Pjesa më e madhe e njerëzve përjetojnë lemzën, një eksperiencë të parehatshme, shqetësuese dhe afatshkurtër. Por ndonjëherë lemza zgjat për një kohë të gjatë dhe mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.
Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës. Rastet më të zakonshme të lemzës vijnë pas të ngrënës ose të pirit me sasi të mëdha ose shumë shpejt. Stomaku që është i vendosur poshtë diafragmës, fryhet dhe e irriton atë. Kjo shkakton kontraktimin e diafragmës.
Ndonjëherë lemza do të ndodhë për shkak të një shqetësimi në rrugët nervore. Kjo shpjegon arsyen se përse lemzat mund të ndodhin edhe me ndryshimet e temperaturës ose me situatat emocionale.
Lemza e vazhdueshme mund të nënkuptojë probleme në tru, palcën kurrizore apo në çfarëdo strukturë përreth diafragmës. Çdo njeri mund të trajtohet me ilaçet përkatëse për shërimin e lemzës.
Komentoni