Regjistrohu/Kyçu

Cilat janë shkaqet e gjakderdhjes në tremujorin e parë të shtatzënisë?

Rreth 20% e grave kanë pak gjakderdhje gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Shkaqet e mundshme të gjakderdhjes në tremujorin e parë përfshijnë:

  • Gjakderdhja që vjen nga implantimi. Ju mund të përjetoni disa pika normale gjaku brenda 6 – 12 ditëve të para pasi të jeni ngjizur. Disa gra nuk e kuptojnë se ato janë shtatzënë, sepse e ngatërrojnë këtë gjakderdhje me një periodë të lehtë. Zakonisht gjakderdhja është shumë e lehtë dhe zgjat nga disa orë deri në disa ditë.
  • Dështimi i shtatzënisë. Për arsye se dështimi i shtatzënisë është më i zakonshëm gjatë 12 javëve të para të saj, ai ka mundësi të jetë një nga shqetësimet më të mëdha kur femrat përjetojnë gjakderdhje në tremujorin e parë. Rreth gjysma e grave që kanë gjakderdhje gjatë shtatzënisë faktikisht dështojnë me shtatzëninë e tyre, por kjo nuk do të thotë se nëse ju përjetoni gjakderdhje, keni humbur foshnjën, veçanërisht nëse nuk keni simptoma të tjera.

Simptomat e tjera të dështimit të shtatzënisë janë dhimbjet e forta të barkut dhe të indeve, të cilat kalojnë përmes vaginës.

Shtatzënia ektopike

Në një shtatzëni ektopike, embrioni i ngjizur implantohet jashtë mitrës, zakonisht në gypin fallopian. Nëse embrioni vazhdon të rritet, ai mund të bëjë që gypi fallopian të shpërthejë, gjë e cila mund t’i kërcënojë jetën nënës. Edhe pse shtatzania ektopike është potencialisht e rrezikshme, ajo ndodh vetëm në rreth 2% të shtatzënive.

Simptomat e tjera të shtatzënisë ektopike janë ngërçet ose dhimbjet e forta në fundin e barkut si dhe marramendja.

Shtatzënia molare (e quajtur ndryshe edhe sëmundja trofoblastike gestacionale).

Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore në të cilën në vend të foshnjës, brenda mitrës rriten inde anormale. Në raste të rralla, indet janë kanceroze dhe mund të përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Simptomat e tjera të shtatzënisë molare janë të përzierat dhe të vjellat e rënda, si dhe zgjerimi i shpejtë i mitrës.

Shkaqet e tjera të gjakderdhjes në shtatzëninë e hershme përfshijnë:

  • Ndryshimet e qafës së mitrës. Gjatë shtatzënisë, në mitër rrjedh gjak shtesë. Një akt seksual apo një test i indeve (që merr kampione të indeve brenda mitrës), veprimtari të cilat krijojnë kontakt me qafën e mitrës, mund të nxisin gjakderdhjen. Ky lloj gjakderdhjeje nuk është arsye për t’u shqetësuar.
  • Infeksioni. Çdo infeksion i qafës së mitrës, vaginës, ose një infeksion seksualisht i transmetueshëm (si klamidia, gonorrea, herpesi gjinital) mund të shkaktojnë gjakderdhje në tremujorin e parë të shtatzënisë.


Linda 20/10/2024

pershendetje jam ne javen e 6 te shtatzanis kom pas dhimbje te forta dhe gjakderdhje me copa e bera kontrollen me than bebi ka shkuar posht a esht rrezik nuk edi me sme kan tha sen

Lina 26/09/2024

Përshëndetje jam ne javen e 7 te shtatzanisë dhe kam gjakderdhje te forte me copa mjeku me tha se bebi esht mir mipro spo bjn asgj per ta ndaluar kët gjendje,jam qe 3 dit e shtruar ne spital dhe gjaderdhjet i kam prej 6 ditësh,kam humbur shum gjak sa jan detyruar tme japin hekur

Klea 30/03/2024

Pershendetje grupi kam ber testin e shtatzanin me kan dalur tre njejt pozitiv por sot kam gjakderdhje pa dhimbje Ju lutem me ndihmoni kush esht sprovuar kështu

Maria 11/09/2023

Pershendetje jam shtatzën ne javen e 12 por kam gjakderdhje qe 3 her mbrenda muaijt shum por bebi me than qe esht mir kurse sod e dje kam edhe nga pak dhimbje barku edhe shpinde shkova te doktorri edhe me tha se duhet me ndejt e qet sepse mitra ka pelcit pak edhe esht tubu gjaki ju lutem a eshte ne rrezik bebi?

Klara 20/05/2023

pershdt esht muaji 2 qe tentoj per shtazani pasi un dhe im shoq kemi kryer mardhenie te pa mbrojtura prisja ciklin me dat 22 nderkoh sot pata gjakderdhje dy dit para ciklit kam shenjat e shtazanis u gezoja se ishte shenj e mir dhe mund te kem ngelur cfar duehet te mendoj tani qe nuk jam apo te bej ndonje test ne laborator flm

Anonim 03/05/2023

Pershendetje

Nita 13/04/2023

Pershendetje kam ber ivf dhe jam ne javen e dyt prej qe kam ber testin pozitiv qe me ka dal por sod kam gjakderdhje dhe dhimbje barku dhe shpine a normale me pas gjakderdhje ?

Ina 27/03/2023

Prsh jam 2 mujshe edhe kam shum gjak derdhje sot bej 12 dit si nuk me jan nalur fare

Blerta 24/03/2023

Jam ne javen e 7 te shtatzanis dhe sot po kam pika gjaku cfar duhet te bej ?

Ela 04/02/2023

Jam n javen e 6 te shatzanis dhe kam disa pika si roz , a esht problem ?

Ludi 18/10/2022

Përshëndetje jam në javën e 8 të shtatzënisë kam 8 ditë që më filloj një gjakderdhje gjaku i kuq . Gjakderdhje me ka ndaluar por kur gshihem.letra me behet me gjak. Bera eko dhe zemra rehat akoma dhe kam.te vjedha . Nuk e kuptoj shkakun është normale? Doktori shpjegon se sta ka pranuar trupi barrën dhe nuk e di a ndikon.per keq ilaci që po pij uterogestan 100mg 3x1?

Ana 13/03/2022

Kam 6 jave qe nuk me kan ardhur ato dhe kam ber testshtatzanie po me ka dal negativo dhe gjat kesaj kohe kam pasur shum pak si te perziera dhe sot kisha gjakderdhje po ne fallimento ishin si ros por pas 4 ores me edhen shum si te kuqe dhe kam shum pak dhimbje kurrizi me jepni nje shpjegim a esht normale a duhet patjeter qe gjaku te jet ngjyr kah osé vetem roz

Ana 13/03/2022

Kam 6 jav qe nuk me kan ardhur ato kam ber test shtatzanie por me del negativo ama kam pak si te perziera dhe sot kam gjak derdhje ma ne fallim me erdhen ne ngjyr rose dhe 4 ore me von mu kthy normale gjaku kuq dhimbje barku nuk kam po shum pak dhimbje kurrizi ju lutem nje shpjegim

ilda 11/03/2022

pershendetje nena te dashura un jam 9-10 javshe shtatzan kam pas pak dhimbje barku si dhe kam pas pak gjakdherdhje gati 3 here deri tani pasi kam kryer mardhenie a eshte normale ?

Qamile 17/12/2021

Mirdita jam Nje nene 42 vjeqare jam 9 jav me bark filim ishte krejt normal qe ni jav kam gjakderdhe ni her pata si ngjyr kafe tash normal edhe shum nejta 5 dit spital me tan mir sot kur shkova me thot mjeku me bar je bebe ski jam ti tranu dasht duhet me prit edhe nje jav jjam tu nejt rat ju lutem kerkojn ndim shkova perivat te Samte Plusi ne shkup me tha po me bar je ama bebe spo shofmi noshta je heret ke met fund muaij ama qe dy dit kam shum gjakdrdhje

Lola 13/11/2021

Jam shtatzan ne javen e 9 e po kam ngapak gjakderdhj a asht rrezik diqka

Lola 13/11/2021

Jam shtatzan ne javen e 9 e po kam ngapak gjakderdhj a asht rrezik diqka

Jola 13/11/2021

Jam shtazane po kam gjakderdhe jam 6 javshe a ka di nje prplem

Ana 30/09/2021

Jam ne javen e 17 te shtatzanis kisha vetem si shej gjaku shum pak ,a duhet me ik per konsult ,a thu mi ka ndodh gje bebit

Ana 30/09/2021

Jam ne javen e 17 te shtatzanis kisha vetem si shej gjaku shum pak ,a duhet me ik per konsult ,a thu mi ka ndodh gje bebit

Linna 10/09/2021

Pershendetje para 5 dite kam ber test mka dal pozitiv mirpo sod mka ardh si cikel. A jam shtatzan apo osht heret ende.

luana 21/04/2021

jam ne javen e 16 te shtatzanise kam pak gjakderdhje a eshte shqetesuese kjo gje

Lira 07/04/2021

Kam hyr ne javen e gjasht dhe kam gjakderdhje shum shum pakk a u ndodh shumicave se kom ndegju qe mujn me pas gjakderdhje gjat shtatzanis amo un shum shum pak e kom a ka mundsi me dit pse ndodh

Jasmina 01/03/2021

Nuk e di sa javshe shtatzan jam skam ber kontroll akoma me date 28 dhjetor 2020 jam pastru nga cikli dhe me 14 shkurt kam ber nje test dhe me doli pozitiv me date 15 mars e kam takimin e par me gjinekologun por me rrjedh gjak si ne ngjyr kafe dhe jam e shqetsuar ju lutem nje pergjigjie?

dona 10/02/2021

Pershendetje jam ne javen e 6 te shtazanis pram kom pas pak gjakderdhje te vogel ama nuk asht e kuqe asht pink po tutna mos pom pi ndodh diqka bebes se shum kom pas Aborte gati 7 i kom pas ju pershendes te gjitha nenat ju deshiroj nje shtatzani te mbar

ina 30/01/2021

... jam ne javen e 8 te shtatzanise kam pak gjakderdhje??

Mira 10/04/2020

Psh. Un tash 1 vit pata ni abort tash jam shtatzan javen e 8 e kom shum gjakderdhje me copa kesh te dokorri ma babi ekon beba tha osht shko shpi un jam hala me gjakderdhje qka um keshit kshillu mu ba ju luten um qe 10 vite ekom prit ket beb ju lutem ni Pergjigje falimnderit??

Aida 03/04/2020

Prsh doja tju pyesja pasi jam ne merak kisha siptoma shtatzanie por ne daten e periodave me erdhe vetem dy dit po ndryshe nga heret e tjera a ka mundesi te jem me shtatzan pasi kam shum dhimbje koke dhe marrje mendsh nese mundesh nje prgj

Ida 25/03/2020

Jam nje mami .jam ne muajin e dyte te shtatzanise.Ka gjakderdhje.A mund te me keshilloni cfare te bej

Klea 01/03/2018

Prsh ne nentor te vitit te kaluar kam bere nje abort...ne 15 janar te ketij viti une kampatur gjakderdhje shokva tebeja eko dhe doktori me tha se jam shtatzan 9 javshe bebja esh mire tha doktori por une kam pak frike sa egziston mundesia qe te jete mire der ne fund se kam pak gjak me pika ne dy tre dit me bjene pika i te roza doktori tha se esh mire porkam pak frik si mund te mashpjegoni kete gje ju lutem

Klea 01/03/2018

Prsh..ne muain nentor te vitit te kaluar kam pas ber nje abort..ne janar te keti viti i ikisha te cregullta ngaqe me bini pika gjaku dhe vajta bera nje eko doktori me tha se je shtatezane 9 jave ...dua te di permban rezik deshtimi gjakderdhja qe kam se ekua ma nxori shum mir foshnjen por prap kam pak frik si mundt te ma shpjegoni ju kete

Anita 05/09/2017

Dje mbramje me ka ndodhur jo disa pika gjaku po sikur gervishesh e disa vija vogla gjakut jam ne javen e 8 te shtatzanis qfar mund te ket ndodhur a esht rrezik per beben per abort tlumtem dua pergjigje Falimderit

Komentoni