Një fëmijë, gjyshja e të cilit ka pirë duhan, ka rrezik të dyfishtë për kancer krahasuar me një tjetër fëmijë, gjyshja e të cilit nuk ka pirë duhan.
Kjo rritje relative e riskut të kancerit shtohet në të dhënat që lidhen me dëmet që sjell duhanpirja dhe tregon se dëmi nga duhanpirja mund të kalohet në breza në familje, thonë kërkuesit.
Studimi i 128 fëmijëve me kancer dhe 128 kontrolleve me fëmijë pa kancer u bë në Spanjë nga kërkues amerikanë dhe spanjollë (Journal of Paediatrics and Child Health 2010; in press).
Ekspozimi dhe përdorimi i duhanit u përcaktua në tre breza me sjellje duhanpirjeje të nënave dhe gjysheve nga ana e nënave.
Nga kërkimi u gjet se 60% e nënave të fëmijëve me neuroblastoma (një tip kanceri që formohet në qelizat nervore) ishin duhanpirëse dhe 27% e gjysheve të fëmijëve me leuçemi (leukemi) akute limfoblastike ishin duhanpirëse.
Konsumi i duhanit nga gjyshet dhe nënat e fëmijëve dhe konsumi i duhanit nga nënat gjatë shtatzënisë ishin në mënyrë sinjifikative të lidhura me rrezikun në rritje për kancer te fëmijët.
Rezultatet sugjeruan se jo vetëm ekspozimi i nënave në duhanpirje (nënat e fëmijëve), por edhe ekspozimi pasiv gjatë zhvillimit të vezëve me ovaret e nënave (pirja e duhanit nga ana e gjysheve të fëmijëve nga ana e nënave) rriste rrezikun e malinjitetit të fëmijëve.
Studimet në brejtës kanë treguar se ekspozimi ndaj agjentëve që shkaktojnë kancer gjatë shtatzënisë rezulton në një rritje të incidencës së tumor-eve në brezat e ardhshëm.
“Kjo çështje është shumë kontraverse, por duhet që të qartësohet me kujdes,” shkruajnë studiuesit.
Rritja globale e kancerit te fëmijët mund të shaktohet nga rritja e konsumit të duhanit në dekadat e mëparshme nga femrat, sugjeruan ata.
Komentoni