Në tymin e duhanit ka më shumë se 4000 kimikate. Shumë nga këto kimikate janë helmuese dhe të paktën 43 prej tyre janë kancerogjene (shkaktojnë kancer). Tre kimikatet kryesore në duhan janë: Nikotina— kimikati nga i cili duhanpirësit bëhen të varur; Katrani— që përftohet nga djegia e cigares; Monoksidi i karbonit (CO)— Gaz shumë toksikpa ngjyrë dhe pa aromë. Duhanpirësit zakonisht kanë nivel të lartë të CO në gjak....
Lexo më shumëJu ndoshta tashmë e dini se në qoftë se ju keni astmë, ju nuk duhet të pini duhan. Po në lidhje me efektet e pirjes pasive të duhanit? Si ndikon pirja pasive e duhanit tek ju Tymi i cigareve përmban më shumë se 4000 substanca kimike, duke përfshirë monoksidin e karbonit, amoniakun dhe arsenikun, dhe përfshin kancerogjene. Nëse keni astmë, ekspozimi ndaj tymit të duhanit të të tjerëve – tymi i duhanit në mjedise – mund të shkaktojë një atak astme, dhe kjo mund të rrisë numrin e atakeve që ju mund të keni. Nëse njerëzit pinë duhan rreth jush kjo mund të rrisë ndjeshmërinë e mushkërive tuaja për shkaktimin e astmave të tjera, siç është poleni ose pluhuri i merimangave. Pirja pasive e duhanit mund të zvogëlojë funksionin tuaj të mushkërive, nëse ju keni astmë. Ekspozimi ndaj tymit të njerëzve të tjerë mund të rrisë nevojën tuaj për medikamente të astmës. Jo vetëm pirja pasive e duhanit lidhet me astmën, por ajo ka qenë gjithashtu e lidhur dhe me kancerin e mushkërive, kushtet e zemrës dhe sëmundjet e frymëmarrjes së ulët. Si ndikon pirja pasive e duhanit tek fëmijët tuaj Nëse pini duhan gjatë ...
Lexo më shumëDuhani dhe astma nuk kombinohen mirë me njëra–tjetrën. Tymi i duhanit dëmton rrugët e frymëmarrjes të të gjithë duhanpirësve dhe ndaj atyre që janë të ekspozuar në mjedise ku pihet duhan. Kjo mund të rezultojë në: Një rritjetë mundësisë së zhvillimit të astmës; dhe Në njerëzit që kanë astmë, përkeqësimin e simptomave të astmës dhe një rritjenë numrin e atakeve të saj. Nëse ju tashmë keni astmë, pirja e duhanit rrit rrezikun që ju të dëmtoni përgjithmonë mushkëritë tuaja. Ju gjithashtu do të gjenise kontrolli ditor i astmës tuaj mund të bëhet i vështirë – aparatet parandaluese janë më pak efektive tek njerëzit që pinë duhan sesa tek joduhanpirësit. Pirja e duhanit gjithashtu ju bën më të prirur ndaj infeksioneve në gjoks, të cilat ka të ngjarë të përkeqësojnë simptomat tuaja të astmës. Ndërkohë që marrëdhënia ndërmjet astmës dhe duhanit mund të konsiderohet komplekse – jo çdo person që është i ekspozuar ndaj tymit të duhanit mund ti shkaktohet astma – potenciali i tymit të duhanit mund të provokojë ose të shkakto...
Lexo më shumëCigaret elektronike janë fishekë ose enë tymosëse, që rimbushen apo zëvendësohen, të cilat mbajnë një lëng që përmban nikotinë, solventë dhe aroma. Kur një person thith cigaren elektronike, ushtrohet njëpresionnegativ mbi një pajisje që ndez një bateri për të nxehur solucionin e lëngshëm, i cili më pas grimcohet në një avull që mund të thithet. A përmbajnë nikotinë cigaret elektronike? Varësisht nga fisheku, ato mund të përmbajnë deri në rreth 16 mgnikotin. Një enë ose fishek ka lëng të mjaftueshëm për rreth 250 “thithje”. Sidoqoftë, përqendrimet e nikotinës dhe volumet e lëngut plus kompozimet në lëngje mund të ndryshojnë varësisht nga prodhuesi. A është e parrezikshme të përdoren cigaret elektronike? Nuk dihet sa të parrezikshme apo sa të rrezikshme janë këto produkte. Megjithatë, nikotina konsiderohet që krijon shumë varësi dhe kjo duket se është shkaku për shqetësimin. Është raportuar se është zbuluar glycol-etilen në disa prej cigareve elektronike dhe substanca që shkaktojnë kancerin, të quajtura nitrosamina në të tjera. U deshën disa dhjetëvjeçarë p...
Lexo më shumëEliminimi i nikotinës shkakton ndryshime në tru të cilat shpjegojnë përse duhanpirësit kanë një kohë kaq të vështirë kur e lënë duhanin. Deri në 80% e duhanpirësve të cilët përpiqen ta lënë, eventualisht fillojnë përsëri të tymosin. Ky rezultat i fundit mund të çojë në mënyra të reja për të identifikuar duhanpirësit që janë me risk të lartë të mos kenë sukses kur përpiqen ta lënë duhanin. Gjithashtu, studimet mund të çojnë edhe në trajtime më intensive që do të ndihmonin duhanpirësit për të lënë duhanin. Studiuesit kanë skanuar trurin e 37 duhanpirësve nga mosha 19 deri 61 vjeçare menjëherë pasi ata kanë tymosur dhe 24 orë pasi kanë lënë duhanin dhe kanë përjetuar eliminimin e nikotinës. Studiuesit zbuluan se eliminimi i nikotinës dobëson lidhjet e trurit të shoqëruara me aftësinë për të kontrolluar dëshirën për cigare. Në mënyrë specifike ata kanë vështirësi të zhvendosen nga një rrjet i trurit i fokusuar për brenda në një rrjet që i ndihmon ata të kenë më shumë kontroll mbi dëshirën pë...
Lexo më shumë