Ndrydhja e kyçit të këmbës është dëmtim i ligamenteve të kyçit, që shkaktohet më së shumti nga ndonjë incident i papritur, si p.sh. ngatërrimi i këmbëve, kthimi apo kryqëzimi i tyre përtej mënyrës normale të funksionimit të tyre. Një ndrydhje serioze mund të përfshijë këputje të plotë ose pjesore të ligamentit.
Simptomat përfshijnë ndjenjën sikur kyçi ka ikur nga vendi, dhimbja vjen kur mbi këmbë bie pesha e trupit dhe kyçi ënjtet dhe nxihet.
Ndrydhja e kyçit tendos ligamentet e kyçit përtej normales. Ndrydhja mund të shkaktohet nga eversioni – mbitërheqja e ligamenteve në anën e brendshme të kyçit kur këmba kthehet nga jashtë –ose inversion– mbitërheqje e ligamenteve në anën e jashtme të kyçit kur thembra ose këmba kthehet prapa.
Trajtimi për ndrydhjet jo të komplikuara zakonisht konsiston në pushim, mos peshim në kyç për rreth 48 orët e para, aplikimin e akullit, kompresa me një fasho elastike dhe ngritjen e këmbës në lartësi.
Ndrydhjet më të rënda mund të kërkojnë një mobilizim më të përshtatshëm në një mbajtëse ose pajisje të veçantë që mban këmbën të palëvizur. Pas kësaj është e rëndësishme rehabilitimi dhe forcimi i nyjes.
Komentoni