Broshura Regjistrohu/Kyçu

Sindroma paramenstruale

Sindroma paramenstruale përfshin ndryshimet fizike dhe shpirtërore, që janë të lidhura ngushtë me menstruacionet. Ato zakonisht fillojnë 2 javë para periodave dhe ndalojnë 3 ditë pasi ato kanë filluar. Sindroma paramenstruale është e zakonshme dhe prek rreth 75% të grave me menstruacione, edhe pse simptomat janë zakonisht të buta. Më pak se 15% e këtyre grave kanë simptoma të rënda dhe kanë nevojë për këshilla mjekësore. Simptomat paramenstruale përfshijnë ndryshimet e gjendjes shpirtërore (ankth, depresion, irritim dhe agresion), lodhje, vështirësi në përqendrim, dëshirë për ushqim, ndryshim në libido (ndryshim në dëshirën për seks), fryrje (si p.sh. ënjtje të nyjeve të këmbëve ose ndjenjë e rritjes në peshë), ndryshime në lëkurë, dhimbje gjoksi ose ndjeshmëri dhe dhimbje koke. Kur simptomat e gjendjes shpirtërore përkeqësohen mund të përjetohet një gjendje e rëndë e çrregullimit disforik paramenstrual (ÇDPM). Kur duhet të kërkohet ndihmë mjekësore? Duhet të shkoni tek mjeku nëse: Simptomat janë të moderuara deri në të rënda dhe interferojnë në mënyrë të dukshme me stilin no...

Lexo më shumë      

Dhimbjet e periodave

Gjatë një cikli menstrualnormal, është e zakonshme që gratë të vuajnë disa dhimbje. Një lloj dhimbjeje që mund të përjetoni është dhimbja kongjestive. Kjo ndodh disa ditë para periodave tuaja dhe përmirësohet zakonisht kur fillon gjakderdhja. Gratë e përshkruajnë këtë si një dhimbje të thellë dhe të shurdhët. Dhimbja gjatë periodave është e quajtur dismenorre-a. Dismenorrea zakonisht është klasifikuar në dismenorrea primare dhe sekondare. Dismenorrea primare Dismenorre-a primare fillon zakonisht brenda vitit të parë ose të dytë të periodave tuaja të para. Dhimbja është e vrullshme dhe me dhimbje barku. Kjo lloj dhimbjeje ndodh kur periodat tuaja fillojnë (ose vetëm pak më përpara) dhe zgjat rreth 2 deri 3 ditë. Ajo është menduar të jetë për shkak të kontraktimeve të barkut (uterusit) të sjella nga prostaglandina. Prostaglandis janë hormone normale që janë prodhuar nga trupi. Ato stimulojnë kontraktimet e uterusit tuaj gjatë periodave dhe janë përgjegjëse për kontraktimet gjatë lindjes. Kontraktimet janë të dhimbshme për shkak se ata ngjeshin enët e gjakut në mitër, duke ndërprerë furnizimin me gjak dhe privuar ...

Lexo më shumë      

Periodat e humbura menstruale

Ndërkohë që një cikël i humbur menstrualështë një tregues tipik i hershëm i shtatzënisë, humbja e një periode mund të vijë si pasojë e një sërë faktorësh dhe gjendjesh mjekësore. Termi amenorrea përdoret nga mjekët për të përshkruar mungesën emenstruacione-ve. Amenorrea primare (në të cilën një femër nuk i fillon menstruacionet) është shumë e rrallë, ndërsa amenorrea sekondare (mungesa e periodave tek një grua që i ka filluar më parë menstruacionet) është shumë më e zakonshme. Datat mund të jenë të çrregullta, me perioda të anashkaluara, për vitet e para pasi një grua të ketë filluar menstruacione-t, si dhe në perimenopauzë(periudha kohore që i paraprin menopauzë-s). Një grua nuk konsiderohet të ketë amenorrea sekondare, deri sa ajo të ketë humbur tre perioda të njëpasnjëshme menstruale. Megjithatë, shkaqet e amenorreas sekondare në përgjithësi janë faktorët apo gjendjet mjekësore që mund të çojnë edhe në periodë të munguar (një periodë e vetme, jo ndërprerje e periodave). Nëse një grua nuk është shtatzënë, një periodë e mungua...

Lexo më shumë      

Problemet e menstruacioneve

Zbuloni se çfarë është normale dhe se çfarë nuk është normale për periodat tuaja. Amenorre-a (mungesa e periodave) Amenorre-a nënkupton një mungesë të periodave. Mjekët zakonisht e klasifikojnë amenorre-an në primare dhe në sekondare. Amenorrea primare:kur periodat tuaja nuk kanë filluar dhe ju jeni të paktën 16 vjeç; Amenorrea sekondare:kur ju normalisht keni perioda po ato janë ndaluar për 6 muaj ose më shumë. Kur është normale për të mos patur perioda? Është normale për të mos patur perioda: Përpara se të arrini pubertet-in; Kur jeni shtatzënë; Nëse ushqeni me gji; dhe Nëse ju keni arritur menopauzë-n. Shkaqet e amenorreas Amenorre-a mund të shkaktohet nga: Mosfunksionimi i gjëndrës tiroide, hipotalamusit (pjesë e trurit që ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual) ose gjëndrës së hipofizës; Problemet me vezoret; Problemet anatomike në qafën e mitrës, mitër ose vaginë; Vonesa e pubertet-it; Ushtrimet e zgjatura; Stresi; Depresioni dhe disa formatë tjera të problemeve mendore; Pesha e vogël trupore; Disa ilaçe, që përfshijnë pilulat kontraceptive (mund të duhet 3–6 muaj për të filluar përsëri periodat ...

Lexo më shumë      

Cikli menstrual: Normal

Cikli menstrualështë termi i saktë për ciklin (zakonisht çdo muaj), në të cilën trupi i një gruaje lëshon një vezë, përgatitet për fekondimtë vezës nga spermatozoidi dhe krijon një mjedis në bark, në të cilin veza e fekonduar mund implantohet dhe të formojë zhvillimin e një embrioni (fëmija). Nëse veza nuk është e fertilizuar, rreshtimi i mitrës derdhet nga trupi në atë që zakonisht është e njohur si “periodat” e një gruaje. Femrat fillojnë të kenë periodat e tyre (menstruacione-t) rreth moshës 13 vjeçare, zakonisht pas 2 viteve që gjinjtë e parë kanë filluar të zhvillohen, dhe do të vazhdojnë të kenë perioda deri në menopauzë, që ndodh rreth moshës 51 vjeçare. Gjatësia e ciklit menstrualmund të ndryshojë nga një cikël i shkurtër prej vetëm 21 ditësh në një cikël të gjatë prej 40 ditësh. Gjatësia e ciklitlogaritet duke numëruar ditën e parë të gjakderdhjes si dita 1 dhe pastaj duke numëruar deri në ditën e fundit para se të fillojnë periodat e tjera. Gjatësia e ciklit menstrualështë përshkruar zakonisht si 28 ditë, edhe pse kjo mund të jetë e v...

Lexo më shumë