Një fëmijë, gjyshja e të cilit ka pirë duhan, ka rrezik të dyfishtë për kancerkrahasuar me një tjetër fëmijë, gjyshja e të cilit nuk ka pirë duhan. Kjo rritjerelative e riskut të kancerit shtohet në të dhënat që lidhen me dëmet që sjell duhanpirja dhe tregon se dëmi nga duhanpirja mund të kalohet në breza në familje, thonë kërkuesit. Studimi i 128 fëmijëve me kancerdhe 128 kontrolleve me fëmijë pakanceru bë në Spanjë nga kërkues amerikanë dhe spanjollë (Journal of Paediatrics and Child Health2010; in press). Ekspozimi dhe përdorimi i duhanit u përcaktua në tre breza me sjellje duhanpirjeje të nënave dhe gjysheve nga ana e nënave. Nga kërkimi u gjet se 60% e nënave të fëmijëve me neuroblastoma (një tip kanceri që formohet në qelizat nervore) ishin duhanpirëse dhe 27% e gjysheve të fëmijëve me leuçemi (leukemi) akute limfoblastike ishin duhanpirëse. Konsumi i duhanit nga gjyshet dhe nënat e fëmijëve dhe konsumi i duhanit nga nënat gjatë shtatzënisë ishin në mënyrë sinjifikative të lidhura me rrezikun në rritjepër kancerte fëmijët. Rezultatet sugjeruan se jo vetëm ekspozimi i nënave në duhanpirje (n&eum...
Lexo më shumëNuk është asnjëherë vonë për të lënë duhanin dhe ka shumë përfitime, pa marrë parasysh se çfarë moshe keni kur ju hiqni dorë. Këtu janë disa këshilla të shpejta për t’ju ndihmuar që të largoni këtë zakon dëmprurës. Këshilla 1 Lënia e duhanit është e ndryshme për këdo, kështu që gjeninjë mënyrë që do të funksionojë për ju. Kjo mund të jetë qoftë edhe një lënie e menjëhershme (ndalim papritmas dhe plotësisht) ose një reduktim gradual i numrit të cigareve, që ju pini në ditë. Përcaktoni një datë për lënien e duhanit – dhe qëndroni tek ajo. Bëje atë sa më shpejt, përpara sesa të jetë vonë. Nëse jeni duke e lënë për veten tuaj, rekomandohet që ju ta lini duhanin plotësisht, pikërisht në ditën e caktuar. Këshilla 2 Merrni sa më shumë mbështetje që të mundeni nga familjarët tuaj, miqtë dhe kolegët e punës. Bëjini atyre të ditur që ju jeni duke planifikuar lënien e duhanit, dhe kërkojini duhanpirësve, që të mos pinë përreth jush ose të mos iu ofrojnë cigare. Lënia e duhanit njëher...
Lexo më shumëVetëm një orë ekspozim në duhanpirje pasive mund të rezultojë me efekte serioze në zemër dhe mushkëri. Kërkuesit ekspozuan 17 të rritur me kombësi greke për një orë në pirje pasive duhani në një dhomë me mjedis të kontrolluar. Pas kësaj ata matën ulje të aftësive fizike në ushtrimin e biçikletës (Heart2010; 96: 860-64). Vullnetarët meshkuj patën 36% rënie të fuqisë mashkullore krahasuar me përpara ekspozimit, ndërsa femrat vullnetare rënie 38.7%. Efekti vazhdoi për deri në 3 orë pas ekspozimit ndaj tymit të duhanit. Ritmi i zemrës dhe presioni i gjaku-t u rritën në mënyrë sinjifikative pas gjendjes së duhanpirjes dhe funksioni i mushkërive ra në mënyrë të ndjeshme....
Lexo më shumëLënia e menjëhershme është mënyra më popullore e lënies së duhanit, e konfirmuar kjo nga një vëzhgim shkencor. Një vëzhgim i Institutit të Kancerit NSW me 1068 lënës aktual të duhanit tregoi se 69% e tyre kishin përdorur metodën e “lënies së menjëhershme” të duhanit. Rezultatet e prezantuara në Konferencën e Duhanit dhe Shëndetit të Azi Paqësorit (organizuar në Sydney 6-9 Tetor 2010), treguan se terapia e zëvendësimit të nikotinës dhe “ndërprerja dhe pastaj lënia” ishin metodat më popullore për këtë çështje. Lënësit më të rinj kishin më shumë mundësi që të ndalonin duhanpirjen duke përdorur “lënien e menjëhershme” krahasuar me duhanlënësit më të moshuar. Më tej, midis atyre që lanë duhanin, ata që ishin me më pak edukim, kishin më shumë prirje për të patur metoda ndihme. Profesor Ian Olver, Shef Ekzekutiv i Këshillit të Kancerit, tha se gjetjet konfirmuan se “lënia e menjëhershme” ishte një strategji e suksesshme dhe TZN (Terapia e Zëvendësimit të Nikotinës) “ndoshta … duhet të përdoret kur iniciativa e lënies graduale dështon&r...
Lexo më shumëNjë studim i plotë konfirmon se duhanpirja rrit rrezikun e sëmundjeve të koronareve (CHD) më shumë te femrat se sa te meshkujt, duke nënvizuar shqetësimin për duhanin në moshë të re, thonë ekspertët (Lancet2011; online 11 Aug). Vajzat para adoleshente duhet që të bëhen piketa për këshilla antiduhanpirjeje, dhe kjo tashmë duhet të përfshijë edhe lajmërimin se gratë janë më të predispozuara që të ndikohen nga duhanpirja në sëmundjet e zemrës se sa meshkujt. Rishikimi sistematik i studimeve të 35 viteve i bërë nga Instituti Xhorxh për Shëndetin Global (George Institute for Global Health) në Sydney dhe nga Universiteti i Minesotës tregon se “krahasuar me ata që nuk pijnë duhan, gratë që pinë duhan kanë 25% më shumë rrezik të sëmundjeve koronare sesa meshkujt që pijnë duhan”. Kjo pasi u panë edhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare (atak dhe pushim zemre). Kjo diferencë në rrezik mund të jetë nënvlerësuar në shumë gra që raportojnë sjelljet e tyre duhanpirëse krahasuar me meshkujt. Sipas kërkuesve, studimi tregon gjithashtu se ka një ekstrarrezik prej 2% pas çdo viti që sëmundjet e...
Lexo më shumë