Regjistrohu/Kyçu

Duhanpirja përmban rrezik të lartë të zemrës për femrat

Një studim i plotë konfirmon se duhanpirja rrit rrezikun e sëmundjeve të koronareve (CHD) më shumë te femrat se sa te meshkujt, duke nënvizuar shqetësimin për duhanin në moshë të re, thonë ekspertët (Lancet 2011; online 11 Aug).

Vajzat para adoleshente duhet që të bëhen piketa për këshilla antiduhanpirjeje, dhe kjo tashmë duhet të përfshijë edhe lajmërimin se gratë janë më të predispozuara që të ndikohen nga duhanpirja në sëmundjet e zemrës se sa meshkujt.

Rishikimi sistematik i studimeve të 35 viteve i bërë nga Instituti Xhorxh për Shëndetin Global (George Institute for Global Health) në Sydney dhe nga Universiteti i Minesotës tregon se “krahasuar me ata që nuk pijnë duhan, gratë që pinë duhan kanë 25% më shumë rrezik të sëmundjeve koronare  sesa meshkujt që pijnë duhan”. Kjo pasi u panë edhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare (atak dhe pushim zemre).

Kjo diferencë në rrezik mund të jetë nënvlerësuar në shumë gra që raportojnë sjelljet e tyre duhanpirëse krahasuar me meshkujt.

Sipas kërkuesve, studimi tregon gjithashtu se ka një ekstra rrezik prej 2% pas çdo viti që sëmundjet e zemrës të ndodhin më shumë te gratë se sa te meshkujt që pinë duhan, duke patur parasysh edhe shansin për mbështetje me bazë psikologjike për diferencën në gjini.

Sidoqoftë, mekanizimi i ndërthurjes së diferencave në gjini qëndron i paqartë dhe mund të lidhet me biologjinë dhe diferencat në sjelljen e duhanpirjes, thanë kërkuesit.

Rritja e rrezikut tek femrat është interesante pasi femrat janë duhanpirëse më të tërhequra se sa meshkujt. Mesatarisht ato pijnë rreth 16 cigare në ditë, krahasuar me 18 në ditë të meshkujve, thanë autorët e studimit.

Në një editorial, ekspertët amerikanë të duhanit thanë se rezultatet e studimit ishin shqetësuese, duke marrë parasysh faktin se: “industria e duhanit i shikon femrat si treg të tyre në rritje”.


Komentoni