Përdorimi i tepërt i analgjezikëve (liruesve të dhimbjeve) nga njerëzit me dhimbje koke ose tensioni kronik (në vazhdimësi) është goxha e përhapur (Revista e Neurologjisë, Neurokirurgjisë dhe Psikiatrisë më 2009, online më 11 Mars).
Një studim norvegjez gjeti pothuajse gjysmën (44%) e njerëzve që përjetonin dhimbje koke (për të paktën 15 ditë në muaj gjatë një periudhe 3 mujore). U bënë 5 pyetje shqyrtuese në lidhje me varësinë e ilaçeve:
Pyetjet e shkallës së ashpërsisë së varësisë |
|
Medikamentet më të shpeshta të mbipërdorura ishin liruesit e dhimbjeve, 65% analgjezikë të thjeshtë (p.sh. paracetamol) dhe 27% nga përdorimi i kombinuar i analgjezikëve që përmbanin 2 ose më shumë lirues dhimbjesh). Grupe të vogla të njerëzve ishin duke përdorur triptans ose ergotamine (vetëm ilaçet me recetë për migrenën) ose opioids (psh. kodeinë).
Klinika e asociuar e Profesorit Richard Stark, një neurolog në departamentin e mjekësisë në Universitetin Monash, tha se përdorimi i tepruar i ilaçeve për dhimbje koke nga njerëzit ishte e zakonshme dhe ndoshta edhe më e lartë se në studimin norvegjez.
Autorët e studimit thanë se rezultatet ishin shqetësuese në lidhje me të dhënat e dhimbjeve të kokës (3 deri në 4% të popullsisë së përgjithshme) dhe nga fakti që përdorimi i ilaçeve shpesh përkeqësonte simptomat e dhimbjes së kokës.
“As analgjezikët e thjeshtë nuk janë ilaçe të sigurta në menaxhimin e dhimbjes së kokës”, thanë ata. “Në fakt, të gjitha ilaçet e dhimbjes së kokës kërkonin ndërgjegjësimin ndaj mundësisë së mos përdorimit të tepruar”.
Profesor Stark tha se SDS-të janë mjete efektive në identifikimin e njerëzve që përdornin sasi të mëdha të ilaçeve. Megjithatë, trajtimi shpesh ishte i vështirë, pasi tek shumë pacientë mungonte motivimi për detoksifikimin dhe ekziston mundësia e relapsit (përkeqësimit të gjendjes pas një periudhe përmirësimi).
Komentoni