Injeksionet e toksinave të botulinumit të tipit A zakonisht janë përdorur për qëllime kozmetike, por ato munden gjithashtu që të parandalojnë lloje të caktuara të migrenës, sugjerojnë kërkuesit. Kërkuesit amerikanë gjetën se injektimi i botoksit i administruar nëglabella(zona në mes të vetullave, vetëm mbi hundë), ballë dhe fushën e syve është i lidhur me një zvogëlim të konsiderueshëm të dhimbjes së kokës (Arch Dermatol2010; 146: 159-63). Efekti ishte më shumë i shprehur tek ato me dhimbje të forta dhe me migrenën e syrit. Ato përjetuan një reduktim të konsiderueshëm të normave të migrenës nga 7.1 ditë në muaj në 0.6 ditë. Megjithatë, efekti nuk ishte shumë i theksuar tek ato me dhimbje të forta të migrenës. Autorët spekuluan se botoksi mund të ndikojë në rrugët sinjalizuese të sistemit nervor apo në bllokimin e dhimbjeve nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë anti-inflamator....
Lexo më shumëPërdorimi i tepërt i analgjezikëve (liruesve të dhimbjeve) nga njerëzit me dhimbje koke ose tensioni kronik(në vazhdimësi) është goxha e përhapur (Revista e Neurologjisë, Neurokirurgjisë dhe Psikiatrisëmë 2009, online më 11 Mars). Një studim norvegjez gjeti pothuajse gjysmën (44%) e njerëzve që përjetonin dhimbje koke (për të paktën 15 ditë në muaj gjatë një periudhe 3 mujore). U bënë 5 pyetje shqyrtuese në lidhje me varësinë e ilaçeve: Pyetjet e shkallës së ashpërsisë së varësisë A mendoni se përdorimi i ilaçeve të dhimbjes së kokës janë jashtë kontrollit? Mungesa e marrjes së një doze a ju bën që të ndiheni nëankthdhe të shqetësuar? A shqetësoheni ju rreth përdorimit të ilaçeve të dhimbjes së kokës? A dëshironi ti ndaloni? Sa të vështirë e keni ju që ti ndaloni ato ose të dilni pa ilaçet tuaja të dhimbjes së kokës? Medikamentet më të shpeshta të mbipërdorura ishin liruesit e dhimbjeve, 65% analgjezikë të thjeshtë (p.sh. paracetamol) dhe 27% nga përdorimi i kombinuar i analgjezikëve që përmban...
Lexo më shumëDhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme. Ato prekin shumicën prej nesh në kohë të caktuara. Shumë gjëra mund të shkaktojnë dhimbje koke, por për fat të mirë shumica e tyre nuk kanë një shkak serioz. Shumica e njerëzve janë të befasuar që një ndër shkaqet e zakonshme të dhimbjes së kokës është të ngrënit e akullores. Rreth një në 3 njerëz përjetojnë dhimbje mjaft të ashpra menjëherë pas ngrënies së akullores ose pas ushqimeve të tjera ose pijeve jashtëzakonisht të ftohta. Zakonisht dhimbja është si një thikë ose diçka e rëndë që dhëmb, një ndjesi që zgjat për 10 deri në 20 sekonda. Ndonjëherë dhimbja zgjat për disa minuta, por kjo është shumë e rrallë. Ajo ndihet përgjithësisht ndërmjet ballit, por mund të ndihet edhe prapa syve ose në anë të kokës. Shkaku ekzakti shkaktimit të dhimbjes së kokës nga akullorja nuk është kuptuar plotësisht. Eksperimentet tregojnë që dhimbja ndodh vetëm në kohë të ngrohtë, kur ndodh kontakti ndërmjet substancave të ftohta dhe pjesës së pasme të qiellzës (kulmit të gojës). Kjo sjell shfaqjen...
Lexo më shumëDhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme dhe kanë shumë shkaqe. Edhe pse ato janë një burim i shpeshtë i stresit dhe ankthit, dhimbjet e kokës janë shenjë shumë e rrallë e një sëmundjeje të rëndë. Shumë vuajtës të dhimbjes së kokës shqetësohen për të paturit e një tumor-i të trurit, por kjo është një ngjarje shumë e pazakontë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, që përfshijnë tensionin e dhimbjeve të kokës nga sinus-etdhe migrena. Dhimbje koke nga tensioni Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është tensioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo lloj dhimbjeje prek rreth dy të tretat e të gjithë meshkujve dhe rreth 80% të të gjitha grave në vendet e zhvilluara. Kjo lloj dhimbjeje zakonisht është ndjerë si dhimbje e shurdhët në të dy anët e kokës, ose si një ndjenjë e të paturit të një rripi të ngushtë rreth ballit. Ato zakonisht shfaqen rreth kohës së stresit. Ato mund të vijnë nga lodhja dhe nganjëherë nga një lexim i zgjatur. Dhimbjet e kokës nga tensioni mendohet që të jenë për shkak të tkurrjes (s...
Lexo më shumëDihet se njerëzit me lëkurë me ngjyrë të bardhë kanë më shumë rrezik ndaj djegies nga dielli, por njerëzit nuk e kuptojnë që lëkurae çfarëdolloj ngjyre mund të dëmtohet nga rrezet e diellit. Djegia nga dielli nënkupton djegien e lëkurës, megjithëse ajo ndodh më ngadalë se djegiet e tjera të lëkurës. Nëse lëkuraështë skuqur dhe gjithashtu ndihet e ngrohtë në prekje ajo mund të trajtohet në shtëpi. Megjithatë, lëkurakrijon flluska ose ënjtje me dhimbje të konsiderueshme dhe kjo është vlerësuar djegie e shkalles së parëdhe mund të ketë nevojë për trajtime mjekësore. Kujdesja që do të merret në këtë rast është edhe për shkak se djegia nga dielli është e shoqëruar nga temperatura, përzierja dhe dehidratim. Djegia nga diell, kur është e mundur, duhet shmangur pasi ajo mund të dëmtojë lëkurën duke shkaktuar plakjen e parakohshme. Djegia e fortë nga dielli rrit rrezikun e zhvillimit të kancerave të lëkurës në vitet e mëvonshme. Djegia nga dielli shkaktohet nga komponentët ultraviolet të rrezeve të diellit, veçanërisht nga komponenti UVB. Intensiteti i rrezeve UVB është m&eum...
Lexo më shumë