Broshura Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja e mëngjesit

Sëmundja e mëngjesit është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të njohura të fillimit të shtatzënisë. Midis 7 dhe 8 nga çdo 10 gra shtatzëna do të ndjehen të sëmura (përzierje) gjatë shtatzënisë së tyre dhe 5 apo 6 nga 10 në të vërtetë do të përjetojnë të vjella. Disa studime kanë treguar që sëmundja e moderuar është një shenjë e shtatzënisë “së mirë”, me pak rrezik për abort. Për shumicën e grave sëmundja e mëngjesit, e cila mund të ndodhë në çdo kohë të ditës, është një problem mjaft i vogël që zakonisht zhduket pas 3 muajve të parë. Por ndonjëherë problemi është më i rëndë dhe zgjatet në kohë. Nënat e prekura keq mund të dështojnë për të fituar ndonjë peshë gjatë shtatzënisë së tyre dhe fëmijët e tyre mund të jenë të vegjël dhe të kequshqyer në lindje. Në raste të rralla (rreth një në 1000), vjelljet e shtatzënisë janë shumë të rënda saqë nënat e prekura kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo gjendje është e njohur si ...

Lexo më shumë      

A mundet që stresi juaj të ndikojë fetusin?

Siç rezulton, presioni i vazhdueshëm mund ta rrezikojë foshnjën tuaj. Sjellja e një njeriu të ri në këtë botë nuk është një detyrë e lehtë. Ju shqetësoheni për gjithçka. A janë mjaft të shëndetshme ushqimet që ju hani? A është e pa rrezikshme të bëni ushtrime fizike? Si do të manovroni midis punës tuaj dhe të qenit prind pasi të vijë në jetë foshnja? Një farë stresi gjatë shtatzënisë është normal, po aq sa është edhe gjatë periudhave të tjera kohore të jetës. Por në qoftë se stresi bëhetkonstant, efektet mbi ju dhe foshnjën tuaj mund të jenë të zgjatura. Kur ju jeni e stresuar, trupi juaj kalon në një gjendje “lufte apo fluturimi” duke dërguar një shpërthim tëcortisol-it dhe hormoneve të tjera të stresit. Këto janë po ato hormone të cilat fryhen kur ju jeni në rrezik. Ato ju përgatisin juve të vraponi duke dërguar një shpërthim të lëndës djegëse (karburantit) në muskujt tuaj dhe duke bërë që zemra juaj të rrahë më shpejt. Në qoftë se ju mund ta menaxhoni stresin tuaj dhe të vazhdoni më tej, reagimi juaj ndaj stresit do të tërhiqet...

Lexo më shumë      

Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidurale, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vaginale. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar. Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj. Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë...

Lexo më shumë      

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar rigjenerimin tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet. Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit. Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizit&eum...

Lexo më shumë      

Shëndeti dentar gjatë shtatzënisë

Shtatzënia mund të shkaktojë një sërë ndryshimesh në shëndetin oral, përfshirë gingivat gjatë shtatzënisë (inflamacioni mishrave) dhe shtatzëninë epulis(një rritjetë mishit të dhëmbëve). Gingivat gjatë shtatzënisë Gingivat, një formë e sëmundjes periodontale (mishit të dhëmbëve), është e zakonshme në shtatzëni. Ndryshimet hormonale që ndodhin në këtë kohë çojnë në rritjen e fluksit të gjaku-t në indet e mishrave dhe në rritjen e inflamacionit të këtyre indeve si përgjigje ndaj pranisë së pllakës. Nëse keni gingivagjatë shtatzënisë, mishrat e dhëmbëve do të shfaqen të fryrë dhe do të rrjedhin gjak të lehtë. Rrezikshmëria e gingivave mund të minimizohet me një kujdes të madh të higjienës orale. Larja e dhëmbëve dy herë në ditë me pastë dhëmbësh ndihmon në reduktimin e pllakës. Duhet të bëni pastrimin me pe pas çdo vakti. Kohët e fundit, kanë dalë një sërë provash që janë të lidhura me shumësëmundjetë rënda të mishit të dhëmbëve (sëmundja periodontale) në shtatzëni me një...

Lexo më shumë