Broshura Regjistrohu/Kyçu

Lemza: Përse na zë lemza

Pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë lemzën, një eksperiencëtë parehatshme, shqetësuese dhe afatshkurtër. Por ndonjëherë lemza zgjat për një kohë të gjatë dhe mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze. Çfarë është lemza? Lemza është kontraktimi pavullnetshëm i muskulit të diafragmës. Rastet më të zakonshme të lemzës vijnë pas të ngrënës ose të pirit me sasi të mëdha ose shumë shpejt. Stomakuqë është i vendosur poshtë diafragmës, fryhet dhe e irriton atë. Kjo shkakton kontraktimin e diafragmës. Ndonjëherë lemza do të ndodhë për shkak të një shqetësimi në rrugët nervore. Kjo shpjegon arsyen se përse lemzat mund të ndodhin edhe me ndryshimet e temperaturës ose me situatat emocionale. Lemza e vazhdueshme mund të nënkuptojë probleme në tru, palcën kurrizore apo në çfarëdo strukturë përreth diafragmës. Çdo njeri mund tëtrajtohet me ilaçet përkatëse për shërimin e lemzës....

Lexo më shumë      

Grykët tek fëmijët

Të gjithë prindërit e dinë se fëmijët e vegjël preken lehtë nga grykët dhe e ftohura, kryesisht në stinë të ftohta të vitit, në muajt e lagësht të dimrit. Normalisht këto infeksione (që njihen si infeksione të traktit të sipërmrespiratorose ITSR) kalojnë shpejt dhe nuk shkaktojnë shumë alarm. Ato shkaktohen nga viruset dhe nuk mund të kurohen. Trajtimi është çështje e reduktimit të simptomave me gjëra të tilla si paracetemol (panadol) për temperaturën dhe dekongjenstanëtpër t’a bërë jetën më të mirë. Por ndonjëherë infeksioni mund të bëhet më serioz, duke e vendosur fëmijën në rrezik. Një nga këto kushte është edhe gjendja e grykëve. Ky është një infeksion viral që prek laringun (kutinë e zërit) dhe trakenë (pjesën e sipërme të kanalit të frymëmarrjes). Grykët janë të zakonshme tek fëmijët midis moshave 6 muajshe dhe 3 vjeç. Përkeqësohen gjatë natës. Cilat janë simptomat e grykëve? Fëmija i prekur ka kollë të thatë të fortë që mund të vështirësohet e të shkojë deri në fishkëllima të forta, kur ai merr ...

Lexo më shumë      

Tronditja

Tronditja është një formë e butë e lëndimit traumatiktë trurit (TBI), që ndikon në funksionimin e tij. Efektet janë zakonisht të përkohshme. Ato mund të përfshijnë humbjen e vetëdijes, dhimbjen e kokës dhe probleme me përqendrimin, kujtesën, gjykimin, bilancin dhe koordinimin. Shkaqet e tronditjes Tronditja shkaktohet zakonisht nga lëndimet në kokë, siç janë goditjet në kokë apo fytyrë. Tronditja është e zakonshme në sport, veçanërisht në kontaktet sportive të tilla si futbolli. Si ndodh tronditja? Truri është një organi butë si xhelatinë që ndodhet brenda kafkës në një lëng të qartë të quajtur lëngu cerebrospinal, që e mbron atë nga goditjet. Megjithatë një goditje në kokë mund ta trullosë këtë mbrojtje dhe ta bëjë trurin të kërcejë përtej kafkës, duke shkaktuar dëmtimin e tij. Kjo mund të ndodhë edhe me një përshpejtim të papritur apo ngadalësim, si në njëaksidentme makinë ose kur koka dhe pjesa e sipërme e trupit është tronditur. Ky dëmtim mund të prekë funksionin e trurit, zakonisht vetëm për një periudhë të shkurtër. Por ajo mund të &c...

Lexo më shumë      

Ndrydhja e kyçit të këmbës

Ndrydhja e kyçit të këmbës është dëmtim i ligamenteve të kyçit, që shkaktohet më së shumti nga ndonjë incident i papritur, si p.sh. ngatërrimi i këmbëve, kthimi apo kryqëzimi i tyre përtej mënyrës normale të funksionimit të tyre. Një ndrydhje serioze mund të përfshijë këputje të plotë ose pjesore të ligamentit. Simptomat Simptomat përfshijnë ndjenjën sikur kyçi ka ikur nga vendi, dhimbja vjen kur mbi këmbë bie pesha e trupit dhe kyçi ënjtet dhe nxihet. Shkaqet Ndrydhja e kyçit tendos ligamentet e kyçit përtej normales. Ndrydhja mund të shkaktohet nga eversioni – mbitërheqja e ligamenteve në anën e brendshme të kyçit kur këmba kthehet nga jashtë –ose inversion– mbitërheqje e ligamenteve në anën e jashtme të kyçit kur thembra ose këmba kthehet prapa. Trajtimi Trajtimi për ndrydhjet jo të komplikuara zakonisht konsiston në pushim, mos peshim në kyç për rreth 48 orët e para, aplikimin e akullit, kompresa me një fasho elastike dhe ngritjen e këmbës në lartësi. Ndrydhjet më të rënda mund të kërkojnë një mobilizim më të përshtatshëm në një mbajt&eu...

Lexo më shumë      

Bursitet

Sa herë që kockat, tendinat dhe ligamentet lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, kryesisht afër nyjeve, qeset e vogla të mbushura me lëng që quhen bursavajisin pikën e kontaktit. Bursiti është një inflamacioni bursave dhe zakonisht shkaktohet nga mbipërdorimi i një nyjeje, ose kur një nyje është nën presionose tensionpër një periudhë të zgjatur kohore. Çfarë i shkakton bursitet? Inflamacioni i nyjeve shkaktohet më së shumti nga keqpërdorimi ose mbipërdorimi i nyjeve. Bursitet mund të shkaktohen edhe nga trauma në zonën e bursave ose nga tendinat afër tyre. Veprimtaritë e përsëritura fizike, siç janë të marrurit me klube golfi, mund të shkaktojnë bursite. Kushtet e njohura shpesh si “gjuri i shërbëtorit” vijnë nga inflamacioni i bursës në pjesën ballore të gjurit shkaktuar nga ulja në gjunjë plotësisht në mënyrë të përsëritur. Infeksioni ose kushte të tjera siç janë artritet ose cerma, shkaktojnë ndryshime inflamatore në nyje dhe në tendinat në trup që mund të përfshihen në bursite. Ky tip plagosjesh mund të shoqërohet me reduktimin e mobilizimit të nyjes, skuqjes, ënjtjes dhe në disa raste edhe m...

Lexo më shumë