Duhani: Çfarë përmban ai
Në tymin e duhanit ka më shumë se 4000 kimikate. Shumë nga këto kimikate janë helmuese dhe të paktën 43 prej tyre janë kancerogjene (shkaktojnë kancer).
Tre kimikatet kryesore në duhan janë:
- Nikotina — kimikati nga i cili duhanpirësit bëhen të varur;
- Katrani — që përftohet nga djegia e cigares;
- Monoksidi i karbonit (CO) — Gaz shumë toksik pa ngjyrë dhe pa aromë. Duhanpirësit zakonisht kanë nivel të lartë të CO në gjak.
Komentoni