Kjo është dhimbje në kërcirin e këmbës (tibia) ose përgjatë dhe brenda pjesës së poshtme të këmbës. Dëmtimi i kërcirit është një term jo ekzakt që përmbledh disa kushte specifike që shkaktojnë dhimbjen. Këto përfshijnë sindromën e stresit medial tibial, sindromën e ndarjes dhe frakturat stresante.
Sindroma stresante mediale e tibias shkakton dhimbje dhe shqetësime përgjatë dhe brenda pjesës së poshtme të këmbës. Edhe fraktura stresante mund të ndodhë në këtë pjesë të këmbës. Dhimbja e kërcit në pjesën e përparme vjen si pasojë e sindromës së ndarjes ose si pasojë e frakturave stresante. Dhimbja e frakturës stresante rritet përgjatë kërcirit dhe përkeqësohet nga prekja. Dhimbja shtohet gjatë ushtrimeve. Simptomat e sindromës së ndarjes janë dhimbje në këmbë, ndjenja të çuditshme në nerva si pickime ose shpime dhe lodhje.
Vjen nga dëmtimi i qelizave lidhëse dhe muskujve që shkaktohen nga stresi i përsëritur në pjesën e poshtme të këmbës. Kjo mund të shkaktohet nga mbitrajnimi ose nga një përdredhje anormale (rrotullim i këmbës), që vjen nga vrapimi në buzë të rrugëve pa bordura për kalimtarët.
Ndodh kur muskuli i madh i poshtëm përballë kërcirit—tibialis anterior—ënjtet gjatë aktivitetit derisa bëhet shumë i madh për veshjen që ka. Kjo mund të vijë nga mbipërdorimi ose mbizhvillimi i muskulit.
Janë plagosje që ndodhin tek njerëz të pakondicionuar që ndërmarrin programe të reja ushtrimesh dhe nuk e rritin intensitetin gradualisht. Frakturat stresante të tibias janë tipike në sporte që përfshijnë vrapimin dhe hedhjen.
Pushimi, akulli dhe ilaçet anti-inflamatore janë mënyrat kryesore të trajtimit fillestar, pasuar nga ushtrimet e rehabilitimit. Nëse personi ka anormalitete në këmbë ose në të ecur, mund të rekomandohet ortopedi.
Ndonjëherë për të dekompresuar ndarjen e muskujve është e nevojshme të bëhet operacion. Në rastin e sindromës akute (të papritur) të ndarjes, operacioni mund të jetë një emergjencë mjekësore kur vonesa mund të rezultojë në dëmtim të pakthyeshëm të qelizave dhe në humbje të gjymtyrës. Trajtimi i sindromës kronike të ndarjes mund të përfshijë modifikime të aktivitetit, trajnime dhe kërkon masazhe të thella.
Trajtimi zakonisht përfshin pushimin, akullin dhe ilaçet anti-inflamatore.
Komentoni