Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhjegjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë: Gjakderdhja që vjen nga implantimi.Ju mund të përjetoni disa pika normale gjakubrenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtëgjakderdhjeme një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë. Dështimi i shtatzënisë.Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhjenë tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhjegjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakderdhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera. Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë ...
Lexo më shumëStrategjitë e mëposhtme përmirësojnë nivelet e mirëqenies për gratë që përjetojnë depresionin antenatal ose postnatal. Të ndjerit të dëgjuar: të paturit e mundësisë për të folur rreth asaj që mendoni. Të folurit rreth asaj që ndjeni dhe se çfarë mund të keni në mendje do t’ju ndihmojë që të menaxhoni disa nga simptomat e depresionit postnatal. Është e rëndësishme që të flisni me dikë që me të vërtetë është i pranishëm për ju dhe ju dëgjon, sesa me dikëqë vetëm ju ofron këshilla. Një këshillues profesional, mamija dhe infermierja e shëndetit të fëmijës tuaj, mjeku juaj, një mik ose një pjesëtar familjeje mund t’a japë këtë mbështetje. Marrja e kohës së duhurpër të qëndruar jashtë: të paturit e një pushimi është jetike për mirëqenien tuaj. Marrja e një pushimi për të bërë diçka që ju gëzon është e rëndësishme. Nëse mamaja e një fëmije bën një punë shumë të kërkuar, ndonjëherë nënvlerësohet nga shoqëria fakti i një pushimi. Gratë meritojnë pushime...
Lexo më shumëKërkimet e fundit kanë treguar se gratë, që kanë nivele të larta të folateve (acid folik), përpara se të mbeten shtatzënë, kanë më pak mundësi që të lindin një fëmijë me anomalitë e defektit të tubit neural. Tubi neuralështë pjesë e zhvillimit të fetusit nga kafka, truri dhe shpina. Defektet në këtë sistem ndodhin një në 500 fëmijë. Defekti më i zakonshëm është spina bifida, që prek pjesën e poshtme të shpinës. Defekte të tjera përfshijnë problemet që lidhen me mosfunksionimin e mirë të trurit. Fëmijët me këto defekte shpesh vdesin, ndërkohë që të tjerët mund të kenë probleme me të ecurën ose me kontrollin e zorrëve dhe fshikëzës së urinës. Ushqimet e pasura me folate Është treguar se një dietëe pasur me folate e përdorur përpara shtatzënisë, mund të parandalojë mbi 70% të anormaliteteve. Folatet janë gjetur në ushqimet më të shpeshta bimore, sidomos në perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe bishtajoret (bizele, fasule dhe thjerrëza). Vitaminat janë shkatërruar nga gatimi dhe nga ruajtja e tejzgjatur. Është mirë që ato të përdoren t&...
Lexo më shumëTë ushqyerit me gji ka problemet e veta sidomos në javët e para pas lindjes. Ajo është e lehtë të harrohet gjatë kësaj kohe dhe si të tëra aftësitë e reja, të ushqyerit me gji kërkon kohë të mësohet për të qenë ashtu siçduhet. Jo të tëra gratë përjetojnë bllokime dhe inflamacion-e të gjirit, megjithatë, nëse ndodh duhet të tregoni përkushtim ndaj të ushqyerit me gji. Ka momente që mund të mendoni se nuk ia vlen dhe se të ushqyerit me gji nuk bën për ju. Ky informacion jepet për të asistuar gratë që përjetojnë probleme me bllokimin. Këshillohet që nëse keni përvoja të vështira në të ushqyerit me gji të kërkoni këshilla dhe asistencë nga një mami, konsulenti i qumështit, infermieri i kujdesit shëndetësor të komunitetit ose nga mjeku juaj. Çfarë është bllokimi? Bllokimi i gjirit do të thotë se gjinjtë që janë të fortë, të ënjtur dhe me dhimbje i kanë të mbushura plot enët e gjaku-t. Kjo do të thotë se thimthat nuk dalin përpara dhe bebja nuk i kap ato në mënyrë të përshtatshme. Bllokimi i gjirit është i ndryshëm nga mbushja e plotë dhe ...
Lexo më shumëShtatzënia ju ndryshon jetën, por dhe trupin tuaj. Me siguri që ju e dinit se barku do ju fryhej, se do të ndiheni më të lodhura se zakonisht dhe që mund të villni disa herë ndërkohë që shtatzënia përparon. Por ju mund të mos i keni pritur disa nga shqetësimet e tjera fizike. Obsteter-gjinekologia Michele M.Hakakha, autore e libritNë pritje të 411-tës: Përgjigje të qarta dhe Këshilla tëZgjuara për Shtatzëninë tuaj, thotë: “Shumë gjëra ndodhin në trupin e një gruaje kur ajo ngel shtatzënë dhe shumica janë tronditëse: rritja e qimeve në zonën e barkut, gromësira dhe kapsllëk, rritjee sekrecioneve vaginale dhehemorroide, këto sa për të përmendur disa”, thotë Hakakha:”Këto nuk janë gjëra për të cilat një grua mund të flasë lirshëm, kështu që nuk është çudi që të ndihet pak në siklet”. Pavarësisht sikletit, më e rëndësishme është të mos jeni të turpshme: gjinekolog-u juaj ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me ju për t’u siguruar që shtatzënia është në rrugën e duhur. 1. Teprica e gazrave Pothuajse çdo grua shtatzënë përjeto...
Lexo më shumë