Trupi i njeriut ka një përmbajtje të konsiderueshme uji, kështu që kur temperatura rritet, trupi mundohet që të ftohet nëpërmjet djersitjes. Në këtë rast mund të ndodhë dehidratimi, kryesisht tek fëmijët.
Dehidratimi është humbja e ujit dhe kripës nga trupi. Trupi ka nevojë për ujë për të mbajtur vëllimin e gjaku-t dhe për t’u siguruar që lëngjet e tjera të trupit të jenë duke funksionuar siç duhet. Përveç ujit, trupi ka nevojë për elektrocite, që janë kripera që zakonisht janë gjetur në trup, në lëngje të tjera dhe qeliza.
Trupi i njeriut përbëhet në afërsisht 60% ujë, qelizat e trurit përmbajnë afërsisht 85% ujë. Kjo është edhe arsyeja se përse pirja e 6–8 gotave ujë ndihmon trupin që të punojë efektivisht.
Gjithashtu, humbja e lëngjeve ndodh gjatë punës së rëndë fizike, gjatë detyrave të thjeshta të kopshtarisë, ecjes ose përdorimit të biçikletës. Ne gjithashtu mund të humbim një sasi të madhe të lëngjeve në periudha të nxehta ose me lagështirë.
Bebet dhe fëmijët e vegjël ndjejnë efektin e të nxehtit shumë shpejt dhe më seriozisht sesa të rriturit. Fëmijët në makinë kanë nevojë për një mbrojtje të veçantë pasi makinat ngrohen shumë shpejt. Një makinë e parkuar, e mbyllur, mund ta marrë temperaturën shumë shpejt, edhe nëse dritaret janë pak të hapura. Nuk duhet asnjëherë që ta lini fëmijën në një parkim makinash. Në makinë, fëmija mund ta marrë shumë shpejt nxehtësinë dhe të dehidratohet, me pasoja potencialisht fatale.
Fazat e para të dehidratimit zakonisht nuk kanë shenja ose simptoma, por mund të përfshijnë tharjen e gojës dhe etjen. Simptomat e tjera të fillimit të dehidratimit mund të përfshijnë:
Kur dehidratimi rritet, shenjat mund të përfshijnë:
Nëse jeni me dikë, veçanërisht me një fëmijë ose një të ri, që papritur trulloset ose ndihet i dobët për shkak të nxehtësisë, çojeni menjëherë në një vend të mbyllur ose në hije. Zëvendësoni humbjen e lëngjeve me ujë ose pije sportive dhe ftoheni personin me një dush të vakët. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse simptomat përkeqësohen ose zgjasin për më shumë sesa një orë.
Nëse dikush ka lëkurë të thatë, të kuqe, një puls të shpejtë, duket konfuz apo ndihet shumë i nxehtë, ai person është në një rrezik ekstrem dhe duhet të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor, si dhe të ndërmerrni hapat e përshkruara më lart.
Gjatë kohës së ngrohtë dhe të lagësht, ju jeni në një rrezik të lartë dehidratimi dhe të një sëmundjeje të lidhur me nxehtësinë, që përfshin dhimbje barku, lodhje nga të nxehtit dhe atak. Në raste të rënda, dehidratimi dhe ataku nga i nxehti mund të rezultojnë në shok dhe madje edhe në vdekje.
Uji duhet të jepet për të luftuar dehidratimin në mot të nxehtë apo të lagësht, pa marrë parasysh nivelin e aktivitetit. Pirja e ujit ndihmon për të ulur temperaturën e trupit dhe për të zëvendësuar lëngjet që humbasin nëpërmjet djersitjes.
Është mirë që të mbahet mend që pijet e tjera, si pijet e ngrohta, kafeja, ose pijet që përmbajnë alkool nuk e zëvendësojnë ujin.
Pijet sportive përmbajnë karbohidrate dhe elektrolide dhe janë të nevojshme nëse ushtrohemi në mot të ngrohtë. Zgjidhjet e rihidratimit oral, siç janë gastrolitet dhe hidrolitet janë gjithashtu të përshtatshme. Ato duhet të bëhen dhe të jepen në bazë të instruksioneve të prodhuesit. Fëmijët duhet të kurajohen që të pinë ujë përpara, gjatë dhe pas të ushtruarit, veçanërisht nëse koha është e ngrohtë.
Të ashtëquajturat “pije energjike” përmbajnë kafein dhe stimulues të tjerë dhe nuk janë lëngje të përshtatshme dehidratimi. Nëse jeni me dyshime, uji është opsioni më i preferueshëm në pjesën më të madhe të rasteve.
Është e rekomandueshme që gjatë kohës së nxehtë të konsumohet ujë edhe kur nuk kemi etje. Gjëra të tjera që mund të bëhen për të shmangur dehidratimin në kohë të nxehtë janë:
Komentoni