Strategjitë e mëposhtme përmirësojnë nivelet e mirëqenies për gratë që përjetojnë depresionin antenatal ose postnatal.
Të folurit rreth asaj që ndjeni dhe se çfarë mund të keni në mendje do t’ju ndihmojë që të menaxhoni disa nga simptomat e depresionit postnatal. Është e rëndësishme që të flisni me dikë që me të vërtetë është i pranishëm për ju dhe ju dëgjon, sesa me dikë që vetëm ju ofron këshilla.
Një këshillues profesional, mamija dhe infermierja e shëndetit të fëmijës tuaj, mjeku juaj, një mik ose një pjesëtar familjeje mund t’a japë këtë mbështetje.
Marrja e një pushimi për të bërë diçka që ju gëzon është e rëndësishme. Nëse mamaja e një fëmije bën një punë shumë të kërkuar, ndonjëherë nënvlerësohet nga shoqëria fakti i një pushimi. Gratë meritojnë pushime të rregullta, ashtu sikundër edhe çdo punonjës tjetër (veçanërisht gratë që janë në lëvizje 24 orë në ditë).
Merrni oferta ose pyesni partnerin tuaj, një pjesëtar të familjes ose një mik për t’u kujdesur për fëmijën tuaj.
Disa gra shfrytëzojnë kujdesin ndaj fëmijëve të tilla si shtëpitë komunitare, familjet ditore të kujdesit, qendrat për kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin e rastit. Pyetni infermieren e shëndetit të fëmijës tuaj ose telefononi në këshillin tuaj lokal.
“Unë ndjeja që të kujdesurit ndaj Tomit ishte detyra ime dhe ndihesha në faj për të kërkuar ndihmë. Tani unë e kuptoj sesa u pëlqente atyre të kujdeseshin për të. Jeta është shumë më e lehtë kur unë nuk jam e lodhur.”
Të qenit në gjendje që të telefononi miqtë tuaj, të dalurit bashkë kur ju doni të lëvizni nga shtëpia, ose të komunikuarit kur ndjeni se jeni duke e ngarkuar veten shumë, bën një ndryshim të madh në faktin sesi do të ndiheni. Merrni pjesë në një grup mbështetës, grup lojërash ose në një grup prindëror pasi mund t’ju ndihmojë.
Ushtrimet e rregullta rrisin nivelin e serotinës në tru, e cila shkakton tek ju të ndjerit mirë. Një ecje ditore e rregullt ju lejon juve që të dilni nga shtëpia, në ajër të pastër dhe njëkohësisht bën që të përjetoni një ndryshim. Të ecurit rregullisht edhe me prindër të tjerë e bën të ushtruarit më të kënaqshëm. Të ngrënit në mënyrë të shëndetshme mund të jetë shumë e vështirë për mamatë e zëna. Hani gjëra të thjeshta si sallatë të freskët, zarzavate, fruta dhe kos, bukë thekre dhe supë. Këto lloj ushqimesh çlirojnë energji më ngadalë dhe mund të jenë mjaft të qëndrueshme.
Komentoni