Eliminimi i nikotinës shkakton ndryshime në tru të cilat shpjegojnë përse duhanpirësit kanë një kohë kaq të vështirë kur e lënë duhanin.
Deri në 80% e duhanpirësve të cilët përpiqen ta lënë, eventualisht fillojnë përsëri të tymosin. Ky rezultat i fundit mund të çojë në mënyra të reja për të identifikuar duhanpirësit që janë me risk të lartë të mos kenë sukses kur përpiqen ta lënë duhanin. Gjithashtu, studimet mund të çojnë edhe në trajtime më intensive që do të ndihmonin duhanpirësit për të lënë duhanin.
Studiuesit kanë skanuar trurin e 37 duhanpirësve nga mosha 19 deri 61 vjeçare menjëherë pasi ata kanë tymosur dhe 24 orë pasi kanë lënë duhanin dhe kanë përjetuar eliminimin e nikotinës.
Studiuesit zbuluan se eliminimi i nikotinës dobëson lidhjet e trurit të shoqëruara me aftësinë për të kontrolluar dëshirën për cigare. Në mënyrë specifike ata kanë vështirësi të zhvendosen nga një rrjet i trurit i fokusuar për brenda në një rrjet që i ndihmon ata të kenë më shumë kontroll mbi dëshirën për cigare dhe të fokusohen në lënien e duhanit.
Simptomat e heqjes dorë nga duhani janë të lidhura me ndryshimet në trurin e duhanpirësve gjatë kohës që ata përshtaten me mungesën e nikotinës. Eksperiencat e tyre vlerësohen se kanë një bazë biologjike.
Një hap tjetër do të jetë identifikimi që më parë i atyre duhanpirësve të cilët do të kenë më shumë vështirësi për ta lënë duhanin dhe shënjimi i atyre me trajtime më intensive, bazuar në aktivitetin e trurit dhe lidhjes me rrjetin.
Komentoni