Thimtha të pezmatuar dhe gjinj të ndjeshëm, këto janë probleme të zakonshme për nënat e reja që i ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Më poshtë tregohet se si të qetësohen gjinjtë që ushqejnë foshnjën.
Është një ide e mirë që të filloni të mendoni për kujdesin e duhur për gjinjtë që ushqejnë foshnjën madje edhe para se foshnja të lindet dhe ju të filloni ta ushqeni me gji. Shumë ekspertë shprehen kundër përdorimit të sapunit për të larë thimthat dhe areolën rreth tyre gjatë disa muajve të fundit të shtatzënisë. Shqetësimi është se sapuni mund të acarojë dhe thajë thimthat. Pasi ju filloni ta ushqeni foshnjën me gji, ai do të fillojë të ndukë dhe disa herë edhe t’i kafshojë thimthat dhe sikleti që do të ndjeni në gjinjtë do të shumëfishohet. Në qoftë se lëkura juaj është e thatë provoni një krem të butë apo një lëng për fërkim, por përsëri, mos e vendosni atë mbi thimthat apo rreth tyre (atje provoni një krem me bazë lanoline).
Në ditët e para pasi e keni lindur fëmijën, gjinjtë tuaj ndoshta nuk do të jenë shumë më të mëdhenj nga sa kanë qenë gjatë shtatzënisë. Pasi qumështi t’ju vijë rregullisht rreth ditës së tretë apo të katërt pas lindjes gjinjtë tuaj do të shndërrohen nga të rëndë në shumë të mëdhenj sepse do të mbushen plot me lëng dhe do të fryhen deri në tre herë më shumë nga madhësia e tyre e mëparshme. Kjo fryrje e madhe do të zgjasë vetëm disa ditë e deri në një javë (ndërkohë dhimbja mund të qetësohet me veshje të ngrohta para ushqyerjes, pako të ftohta më pas dhe me masazh të lehtë).
Foshnja juaj do të bëjë çmos që ta thajë qumështin dhe trupi juaj do ta kuptojë se sa shumë duhet të prodhojë për të plotësuar nevojat e saj. Rezultat i këtij sistemi të sofistikuar të kërkesës dhe ofertës është që në qoftë se ju e plotësoni qumështin e gjirit me qumësht të dyqanit, sepse p.sh. shqetësoheni se mos foshnja juaj nuk po merr mjaft qumësht, prodhimi i qumështit tuaj do të reduktohet. Nga ana tjetër në qoftë se ju nxirrni më shumë qumësht nga sa merr foshnja juaj për të ndihmuar të lehtësoni paksa fryrjen, ju do të filloni të prodhoni madje edhe më shumë (dhe gjinjtë tuaj do të bëhen edhe më të rëndë)
Ju duhet ta kaloni dhimbjen e fryrjes afërsisht brenda një jave pas lindjes, por thimthat tuaja të pezmatuara mund të zgjasin paksa më gjatë, veçanërisht në qoftë se foshnja juaj është një thithës i vendosur. Për të lehtësuar këtë siklet:
Në qoftë se vini re një grumbullim të vogël të ndjeshëm në gji, ju mund të keni ndonjë kanal të qumështit të bllokuar. Vendosni kompresa të nxehta dhe bëjini masazh të lehtë, ndërkohë që vazhdimi i ushqyerjes zakonisht e zhbllokon kanalin. Në qoftë se ndjeni shqetësime të mëdha dhe dhimbje në gjinj, veçanërisht në qoftë se këto shoqërohen me fortësi të gjinjve, skuqje dhe temperaturë të lartë, ju mund të keni një infeksion, siç është mastit-i. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj (ju duhet të jeni në gjendje të vazhdoni ushqyerjen e foshnjës tuaj).
Gjithashtu mund të prisni që të keni gjinj që rrjedhin (që rrjedhin shpesh e me tepri). Për të shmangur njomjen e veshjes vendosni garza të pastra mbi thimtha dhe ndërrojini shpesh ato. Kjo gjendje do të përmirësohet pas pak kohe, megjithëse të qarat e të voglit tuaj mund ta shkaktojnë herë pas here përsëritjen e saj edhe për njëfarë kohe.
Komentoni