fëmijët duan të vrapojnë, të hidhen dhe të zbulojnë mjedisin e tyre dhe disa rrëzime janë pjesë e procesit të rritjes. Megjithatë, disa tipe rrëzimesh mund të jenë serioze. Nëse keni fëmijë, mendoni në lidhje me aftësitë e tyre fizike dhe se çfarë mund të jenë ata të aftë të bëjnë. Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni situatat kur mund të ndodhin plagosjet. Dyshemetë rrëshqitëse janë të rrezikshme për të tërë fëmijët. Pastroni lëngjet që bien në dysheme sa më shpejt dhe përdorni pllaka dhe mbulesa që nuk rrëshqasin në banjë dhe në vendet e kalimit. Punonjësit e dyqaneve që tregtojnë pajisje shtëpiake ndihmojnë në përcaktimin e pajisjeve dhe mjeteve që reduktojnë rrëshqitjen në dysheme. Bebet dhe fëmijët e vegjël Bebet dhe fëmijët e vegjël bien shpesh, sidomos kur fillojnë të hedhin hapat e para dhe mësojnë të ecin. Sigurohuni që mjedisi është i pastër nga gjërat që mund të pengojnë si nga kabllot elektrike dhe gjërat e pa fiksuara n&e...
Lexo më shumëSulmi seksualndaj fëmijëve ndodh kur një person që është më i madh se fëmija, si p.sh. një i rritur apo një fëmijë më i madh në moshë, përdor fuqinë dhe autoritetin e tij mbi fëmijën ose përfiton nga avantazhi i besimit të fëmijës për t’u përfshirë me të në aktivitet seksual. Kështu që aktivitetiseksualnuk nënkupton thjesht interkursin seksual, por dhe veprime që përfshijnë fërkimin, përkëdheljen, masturbimin dhe seksin oral. Sulmi seksualndaj fëmijëve është një krim. Nuk ka të bëjë me faktin nëse fëmija bie dakord për kontakt seksualapo jo. Ai është sulm seksual. Fatkeqësisht, sulmet seksuale ndaj fëmijëve mund të ndodhin tek vajzat dhe djemtë e çdo moshe (edhe tek bebet), dhe mund të hasen në çdo familje. Në shumicën e rasteve, personi që sulmon seksualisht një fëmijë është i njohur nga fëmija dhe familja e tij. Sulmuesi mund të jetë anëtar i familjes së fëmijës si p.sh. një vëlla më i madh, prind, kushëri ose mik i familjes. Një sulmues seksualpërfiton nga avantazhi i besimit dhe respektit të fëmijës dhe shpesh e detyron fëmijën në veprim...
Lexo më shumëFëmijët nga natyra janë eksplorues. Jeta e tyre është e mbushur me sensacione të reja për të cilat ata duan që të zbulojnë sa më shumë. Ky kuriozitet normal mundet që ndonjëherë të çojë në rreziqe. Helmimi i paqëllimshëm është një nga këto rreziqe, kryesisht për fëmijët nën moshën 5 vjeçare. Është e rëndësishme që të kujtoni se fëmijët e vegjël mësojnë gjëra të reja duke i vënë ato në gojë. Ushqimi është burimi kryesor i kënaqësisë. Por nëse ata shikojnë gjëra të gabuara, mund të ndodhin helmime serioze dhe ndoshta fatale. Edhe pse në shumë raste helmimi nuk sjell vdekje, janë të shumta rastet kur fëmijët dërgohen në spitalnga helmimi i paqëllimshëm. Helmimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend, p.sh. në shtëpi, kur vizitoni miqtë, në festa, kur jeni në lëvizje dhe kur miqtë ju vizitojnë. Helmimi i fëmijëve mund të jetë aksidental, por përsëri ai mund të parandalohet. Edhe pse është e pamundur që fëmija të vëzhgohet 24 orë në ditë, mbrojtja është jetëso...
Lexo më shumëPërdorimi i shpeshtë i mediave elektronike nga adoleshentët nuk e rrit rrezikun e tyre për dhimbje koke, sugjeruan kërkimet (BMC Neurologjia, online). Studiuesit gjermanë krahasuan kohëzgjatjen e përdorimit të kompjuterit, shikimit të televizorit, të dëgjuarit të muzikës, të përdorimit të telefonave celularë dhe lojërave në 1025 adoleshentë me normat e migrenës dhe të dhimbjeve të kokës nga tensioni gjatë një periudhe 6 mujore. “Përsa i përket debatit aktual mbi efektet negative shëndetësore të përdorimit të mediave elektronike, nuk mund të tregojmë … lloje të veçanta të dhimbjes së kokës, të cilat kryesisht mund të shkaktohen nga përdorimi i medias elektronike”, konkluduan autorët....
Lexo më shumë