Dehidratimi është humbje e tepruar e lëngjeve të trupit. Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar lëngjesh, për të ruajtur të gjitha sistemet fiziologjike të tij, me minimumin që konsiderohet që të jetë 4 gota lëng në ditë (shuma ideale është konsideruar të jetë 8 gota). Megjithatë, kërkesat themelore do të ndryshojnë me moshën dhe me sasinë e aktivitetit. Njerëzit shumë aktivë mund të kenë nevojë të kalojnë 2 deri në 3 herë kufirin normal.
Nëse humbni më shumë lëngje sesa zëvendësoni, rezultati është dehidratimi. Normalisht, mungesa e lëngjeve sinjalizohet nga etja dhe përmirësohet me pirjen. Nëse humbja e lëngjeve nuk zëvendësohet brenda pak ditëve, fillon dehidratimi i rëndë, dhe mund të çojë në ndryshime në kiminë e trupit, dështimin e veshkave dhe madje edhe në probleme fatale. Kjo formë e rëndë e dehidratimit është konsideruar si një urgjencë mjekësore.
Ekzistojnë gjithashtu një sërë gjendjesh, lloje kirurgjish dhe ilaçesh që mund të shkaktojnë dehidratimin.
Doktori mund të përcaktojë shkakun e dehidratimit dhe ta trajtojë atë. Ai mund t’ju shtrojë në spital për administrimin e lëngjeve intravenoze nëse dehidratimi është i ashpër.
Dehidratimi mund të parandalohet duke pirë sa më shumë lëngje, sidomos nëse jeni në një klimë të ngrohtë. Nëse villni në mënyrë të pakontrollueshme, mundohuni të pini sasi të vogla lëngjesh pas të vjellave.
Komentoni