Lënia e menjëhershme është mënyra më popullore e lënies së duhanit, e konfirmuar kjo nga një vëzhgim shkencor.
Një vëzhgim i Institutit të Kancerit NSW me 1068 lënës aktual të duhanit tregoi se 69% e tyre kishin përdorur metodën e “lënies së menjëhershme” të duhanit. Rezultatet e prezantuara në Konferencën e Duhanit dhe Shëndetit të Azi Paqësorit (organizuar në Sydney 6-9 Tetor 2010), treguan se terapia e zëvendësimit të nikotinës dhe “ndërprerja dhe pastaj lënia” ishin metodat më popullore për këtë çështje.
Lënësit më të rinj kishin më shumë mundësi që të ndalonin duhanpirjen duke përdorur “lënien e menjëhershme” krahasuar me duhanlënësit më të moshuar. Më tej, midis atyre që lanë duhanin, ata që ishin me më pak edukim, kishin më shumë prirje për të patur metoda ndihme.
Profesor Ian Olver, Shef Ekzekutiv i Këshillit të Kancerit, tha se gjetjet konfirmuan se “lënia e menjëhershme” ishte një strategji e suksesshme dhe TZN (Terapia e Zëvendësimit të Nikotinës) “ndoshta … duhet të përdoret kur iniciativa e lënies graduale dështon”.
Komentoni