Si të gjendet pozicioni i duhur për të fjetur, të menaxhohet zgjimi natën (dhe nevoja juaj konstante për të urinuar) dhe të fitohet një e fjetur e mirë gjatë shtatzënisë? Sigurisht që juve e prisnit privimin nga gjumi të vinte së bashku me foshnjën, por shanset janë që ju nuk i prisnit më parë. Por tashmë ju e dini: është pothuaj po aq e vështirë të bëni një gjumë të mirë natën gjatë shtatzënisë sa edhe kur bëheni prind. Dhe ndoshta është më e vështirë sepse mungon një aromë e mirë, një fëmijë që gugat në krahët tuaj, që do t’i justifikonte sytë e fryrë dhe rrathë e zinj të tyre. Probleme me fjetjen gjatë tremujorit të parë Problemet me fjetjen gjatë shtatzënisë fillojnë në tremujorin e parë, atëherë kur udhëtimet e shpeshta në banjë gjatë natës, i ndërpresin ëndrrat tuaja të ëmbla. Më pas vazhdojnë të tjera gjëra që ua ndërpresin gjumin menjëherë pasi bashkëshorti juaj fillon të gërhasë: urth, uri, ankthe, ngërçe të këmbëve, siklete, sindroma e këmbës qës’pushon. Probleme me fje...
Lexo më shumëThimtha të pezmatuar dhe gjinj të ndjeshëm, këto janë probleme të zakonshme për nënat e reja që i ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Më poshtë tregohet se si të qetësohen gjinjtë që ushqejnë foshnjën. Kujdesi për gjinjtë tuaj Është një ide e mirë që të filloni të mendoni për kujdesin e duhur për gjinjtë që ushqejnë foshnjën madje edhe para se foshnja të lindet dhe ju të filloni ta ushqeni me gji. Shumë ekspertë shprehen kundër përdorimit të sapunit për të larë thimthat dhe areolën rreth tyre gjatë disa muajve të fundit të shtatzënisë. Shqetësimi është se sapuni mund të acarojë dhe thajë thimthat. Pasi ju filloni ta ushqeni foshnjën me gji, ai do të fillojë të ndukë dhe disa herë edhe t’i kafshojë thimthat dhe sikleti që do të ndjeni në gjinjtë do të shumëfishohet. Në qoftë se lëkurajuaj është e thatë provoni një krem të butë apo një lëng për fërkim, por përsëri, mos e vendosni atë mbi thimthat apo rreth tyre (atje provoni një krem me bazë lanoline). Dhimbja nga fryrja Në ditët e para pasi e keni lindur fëmijën, gjinjtë t...
Lexo më shumëBonus! Këto detyra të përditshme të një nëne mund t’ju ndihmojnë që të hiqni nga vetja peshën që keni shtuar gjatë shtatzënisë. Në qoftë se jeni si shumica e nënave të reja, pakoja e vogël e gëzimit ka mbërritur tek ju së bashku me peshën që foshnja juaj ka lënë tek ju. Dhe në gjendjen tuaj të privimit nga gjumi dhe të ngarkuar nga ana hormonale, ju mund të shqetësoheni se kurrë nuk do të keni kohë dhe energji për të humbur peshën e tepërt pas lindjes. Këtë merak mund ta eliminoni menjëherë, ju mund të jeni në gjendje të humbisni një pjesë të madhe të peshës pa shpenzuar orë të tëra duke u djersitur në palestër dhe duke numëruar kaloritë. Si një nënë e re e ngarkuar shumë me punë, ngarkesa nga detyrat që keni çdo ditë, djeg një sasi të konsiderueshme kalorish që ju ndihmojnë të humbisni në peshë, madje pa e kuptuar as vetë. Nuk bindeni? Kontrolloni sa kalorido të digjni gjatë këtyre aktiviteteve rutinë. Kaloritë që digjen varen nga pesha juaj. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më shumë kaloridigjni. Në qoftë se peshoni më pak, do të digjni...
Lexo më shumëNdërkohë që shumë gra mbi 35 vjeç kanë shtatzëni normale, gjithsesi femrat e kësaj moshe kanë “konsiderata” të veçanta për shtatzëninë. Bërja e zgjedhjeve të drejta që në fillim dhe të punuarit me mjekun tuaj ose gjinekolog-un mund t’ju ndihmojë që shtatzënia juaj të jetë pa probleme. Bërja e zgjedhjeve të drejta Çfarë është e shëndetshme për ju është shpesh e shëndetshme për fëmijën tuaj. Çfarë është e dëmshme për ju mund të dëmtojë fëmijën tuaj edhe më shumë, përpara dhe pasi ju të mbeteni shtatzënë. Mos përdorni droga rekreative ose të paligjshme; Mos pini alkool; Mos pini cigare; Ruajtja eshëndetit tuajdhe fëmijës Dietat dhe ushtrimet përpara dhe gjatë shtatzënisë luajnë një rol të madh në shëndetin tuaj. Për t’ju ndihmuar juve dhe fëmijën tuaj që të qëndroni të shëndetshëm: Merrni suplemente vitaminash ditore që përmbajnë acid folik (vitamina që reduktojnë rrezikun e defekteve të lindjes), kalcium, jod dhe hekur, por që nuk kanë nivel të lartë të vitaminave A (kontrollojini me mjekun ose fa...
Lexo më shumëNë qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë. Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj: Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteronin, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presionsuplementar mbi testikujt. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme. Mos e mbani laptopin në...
Lexo më shumë