Tronditja është një formë e butë e lëndimit traumatik të trurit (TBI), që ndikon në funksionimin e tij. Efektet janë zakonisht të përkohshme. Ato mund të përfshijnë humbjen e vetëdijes, dhimbjen e kokës dhe probleme me përqendrimin, kujtesën, gjykimin, bilancin dhe koordinimin.
Tronditja shkaktohet zakonisht nga lëndimet në kokë, siç janë goditjet në kokë apo fytyrë. Tronditja është e zakonshme në sport, veçanërisht në kontaktet sportive të tilla si futbolli.
Truri është një organ i butë si xhelatinë që ndodhet brenda kafkës në një lëng të qartë të quajtur lëngu cerebrospinal , që e mbron atë nga goditjet. Megjithatë një goditje në kokë mund ta trullosë këtë mbrojtje dhe ta bëjë trurin të kërcejë përtej kafkës, duke shkaktuar dëmtimin e tij. Kjo mund të ndodhë edhe me një përshpejtim të papritur apo ngadalësim, si në një aksident me makinë ose kur koka dhe pjesa e sipërme e trupit është tronditur.
Ky dëmtim mund të prekë funksionin e trurit, zakonisht vetëm për një periudhë të shkurtër. Por ajo mund të çojë gjithashtu në gjakderdhje në tru (hemorragji intracerebrale) ose rreth trurit (hemorragji subdurale). Kjo gjakderdhje mund të jetë fatale nëse nuk evidentohet dhe trajtohet shpejt.
Shumë njerëz besojnë se humbja e vetëdijes është simptomë kryesore e tronditjes, por tronditja shpesh ndodh pa këtë. Simptomat e tjera të tronditjes mund të përfshijnë dhimbje koke, amnezi (humbje të kujtesës),konfuzion, vjellje, marramendje, tringëllimë në vesh dhe marrje goje.
Pushimi fizik dhe mendor është mënyra më e mirë për t’u shëruar nga tronditja. Një person i cili dëmtohet duke luajtur sport duhet të lërë menjëherë fushën dhe të monitorohet nga afër.
Nëse një person me tronditje ka përsëritje të të vjellave, dhimbje koke gjithnjë e më të rënduar, krizë, është pa vetëdije, apo ka përkeqësim të simptomave, duhet të çohet menjëherë në spital.
Edhe në qoftë se mendoni se nuk keni nevojë për kujdesje urgjente, ju duhet të mbikqyreni, ndërkohë që simptomat e tronditjes largohen. Ekspertët rekomandojnë që të pushoni, dhe jo të vazhdoni të luani sport për të paktën 24 orë pas lëndimit dhe të mos pini alkool ose të merrni ilaçe për 1-2 ditë ndërkohë që ende keni simptoma. Paracetamoli mund të merret për dhimbjet e kokës.
Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të shkoni tek një mjek brenda një dite apo 2, nëse keni patur një lëndim në kokë, edhe në qoftë se nuk keni nevojë për një kujdes urgjent mjekësor. Kjo do t’ju ndihmojë në kontrollimin e komplikacioneve.
Disa nga simptomat e lëndimit të kokës mund të zgjasin për disa javë, të tilla si dhimbja e kokës, vështirësitë e kujtesës dhe përqendrimit dhe ndryshimet e humorit (sindroma “posttronditje”), por zakonisht do të ktheheni në normalitet brenda një muaji. Është e rëndësishme për trurin që të evitohet patjetër ndonjë dëmtim i mundshëm përpara se ai të shërohet nga lëndimi parë, dhe mjeku mund t’ju sugjerojë që të mos riktheheni për momentin në sporte ose aktivitete.
Komentoni