Broshura Regjistrohu/Kyçu

Endoskopia

Endoskopia është një procedurë në të cilën mjeku shikon përmes një tubi të hollë të ndriçuar të futur brenda në trup për të dalluar strukturat e brendshme të trupit dhe për të gjetur nëse ka ndonjë sëmundje. Instrumenti i përdorur për këtë procedurë quhet endoskop. Në disa raste,endoskopimund të përdoret edhe për të trajtuar sëmundjen, p.sh. kur është pajisur me një sondëtë vogël elektrike dhe përdoret për të shkatërruar zonat me inde jo normale. Tubi mund të jetë i sertë apo elastik me pajisje me fibër optike dhe me një kamera të vogël të atashuar në fund për të transmetuar pamjet. Llojet e ndryshme të endoskopisë Endoskopë të veçantë janë krijuar për pjesë të ndryshme të trupit. Shembuj të investigimeve që bëhen me anë të kalimit të një endoskopinëpër një hapje natyrale, siç është goja ose anusi, për të diagnostikuar ose për të parë gjendje të ndrtyshme përfshijnë sa më poshtë: Gastroskopia– Për të parë stomakun apo ezofagun. Përdoret për të kontrolluar ulcerë-n, hemorragjia...

Lexo më shumë      

Laparoskopia

Një nga operacionet më të zakonshme të kryera sot është laparoskopia. Kjo procedurë ka qenë kryer kryesisht prej gjinekolog-ëve për investigimin ose trajtimin e pacienteve të tyre. Por tani laparoskopia përdoret për një numër gjithnjë në rritjetë procedurave jo gjinekologji-ke. Laparaskopiështë një instrument i ngjashëm me teleskopin, me një trashësi afërsisht sa të një stilografi të madh. Ai ka një sistem ndriçimi mefibraoptike, që i mundësojnë mjekut të shikojë brenda abdomen-it. Pas një anestezie ai futet në abdomenpërmes një prerje të vogël, që bëhet zakonisht nën kërthizë. Më pas futet gaz dyoksid karboni në zgavrën abdominale duke e fryrë atë në mënyrë që përmbajtja e saj të jetë më e lehtë për t’u parë. Ndonjëherë laparoskopia kryhet si një investigim për të parë se çfarë mund të ketë shkaktuar disa probleme, siç është dhimbja në pelvis dhe mungesa e pjellorisë. Herë të tjera, ajo kryhet, me ndihmën e instrumenteve të tjerë shtesë të futur përmes prerjes së vogël në paretet e abdomen-it. Operacionet e kryera n&...

Lexo më shumë      

Skanimi me Rezonancë Magnetike: Imazheria e rezonancës magnetike

Imazheria me rezonancë magnetikeështë një testpa dhimbje i përdorur për të parë në brendësi të trupit pa përdorimin e rrezeve X. Ai përdor një magnet të madh, radiovalë të parrezikshme dhe një kompjuter për të prodhuar fotografi 2 ose 3 dimensionale. Valët e radios kalojnë përmes trupit tuaj dhe absorbohen nga disa prej indeve, të cilat nga ana e tyre ritransmetojnë radiovalë. Magneti vihet në funksionim herë pas here dhe lexohen radiovalët që transmetohen nga ju. Kompjuteri e mbledh këtë informacion dhe gjeneron një pamje. Indi i sëmurë jep një sinjal të ndryshëm nga indi i shëndetshëm dhe makina e zbulon këtë gjë. Përse bëhet ky test? Imazheria me rezonancë magnetikepërdoret kur teste më të thjeshtë dhe që nuk janë të kushtueshëm nuk arrijnë të përcaktojnë ndonjë diagnozë. Ajo siguron një tablo të hollësishme të çdo pjese të trupit dhe duke pasur një skanim me anë të imazherisë së rezonancës magnetike, disa nga testet më pak të këndshëm nuk ka nevojë të bëhen. Çfarë nevojitet të bëj për t’u përgatitur për rezonancën magnetike ...

Lexo më shumë      

Mjekësia bërthamore dhe radioaktiviteti

Mjekësia bërthamore është një degë e mjekësisë e cila përdor sasi të vogla të materialeve radioaktive për të diagnostikuar dhe për të trajtuar sëmundjen. Teknikat e përdorura në mjekësinë bërthamore përfshijnë; Skanimin e kockës; Tomografinë me emetim të pozitroneve – PET; Tomografinë me emetimin e kompjuterizuar të fotoneve të vetëm – SPECT; Imazherinë kardiovaskulare. Si funksionon ajo? Mjekësia bërthamore përdor kimikate radioaktive të quajtura medikamente radioaktive të cilat merren nga trupi ose nëpërmjet injeksionit në venë, nga goja apo duke i thithur bashkë me ajrin. Këto medikamente radioaktive çlirojnë vazhdimisht rrezatimtë padukshëm të quajtur rreze gama. Pasi që lënda radioaktive strehohet në pjesën e duhur të trupit tuaj, një kamera speciale përdoret për të skanuar trupin dhe për të marrë “fotografi” të cilat regjistrojnë rrezatimin që emetohet nga trupi juaj. Këto “fotografi’ përpunohen nga një kompjuter për të ndërtuar imazhe nga trupi. Ndryshe nga rrezet e thjeshta X dhe disa lloji imazhesh të tjera diagnostikuese, të cilat mund të tregojnë vet&e...

Lexo më shumë      

Alkooli i lidhur me rrezikun e kancerit

Konsumi i shpeshtë i alkoolit rrit rrezikun e grave që vdesin nga kanceri me gati një të tretën, sugjeron një studim. Kërkimi zbuloi një frekuencë të lartë të pijes (duke pirë në 3 apo më shumë ditë në javë) që përfshin njërritjetë rrezikut të kancerit ndërmjet grave, ndërsa tek meshkujt rritja e rrezikut është e lidhur me sasinë e konsumimit me 3 ose më shumë “pirje në ditë”- rrit rrezikun me 24% (Revista amerikane e Epidemiologjisë 2011; online më 30 Shtator). Të dhënat e grumbulluara nga më shumë se 320.000 burra dhe gra amerikane, duke përfshirë më shumë se 8000 vdekje nga kanceri, treguan se ekzistonte një mekanizëm që lidhte alkoolin dhe kancerin. Në lidhje me llojet specifike të kancerit, studimi tregoi se gratë që pinin sasi të larta të alkoolit kanë të dyfishuar rrezikun e kancerit të zorrës dhe atij pankreatik, dhe 44% rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Meshkujt të cilët pinin më shumë se 3 ditë në javë rrisnin rrezikun e tyre për kancerin e prostatës me 55%....

Lexo më shumë