Cigaret elektronike janë fishekë ose enë tymosëse, që rimbushen apo zëvendësohen, të cilat mbajnë një lëng që përmban nikotinë, solventë dhe aroma. Kur një person thith cigaren elektronike, ushtrohet një presion negativ mbi një pajisje që ndez një bateri për të nxehur solucionin e lëngshëm, i cili më pas grimcohet në një avull që mund të thithet.
Varësisht nga fisheku, ato mund të përmbajnë deri në rreth 16 mg nikotin. Një enë ose fishek ka lëng të mjaftueshëm për rreth 250 “thithje”. Sidoqoftë, përqendrimet e nikotinës dhe volumet e lëngut plus kompozimet në lëngje mund të ndryshojnë varësisht nga prodhuesi.
Nuk dihet sa të parrezikshme apo sa të rrezikshme janë këto produkte. Megjithatë, nikotina konsiderohet që krijon shumë varësi dhe kjo duket se është shkaku për shqetësimin. Është raportuar se është zbuluar glycol-etilen në disa prej cigareve elektronike dhe substanca që shkaktojnë kancerin, të quajtura nitrosamina në të tjera.
U deshën disa dhjetëvjeçarë për të përcaktuar probleme të lidhura me përdorimin e duhanit. Ka të ngjarë që do të duhet gjithashtu njëfarë kohe për të përcaktuar se sa të rrezikshme apo të parrezikshme janë cigaret elektronike. Ekspertët pretendojnë që në mënyrë që të ndalohet tymosja e cigareve, ndoshta është më mirë të përdoren materiale të studiuara si çamçakëzi me nikotin, pullat me nikotin dhe/ose këshillimi dhe jo cigaret elektronike. Ata gjithashtu sugjerojnë që njerëzit të mos fillojnë të tymosin cigaret elektronike për qejf ose për të lënë çdo produkt të duhanit. Aktualisht, po merren në konsideratë disa lloj rregulloresh lidhur me cigaret elektronike dhe ndoshta trajtimi i tyre si produktet e duhanit.
Jo shumë dihet për avullin që çlirohet nga përdoruesit duke përfshirë nivelet e nikotinës, nitrosaminat dhe komponentët e tjerë që ende duhen identifikuar. Megjithatë, shumë njerëz do të parapëlqenin të mos ishin në një restorant ose ndonjë vend tjetër ku zhvillohet biznes, dhe të ekspozohen ndaj avujve që përmbajnë nikotin, e cila shkakton varësi e ndoshta edhe produkte të tjera që kanë potencial për të dëmtuar.
Megjithëse cigaret elektronike janë shitur si një mënyrë që duhanpirësit të heqin qafe zakonin e tymosjes së cigareve duhan, cigaret elektronike janë po aq efektive sa edhe pullat me nikotin.
Ka njëfarë shqetësimi se cigaret elektronike po tregtohen për të joshur të rinjtë jo duhan pirës me produkte të aromatizuara si çamçakëz, piña colada, vanilje etj. Meqenëse shumica e cigareve elektronike përmbajnë nikotin, ka mundësi që njerëzit të mund të bëhen të varur prej tyre. Disa mjekë janë të shqetësuar se në qoftë se ata bëhen të varur ndaj nikotinës në cigaret elektronike, ky mund të jetë një hap i lehtë për tek tymosja e duhanit, që shoqërohet me shumë pasoja për shëndetin.
Qysh kur ky produkt u krijua për herë të parë në vitin 2004 në Kinë, si një pajisje për të lënë duhanin, ai është rritur aq sa në vitin 2013 tregu i llogaritur është rreth 1.5 miliard krahasuar me 100 miliard të shitjeve të duhanit. Megjithatë shitja e këtij produkti po rritet me shpejtësi në të gjithë botën.
Komentoni