Regjistrohu/Kyçu

Skanimi me Rezonancë Magnetike: Imazheria e rezonancës magnetike

Imazheria me rezonancë magnetike është një test pa dhimbje i përdorur për të parë në brendësi të trupit pa përdorimin e rrezeve X. Ai përdor një magnet të madh, radiovalë të parrezikshme dhe një kompjuter për të prodhuar fotografi 2 ose 3 dimensionale. Valët e radios kalojnë përmes trupit tuaj dhe absorbohen nga disa prej indeve, të cilat nga ana e tyre ritransmetojnë radiovalë. Magneti vihet në funksionim herë pas here dhe lexohen radiovalët që transmetohen nga ju. Kompjuteri e mbledh këtë informacion dhe gjeneron një pamje. Indi i sëmurë jep një sinjal të ndryshëm nga indi i shëndetshëm dhe makina e zbulon këtë gjë.

Përse bëhet ky test?

Imazheria me rezonancë  magnetike përdoret kur teste më të thjeshtë dhe që nuk janë të kushtueshëm nuk arrijnë të përcaktojnë ndonjë diagnozë. Ajo siguron një tablo të hollësishme të çdo pjese të trupit dhe duke pasur një skanim me anë të imazherisë së rezonancës magnetike, disa nga testet më pak të këndshëm nuk ka nevojë të bëhen.

Çfarë nevojitet të bëj për t’u përgatitur për rezonancën magnetike

Skanimet me anë të rezonancës magnetike të trurit, indeve të buta ose zonave të kraharorit zakonisht nuk kërkojnë asnjë farë përgatitje speciale. Për skanimet e abdomeni-t dhe pelvisit, mund t’ju kërkohet të kufizoni ushqimin për disa orë para testi-t.

Fusha magnetike e përdorur në imazherinë me rezonancë magnetike mund të ndikojë mbi disa objekte metalike. Ju duhet t’i tregoni mjekut që realizon testin në qoftë se ju keni ndonjë pajisje metalike të brendshme ose transplatim-e në trupin tuaj, si kllapa metalike në enët e gjaku-t në tru, një pejsmejkër ose një defibrilator të transplantuar, valvula artificiale të zemrës, një pajisje kontraceptive brenda në mitër ose çdo lloj trupash të huaj metalikë në sy apo gjetkë. Objektet metalike si këto mund të ndikojnë mbi imazhet e rezonancës magnetike. Gjithashtu ju do t’u kërkohet që të largoni të gjithë arturinat, orët dhe aparatet e dëgjimit dhe të largoni çdo pajisje metalike dentare.

Fëmijët e vegjël e më të rritur mund t’i nënshtrohen një anestezie të përgjithshme për t’i mbajtur plotësisht të palëvizshëm. Ata nuk duhet të hanë dhe të pinë gjë për 6 orë para testi-t. Mjeku do të diskutojë procedurën me ju dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve.

Çfarë ndodh gjatë një skanimi me anë të rezonancës magnetike?

Juve do t’ju kërkohet të ndërroheni e të vishni rrobat e spitalit dhe të shtriheni mbi një tryezë të ngushtë. Tryeza më pas do të rrëshqasë bashkë me ju në një tunel. Ju do të jeni vetëm në këtë tunel por mund të flisni me mjekun me anë të radios. Zakonisht atje keni dhe një buton në rast se ju pushton paniku në qoftë se ndjeheni klaustrofobikë.

Tryeza nuk lëviz gjatë testi-t dhe asgjë nuk ju prek juve. Aparati bën disa zhurma si trokitje. Mundet që t’ju bëhet edhe një injeksion me lëndë kontrasti që i bën pamjet e marra më lehtë të lexueshme. Gjithashtu mund t’ju kërkohet ta mbani frymën ndërkohë që bëhen disa fotografi.

Pasi të merren imazhe të mjaftueshme tryeza do të dalë nga tuneli dhe ju mund të largoheni për t’u veshur. Skanimi mund të zgjasë 15 deri 60 minuta.

Çfarë ndodh pas një imazherie me anë të rezonancës magnetike?

Ju mund të rifilloni aktivitetin tuaj fizik normalisht dhe të ktheheni në punë pasi të përfundojë testi. Rezultatet do t’i dërgohen mjekut tuaj.

Cilat janë rreziqet?

Vetë skanimi me rezonancë magnetike nuk ka efekte të dëmshme për shumicën e njerëzve. Efektet mbi një fetus në zhvillim janë ende të panjohura. Ju duhet t’i tregoni mjekut në qoftë se jeni shtatzënë, ose mendoni se jeni shtatzënë.

Testi mund të jetë paksa jo komod për personat që janë klaustrofobikë. Në qoftë se mendoni që nuk mund të qëndroni shtrirë qetësisht dhe të relaksuar, këtë duhet t’ia tregoni mjekut para se t’ju dërgojë për të bërë testin. Ndonjëherë disa njerëz që kanë marrë një lëndë kontrasti mund të kenë një reaksion alergjik dhe kjo gjë duhet trajtuar në kohë me anë të medikamenteve të përshtatshëm.


Komentoni