Sulmi seksual ndaj fëmijëve ndodh kur një person që është më i madh se fëmija, si p.sh. një i rritur apo një fëmijë më i madh në moshë, përdor fuqinë dhe autoritetin e tij mbi fëmijën ose përfiton nga avantazhi i besimit të fëmijës për t’u përfshirë me të në aktivitet seksual. Kështu që aktiviteti seksual nuk nënkupton thjesht interkursin seksual, por dhe veprime që përfshijnë fërkimin, përkëdheljen, masturbimin dhe seksin oral.
Sulmi seksual ndaj fëmijëve është një krim. Nuk ka të bëjë me faktin nëse fëmija bie dakord për kontakt seksual apo jo. Ai është sulm seksual. Fatkeqësisht, sulmet seksuale ndaj fëmijëve mund të ndodhin tek vajzat dhe djemtë e çdo moshe (edhe tek bebet), dhe mund të hasen në çdo familje.
Në shumicën e rasteve, personi që sulmon seksualisht një fëmijë është i njohur nga fëmija dhe familja e tij. Sulmuesi mund të jetë anëtar i familjes së fëmijës si p.sh. një vëlla më i madh, prind, kushëri ose mik i familjes.
Një sulmues seksual përfiton nga avantazhi i besimit dhe respektit të fëmijës dhe shpesh e detyron fëmijën në veprimtari seksuale, duke mos iu thënë të rritureve të tjerë në lidhje me këtë, duke e dhunuar, kërcënuar e kufizuar fizikisht fëmijën.
Një nga mitet në lidhje me sulmet seksuale ndaj fëmijëve është se ata duken ndryshe ose janë “djaj”. Megjithatë, pjesa më e madhe e sulmuesve seksuale ndaj fëmijëve duken “normalë” dhe duken se janë të respektueshëm. Kjo, i bën ata të vështirë për t’u njohur derisa fëmija të tregojë tek një i rritur tek i cili ka besim dhe që e mbështet atë, se është dhunuar seksualisht. Fëmijët gënjejnë ose krijojnë rrallë histori në lidhje me të qenit të dhunuar seksualisht.
Në të kaluarën, njerëzit evitonin të folurën në lidhje me sulmet seksuale ndaj fëmijëve. Megjithatë, sot dihet se e folura në lidhje me këtë krim dhe edukimi i fëmijëve në lidhje me sulmet seksuale është një mënyrë për t’i mbrojtur ata dhe për t’i inkurajuar për të treguar nëse ndodh një gjë e tillë. Të mos folurit në lidhje me sulmet seksuale ndaj fëmijëve është e rrezikshme për fëmijët dhe mbron sulmuesit e tyre.
Kur ndodh një sulm seksual, shumë fëmijë nuk i tregojnë të rriturve. Megjithatë, nëse fëmija tregon diçka që duket se ka të bëjë me sulm seksual ndaj tij, është shumë e rëndësishme që të qëndroni të qetë dhe kryesisht të mbani zërin e ulët dhe t’i thoni fëmijës se e besoni. Thojini fëmijës se ai nuk është në rrezik dhe se nuk është faji i tij dhe bëjani të ditur se ju do e ndihmoni atë.
Fëmijët që janë sulmuar seksualisht përgjigjen në mënyra të ndryshme. Disa fëmijë nuk shfaqin ndryshime në sjellje edhe disa kohë pas ngjarjes. Indikimet se sulmi seksual mund të ketë ngjarë përfshijnë mungesën e dëshirës për të shkuar në shkollë, rënien në performancën e të mësuarit, largimin nga shoqëria, shfaqjen e njohurive seksuale dhe veprimin jashtë natyrës seksuale që duket se është e papërshtatshme për moshën e fëmijës dhe që duket se është jo thjesht si rezultat i kuriozitetit të fëmijës (mjeku mund të këshillojë në lidhje me fazat normale të zhvillimit seksual të fëmijëve), të qenit agresiv, ose praninë e shqetësimeve të përsëritura të dhimbjeve fizike të pashpjegueshme. Disa fëmijë mund të rikthehen tek sjelljet që kanë patur kur kanë qenë më të vegjël—futin gishtin në gojë, kanë ëndrra, lagin shtratin ose kanë frikë në errësirë. (Shënim: edhe pse disa nga këto sjellje mund të jenë për shkak të faktorëve të tjerë dhe jo nga sulmet seksuale, prezenca e tyre përsëri mund të tregojë se fëmija është në rrezik.)
Shpesh nuk ka shenja fizike që një fëmijë është sulmuar seksualisht. Megjithatë, plagosjet, të nxirat ose shqetësimet përreth gjenitaleve, anusit ose gojës mund të jenë shenja të sulmeve seksuale, sepse ata mund të kenë vështirësi ose mungesë rehatie në të ndenjur, në të shkuar dhe në të qëndruarit në tualet, ose rrjedhje nga vagina.
Nëse mendoni që ndaj fëmijës tuaj është kryer sulm seksual kërkoni menjëherë ndihmë nga profesionistët.
Dhënia e mundësisë së fëmijës për të folur në mënyrë konfidenciale me një këshilltar të trajnuar mund të jetë një ndihmë e mirë. Vazhdimësia e mohimit të sulmit seksual mund të sjellë probleme më vonë në jetën e fëmijës, si p.sh.vështirësi në besimin ndaj njerëzve ose në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse fëmija besohet, mbështetet dhe mbrohet pas sulmit seksual, impakti i sulmit në jetën e tij mund të lehtësohet. Një këshilltar i trajnuar për sulmet seksuale mund të vijë në ndihmë.
Komentoni