Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme. Ato prekin shumicën prej nesh në kohë të caktuara. Shumë gjëra mund të shkaktojnë dhimbje koke, por për fat të mirë shumica e tyre nuk kanë një shkak serioz. Shumica e njerëzve janë të befasuar që një ndër shkaqet e zakonshme të dhimbjes së kokës është të ngrënit e akullores.
Rreth një në 3 njerëz përjetojnë dhimbje mjaft të ashpra menjëherë pas ngrënies së akullores ose pas ushqimeve të tjera ose pijeve jashtëzakonisht të ftohta. Zakonisht dhimbja është si një thikë ose diçka e rëndë që dhëmb, një ndjesi që zgjat për 10 deri në 20 sekonda. Ndonjëherë dhimbja zgjat për disa minuta, por kjo është shumë e rrallë. Ajo ndihet përgjithësisht ndërmjet ballit, por mund të ndihet edhe prapa syve ose në anë të kokës.
Shkaku ekzakt i shkaktimit të dhimbjes së kokës nga akullorja nuk është kuptuar plotësisht. Eksperimentet tregojnë që dhimbja ndodh vetëm në kohë të ngrohtë, kur ndodh kontakti ndërmjet substancave të ftohta dhe pjesës së pasme të qiellzës (kulmit të gojës). Kjo sjell shfaqjen e dhimbjes.
Dhimbja e kokës nga akullorja nuk është shenjë e problemeve shumë serioze. Asgjë nuk mund të bëhet për të ndaluar ataket përveç shmangies së përdorimit të akullores ose gjërave të tjera të ftohta që bien në kontakt me qiellzën e gojës.
Komentoni