Ndërkohë që shumë gra mbi 35 vjeç kanë shtatzëni normale, gjithsesi femrat e kësaj moshe kanë “konsiderata” të veçanta për shtatzëninë. Bërja e zgjedhjeve të drejta që në fillim dhe të punuarit me mjekun tuaj ose gjinekolog-un mund t’ju ndihmojë që shtatzënia juaj të jetë pa probleme.
Çfarë është e shëndetshme për ju është shpesh e shëndetshme për fëmijën tuaj. Çfarë është e dëmshme për ju mund të dëmtojë fëmijën tuaj edhe më shumë, përpara dhe pasi ju të mbeteni shtatzënë.
Dietat dhe ushtrimet përpara dhe gjatë shtatzënisë luajnë një rol të madh në shëndetin tuaj. Për t’ju ndihmuar juve dhe fëmijën tuaj që të qëndroni të shëndetshëm:
Punoni me mjekun tuaj ose gjinekolog-un për të marrë përgjigjet e pyetjeve që mund të keni. Mund të keni nevojë për një kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë nëse do te keni:
Doktori juaj ose gjinekolog-u mund t’ju japë më shume detaje rreth kujdesit që keni nevojë. Femrat e moshës 35 vjeçare apo mbi këtë moshë mund të kenë nevojë për një kujdes të veçantë përpara dhe gjatë shtatzënisë. Ju mund të doni të mësoni më shumë rreth çështjeve të mëposhtme.
Me rritjen e moshës së grave dhe të burrave, fertiliteti i tyre zvogëlohet dhe të mbeturit shtatzënë mund të bëhet e vështirë. Pyesni mjekun tuaj sa kohë ju duhet që të përpiqeni për të mbetur shtatzënë para se të kërkoni ndihmë në lidhje me fertilitetin. Nëse është e nevojshme, ju dhe partneri juaj mund të punoni me një specialist drejt arritjes së konceptimit.
Këshillimet gjenetike studiojnë rrezikun e defekteve të lindjes së fëmijës tuaj. Ndërkohë që rriteni, rreziku i të paturit të një fëmije me anomali kromozomesh (siç është sindroma Daun) gradualisht rritet. Duhet të pyesni doktorin tuaj për detajet. Mjekët do t’ju pyesin rreth historisë së shëndetit të familjes tuaj. Informacioni i dhënë mund t’ju ndihmojë ju dhe doktorin tuaj për të mësuar nëse fetusi ka rrezik për probleme shëndetësore.
Ky test studion lëngun amniotik (lëng që rrethon fetusin në barkun e nënës). Amniocenteza mund të ndihmojë në diagnostikimin e defekteve të lindjes dhe problemeve të tjera mjekësore. Femrat e moshës 35 vjeçare shpesh e bëjnë këtë test, që zakonisht bëhet rreth 15 javëve.
Ky test studion qelizat nga placenta dhe mund të ndihmojë në diagnostikimin e defekteve të lindjes dhe problemeve të tjera mjekësore. Gratë e moshës 35 vjeçare shpesh e bëjnë këtë test, e cila mund të bëhet në fillim të 10-12 javëve.
Shumica e femrave të moshës mbi 35 vjeçare kanë shtatzëni normale, por ka disa gjëra të veçanta që duhet të mendoni përpara se të mbeteni shtatzënë. Pasi një grua arrin moshën 35 vjeçare ajo ka një shans më të madh për:
Kjo është një kohë e mirë për ju që të bëheni mami, si dhe për shumë gra mbi moshën 35 vjeçare që bëjnë fëmijën e tyre të parë. Duke punuar me mjekun tuaj dhe gjinekologu-n dhe me marrjen e rregullt të kujdesit antenatal, do të ndihmoheni për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme dhe të dobishme.
Komentoni