Dihet se njerëzit me lëkurë me ngjyrë të bardhë kanë më shumë rrezik ndaj djegies nga dielli, por njerëzit nuk e kuptojnë që lëkura e çfarëdolloj ngjyre mund të dëmtohet nga rrezet e diellit. Djegia nga dielli nënkupton djegien e lëkurës, megjithëse ajo ndodh më ngadalë se djegiet e tjera të lëkurës. Nëse lëkura është skuqur dhe gjithashtu ndihet e ngrohtë në prekje ajo mund të trajtohet në shtëpi.
Megjithatë, lëkura krijon flluska ose ënjtje me dhimbje të konsiderueshme dhe kjo është vlerësuar djegie e shkalles së parë dhe mund të ketë nevojë për trajtime mjekësore. Kujdesja që do të merret në këtë rast është edhe për shkak se djegia nga dielli është e shoqëruar nga temperatura, përzierja dhe dehidratim.
Djegia nga diell, kur është e mundur, duhet shmangur pasi ajo mund të dëmtojë lëkurën duke shkaktuar plakjen e parakohshme. Djegia e fortë nga dielli rrit rrezikun e zhvillimit të kancerave të lëkurës në vitet e mëvonshme.
Djegia nga dielli shkaktohet nga komponentët ultraviolet të rrezeve të diellit, veçanërisht nga komponenti UVB. Intensiteti i rrezeve UVB është më i lartë në orët e mesditës (midis orës 10 të mëngjesit dhe 14-15 të drekës), kështu që shmangia e diellit gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme.
Dielli nuk është burimi i vetëm i djegies: është e rrezikshme që të merret një djegie e fortë edhe nga solaret. Në fakt solaret mund të kenë një përqendrim më të lartë të rrezeve ultraviolet sesa dielli, dhe ekspozimi UV nga solaret mund të shkaktojë plakjen e parakohshme të lëkurës, ashtu sikundër kancerin e lëkurës dhe dëmtimin e syve. Ekspozimi i rrezeve UV nga përdorimi i solareve, rrit në mënyrë sinjifikative rrezikun e melanomës. Përdorimi i tyre nuk është i rekomandueshëm.
Një sërë ilaçesh, siç është antibiotiku tetraciklinë, mund të rrisë efektin nga djegia e diellit.
Jo të gjitha rastet e djegieve nga dielli mund të kërkojnë kujdesjen mjekësore dhe janë shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në trajtimin e djegies nga dielli.
Shkoni tek mjeku:
Komentoni