Broshura Regjistrohu/Kyçu

Mbrojtja e syve me anë të syzeve

Rrezet UV janë një nga shkaqet më të njohura të kataraktit, një re graduale e lenteve të syrit që mund të shkatërrojë vizionin. Efektet e diellit në sy janë kumulative dhe varen nga gjatësia e kohës së shpenzuar në diell. P.sh. fermerët kanë gjasa për të zhvilluar kataraktin në një moshë më të re sesa punonjësit e zyrave. Ekspertët thonë se syzet ndihmojnë në parandalimin e kataraktit. Ato i rekomandojnë ato sidomos kur drita që bie në sy pengon, madje edhe në ditët me re. Absorbimi UV nga syzet Shumica e syzeve të diellit, kanë figurën UV të mbrojtjes në etiketat e tyre. Këshilli i Kancerit, rekomandon syzet e diellit që përmbushin standartet: AS/NZS 1067:2003 për syzet e diellit (kategoria 2, 3 ose 4) , syzet UV 400 ose EPF (faktori mbrojtës i syve) 9 ose 10. Syzet të përcaktuara “në modë” (kategoria 0 dhe 1) nuk janë syze dielli dhe nuk sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj UV-së. Ngjyrat për syzet Mbrojtja UV varet kryesisht nga materiali i syzeve dhe nga rrezet UV që ato absorbojnë. Ato nuk varen nga ngjyra dhe errësia e xhamit. Syzet e errëta jo domosdoshmërisht mbrojnë kundër rrezeve UV. Megjithatë, ngjyra dhe errësia e xhamit të sy...

Lexo më shumë      

Kremi kundër diellit: A jeni me të vërtetë të mbrojtur?

E GABUAR.Kjo tingëllon e drejtë: një faktor mbrojtës 100 duhet të jetë dy herë më mbrojtës sesa një faktor 50, por ai është vetëm disa pikë përqindjeje më mbrojtës. Një faktor mbrotës 15 filtron 93% të rrezeve të diellit dhe një faktor mbrojtës 30 filtron 97% të tyre. “Por numri bëhet i parëndësishëm nëse ju nuk aplikoni aq krem sa duhet”, thotë Dr. Mona Gohar, një dermatologe në Danbury – Konektikat dhe një profesoreshë klinike, asistente në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Yale-it. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit nuk përdorin mjaftueshëm krem. “Për një mbrojtje më të mirë aplikoni 20-40 gr (pak a shumë sa madhësia e një topi ping pongu ) krem kundër diellit në trup, 30 minuta para se të dilni (kështu që lëkurata përthithë plotësisht), si dhe çdo dy orë në çdo pjesë të ekspozuar të lëkurës, pas kësaj”, thotë Gohar. Për fytyrën, aplikoni një porcion me madhësi sa një monedhë çdo ditë, pavarësisht nga moti. Vini re gjithashtu se faktori mbrojtës (SPF) i referohet mbrojtjes vetëm kundër rrezeve UVB (rrezet që të...

Lexo më shumë      

Dehidratimi

Dehidratimi është humbje e tepruar e lëngjeve të trupit. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar lëngjesh, për të ruajtur të gjitha sistemet fiziologjike të tij, me minimumin që konsiderohet që të jetë 4 gota lëng në ditë (shuma ideale është konsideruar të jetë 8 gota). Megjithatë, kërkesat themelore do të ndryshojnë me moshën dhe me sasinë e aktivitetit. Njerëzit shumë aktivë mund të kenë nevojë të kalojnë 2 deri në 3 herë kufirin normal. Nëse humbni më shumë lëngje sesa zëvendësoni, rezultati është dehidratimi. Normalisht, mungesa e lëngjeve sinjalizohet nga etja dhe përmirësohet me pirjen. Nëse humbja e lëngjeve nuk zëvendësohet brenda pak ditëve, fillon dehidratimi i rëndë, dhe mund të çojë në ndryshime në kiminë e trupit, dështimin e veshkave dhe madje edhe në probleme fatale. Kjo formë e rëndë e dehidratimit është konsideruar si një urgjencë mjekësore. Ekzistojnë gjithashtu një sërë gjendjesh, lloje kirurgjish dhe ilaçesh që mund të shkaktojnë dehidratimin. Simptomat e dehidratimit Etje të butë në të rëndë; Ulje të menj&eu...

Lexo më shumë      

Dielli dhe lëkura: Eksplorimi i miteve

Ekzistojnë shumë mite rreth ekspozimit ndaj diellit dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të lëkurës. Miti numër 1: Nxirja e trupit më bën të dukem e shëndetshme dhe nëse unë nuk digjem, unë nuk jam duke i shkaktuar dëm lëkurës time Ekspozimi diellor që shkakton nxirjen ose skuqjen e lehtë të lëkurës është një indikacioni dëmtimit të lëkurës. Ekspozimi diellor kumulativ përgjatë viteve, edhe pa djegien diellore, mund të rezultojë në dëmtim të lëkurës siç është kanceri i lëkurës dhe plakja e parakohshme. Miti numër 2: Krevatet diellore dhe solaret janë mënyra të sigurta për të nxirë lëkurën time Kanceri i lëkurës është shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të quajtura UV-A dhe UV-B. Drita që vjen nga solaret përmban rreze UV-A dhe UV-B, të cilat të dyja njihen për shkaktimin e kancerit të lëkurës. Miti numër 3: Unë kam nevojë vetëm për kremin e diellit nëse unë jam jashtë gjatë gjithë kohës në diell Vetëm aplikimi i kremit mbrojtës kur jeni të ekspozuar gjatë gjithë ditës në diell është një rrezik i kancerit të lëkur&...

Lexo më shumë      

Dehidratimi dhe moti i ngrohtë

Trupi i njeriut ka një përmbajtje të konsiderueshmeuji, kështu që kur temperatura rritet, trupi mundohet që të ftohet nëpërmjet djersitjes. Në këtë rast mund të ndodhë dehidratimi, kryesisht tek fëmijët. Çfarë është dehidratimi? Dehidratimi është humbja e ujit dhe kripës nga trupi. Trupi ka nevojë për ujë për të mbajtur vëllimin e gjaku-t dhe për t’u siguruar që lëngjet e tjera të trupit të jenë duke funksionuar siç duhet. Përveç ujit, trupi ka nevojë për elektrocite, që janë kriperaqë zakonisht janë gjetur në trup, në lëngje të tjera dhe qeliza. Pse kemi nevojë për ujë? Trupi i njeriut përbëhet në afërsisht 60% ujë, qelizat e trurit përmbajnë afërsisht 85% ujë. Kjo është edhe arsyeja se përse pirja e 6–8 gotave ujë ndihmon trupin që të punojë efektivisht. Gjithashtu, humbja e lëngjeve ndodh gjatë punës së rëndë fizike, gjatë detyrave të thjeshta të kopshtarisë, ecjes ose përdorimit të biçikletës. Ne gjithashtu mund të humbim një sasi të madhe të lëngjeve në periudha të nxehta ose me lagështirë. Bebet dhe f&e...

Lexo më shumë