Tendina tibiale posteriore ndodhet prapa këmbës dhe kalon nën dhe brenda pjesës së kockës së nyjes së këmbës dhe futet në kockat e vogla në pjesën ballore të thembrës. Kjo tendinëndihmon në vendosjen e këmbës në tokë. Dëmtimi mund të përfshijë inflamacionin, mbitërheqjen ose edhe këputjen e tendinës. Simptomat e dëmtimit të tendinës tibiale posteriore Ka dhimbje ose shqetësime në brendësi të kërcirit, nyjes së kyçit të këmbës ose këmbës. Mund të vihet re edhe dystimi i harkut longitudinal medial dhe mund të ketë dhimbje përgjatë harkut medial. Nyja e kyçit të këmbës mund të rrotullohet nga brenda kur këmba dhe shputa kthehen përpara. Mund të ketë lodhje të muskujve dhe dhimbje. Shkaqet e dëmtimit Shkaqet e dëmtimit lidhen me mbipërdorimin e tendinës—që mund të shkaktohet nga e ecura, vrapimi, hedhjet ose ngjitja e shkallëve. Ato që preken më shumë janë femrat me moshë mbi 40 vjeç. Trajtimi për dëmtimin Trajtimi fillestar mund të përfshijë aplikimin e akullit, mbajtjen ngritur të gjymtyrës së dëmtuar dhe ilaçe anti-inflamatore. Në fazat fillestare mund t&...
Lexo më shumëKjo është dhimbje në kërcirin e këmbës (tibia) ose përgjatë dhe brenda pjesës së poshtme të këmbës. Dëmtimi i kërcirit është një term jo ekzaktqë përmbledh disa kushte specifike që shkaktojnë dhimbjen. Këto përfshijnë sindromën e stresit medial tibial, sindromën e ndarjes dhe frakturat stresante. Simptomat Sindroma stresante mediale e tibias shkakton dhimbje dhe shqetësime përgjatë dhe brenda pjesës së poshtme të këmbës. Edhe fraktura stresante mund të ndodhë në këtë pjesë të këmbës. Dhimbja e kërcit në pjesën e përparme vjen si pasojë e sindromës së ndarjes ose si pasojë e frakturave stresante. Dhimbja e frakturës stresante rritet përgjatë kërcirit dhe përkeqësohet nga prekja. Dhimbja shtohet gjatë ushtrimeve. Simptomat e sindromës së ndarjes janë dhimbje në këmbë, ndjenja të çuditshme në nerva si pickime ose shpime dhe lodhje. Shkaqet Sindroma e stresit medial tibial Vjen nga dëmtimi i qelizave lidhëse dhe muskujve që shkaktohen nga stresi i përsëritur në pjesën e poshtme të këmbës. Kjo mund të shkaktohet nga mbitrajnimi ose nga një përdredhje anormale (rrotullim i k&eu...
Lexo më shumëUshtrimet e moderura të kryera mbi baza të rregullta në përgjithësi përmirësojnë funksionet e trupit, megjithatë, pas çiklizmit disa meshkuj raportojnë dëmtime penile dhe impotencëafatshkurtër që vjen nga pakësimi i sasisë së gjaku-t dhe kompresioni i nervave në zonën eperineum– it (tek meshkujt, perineumështë zona midis derdhjeve dhe anusit.) Analizat e rezultateve nga një studim i madh (1700 meshkuj), i njohur si Studimi i Moshës tek Meshkujt ka treguar se çiklizmi për më shumë se 3 orë në javë nuk shoqërohet me disfunksione erektile, por çiklizmi për më shumë se 3 orë në javë mund të shoqërohet me disfunksione erektile. Meshkujt duhet të bëjnë kujdes për t’i dhënë biçikletës në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurohen se kanë ndenjëse të përshtatshme (shala e biçikletës). Duhet një pozicion që minimizon presionin e perineumit. Ulja pak përpara ndenjëses së biçikletës ose blerja e një ndenjëseje më të gjerë është një mbështetje e mirë për kockat pelvike dhe mund të parandalojë problemin. Ndenjëset e sheshta kanë më shumë presionn&eu...
Lexo më shumëNjë nyje sinoviale është tipi i nyjeve midis kockave që lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, siç janë nyjet e gjymtyrëve (supet, ijet, bërrylat dhe gjunjët). Karakteristikë është kaviteti i nyjes i mbushur me lëng. Të tjera tipe të nyjeve lejojnë pak ose aspak lëvizje, përfshirë nyjet fibroze (midis kockave të kafkës) dhe nyjet kërcore (kartilagjenoze) (midis brinjëve dhe kockave të gjoksit). Një nyje sinoviale përbëhet nga: Kërci – një material i butë kristalor që mbulon sipërfaqen e kockave. Ky vepron si një absorbues i goditjeve dhe redukton fërkimin kur kockat lëvizin te njëra tjetra. Kapsula e artikulacionit – një material fibrozqë mbyll nyjen. Së bashku me ligamentet, tendinat dhe muskujt, kapsula mban kockat e nyjes së bashku. Lëngu sinovial – një substancë e pastër që mbush kavitetin sinovial dhe ushqen dhe lubrifikon sipërfaqen e kartilageve kur ato lëvizin tek njëra tjetra, si një vaj lubrifikues i pistonit. Membrana sinoviale (ose sinoviumi) – një shtresë speciale qelizash që mbulon kapsulën e nyjes dhe prodhon lëngun sinovial. Pjesët lëvizëse të nyjeve sinoviale i bëjnë ato veçanërisht vulnerabël ndaj...
Lexo më shumëNjë numër profesionistësh të shëndetit dhe praktikues ofrojnë terapifizike si një mënyrë për lehtësimin e dhimbjeve të shoqëruara nga artritet. Këto përfshijnë fizioterapinë dhe akupunkturën. Fizioterapia Fizioterapia përdor një gamë të gjerë teknikash për trajtimin e dhimbjes, dëmtimeve dhe mobilitetit të pakët që përjetojnë njerëzit me artrit. Këto mund të përfshijnë termoterapinë (aplikimin e ngrohtësisë dhe të së ftohtës), masazhin, mobilizimin e nyjeve dhe përmirësimin e qëndrimit dhe zhvillimin e programeve të ushtrimeve. Balneoterapia (banjat minerale ose terapia spa) Balneoterapia (banjat minerale ose terapia spa) përdoret në artritet reumatizmale dhe osteoartritet. Një rishikim i provave klinike nëbalneoterapipër artritet reumatizmale konkludoi që edhe pse mjaft nga përfundimet ishin pozitive, të dhënat shkencore ishin të pakta dhe provat e ardhshme duhet që të evitojnë të metat e studimeve të mëparshme. Një rishikim i provave të balneoterapisë për osteoartritet konkludoi se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se banjat minerale përmirësojnë funksionin fizik ose cilësinë e jet&e...
Lexo më shumë