Aromaterapia është një përdorim terapeutiki vajërave thelbësor (të koncentruar, ekstrakte të bimëve aromatike) për të promovuar relaksimin dhe për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave të ndryshme të gjendjeve të shumta. Ka shumë përdorime të regjistruara të vajrave bimorë në kulturat e lashta për qëllime mjekësore, kozmetike dhe fetare. Në shekullin e 10-të, mjeku arab i njohur Avicena përshkroi një metodë të distilimit të bimëve, edhe pse ka prova se distilimi i vajrave bimorë mund të ketë qenë përdorur edhe në kohët e mëparshme. Bimët aromatike janë njohur dhe përdorur për shumë shekuj, edhe para se teknikat për distilim të perfeksionoheshin. Bimët aromatike digjeshin si temjan, përdoreshin nga jashtë, brenda në ilaçe dhe për zbukurime personale. Termi “aromaterapi” është përdorur për herë të parë nga kimisti francez René-Maurice Gattefossé në librin e tijAromaterapiapublikuar në 1937. Pasi dogji dorën në një shpërthim kimik në fabrikën e parfumeve ku ai punonte, ai aplikoi vajin livando i cili ndodhej afër pa patur asnjë infeksion. Gattefossé nisi për të studiuar p&...
Lexo më shumëGlukozamina and kondroitina, të marra veç e veç ose në kombinim, janë përdorur gjerësisht si suplemente dietike për osteoartritet. Për shume vite ato janë përdorur si produkte veterinare për të trajtuar artritet te kafshët dhe kanë filluar që të jenë popullore kohët e fundit për shkak të publicitetit të madh. Këto substanca gjenden në mënyrë natyrore në trup dhe duket se përfshihen në formimin dhe riparimin e kartilagës. Marrja e tyre si suplemente besohet se përmirëson formimin e substancave që humbasin në ndryshimet biokimike fillestare që ndodhin në kartilag dhe që shoqërojnë osteoartritet. Glukozamina e suplementeve nxirret nga guackat e krustaceve (butakëve) ose prodhohet nga produkte perimore. Kondroitina zakonisht derivohet nga produktet e peshkaqenëve dhe lopëve. Glukozamina është e vlefshme në disa formapërfshirë hidroklorid glukozaminë dhe sulfat glukozaminë. Kondroitina është e vlefshme si sulfat kondroitinë. Sa efektive janë ato për artritet? Provat e hershme që kanë vlerësuar glukozaminën dhe kondroitinën për trajtimin e osteoartriteve kanë treguar efekte pozitive, por efektet përfituese mund të jenë ekzagjeruar sepse ka patur një p&eum...
Lexo më shumëPërdorimi i byzylykëve prej magneti dhe bakri për lehtësimin e dhimbjeve mund të jetë një industri me shpejtësi në rritje, por ka pak dëshmi të efikasitetit të terapisë magnetike, thonë studiuesit (Komplementi 2009, në internet). Shitjet e produkteve në mbarë botën që përmbajnë magnete terapeutike në total arrin rreth 4 biliard$ ($4.3 billion) në vit, thonë studiuesit e Mbretërisë së Bashkuar. Ata gjetën se kur 45 pacientët me osteoartritishin përzgjedhur në mënyrë rastësore për të veshur 4 pajisje të ndryshme gjatë një periudhe 16 javëshe, duke mos prodhuar ndonjë përfitim kuptimplotë. Në kontrast është gjetja e disa produkteve që zvogëlojnë dhimbjen dhe ngurtësinë dhe përmirësojnë funksionimin fizik. Produktet e përdorura në studim përfshinin një byzylyk dore magnetik komercialisht në dispozicion, një byzylyk bakri, një byzylyk të dobët magnetikisht dhe një byzylyk jo magnetik. Autorët thanë se pacientët me dhimbje të vazhdueshme dhe paaftësi mund të jenë veçanërisht të pambrojtur ndaj pretendimeve mashtruese që lidhen me trajtime të tilla të pavërtetuara. “Transmetimi i pë...
Lexo më shumëProdhuesit e rrathëve të bakrit shpesh thonë se produktet e tyre mund të ndihmojnë në dhimbjet që shoqërojnë artritet. Disa thonë se bakri shpërbëhet ngadalë dhe absorbohet nën lëkurë, duke lehtësuar dhimbjet dhe të tjerë thonë se ngarkesa elektrike e gjeneruar në lëkurë nga rrathët e bakrit ecën nëpër meridianet e akupunkturës në dorë, duke lehtësuar dhimbjen, dhe disa të tjerë thonë se këta rrathë lehtësojnë dhimbjen duke rritur fluksin e gjaku-t dhe sjelljen e më shumë oksigjeni në zonat e inflamuara. Edhe pse ka shumë dëshmi që mbështesin këto thënie, nuk ka të dhëna eksperimentale përfundimtare për të mbështetur vënien e rrathëve të bakrit në duar. Magnetet Në mënyrë të ngjashme, thëniet se magnetet mund të shtojnë qarkullimin dhe reduktojnë inflamacionin janë kryesisht të pabazuara. Ka shumë produkte magnetike në shitje, si p.sh. rrathë, dysheqe dhe jastëkë. Në lidhje me terapinë magnetike janë duke u kryer investigime në vazhdimësi, por shumë nga rezultatet e marra kanë qenë konfliktuale. Një provë e fundit në Britaninë e Madhe ka treguar se të dy ...
Lexo më shumëSipas një studimi (BMJ 2010; 341: c4675 online) suplementet e glukozaminës dhe kondroitinës nuk janë më të mira se placebo-t (një produkt që duket si ilaç ose një ilaç fals që nuk përmban përbërës aktivë – që jepet për të parë nëse pacienti ndikohet emocionalisht apo jo nga marrja e mjekimit) në lehtësimin e dhimbjes së ijeve dhe gjunjëve tek njerëzit me osteoartrite. Meta-analiza e 10 provave të zgjedhura rastësisht, nga një total të 3803 pacientëve, tregoi se kishte një diferencë të vogël në intensitetin e dhimbjeve të raportuara përgjatë atyre që merrnin suplemente. (Meta-analiza është një teknikë stastikore që përmbledh rezultatet e studimeve të tjera.) Studimi e shkallëzoi dhimbjen nga 0 në 10 dhe krahasoi shkallëzimin midis grupeve që merrnin suplemente dhe atyre që merrnin placebo(ilaç fals). Reduktimi i dhimbjes ishte më pak se gjysmë pike në shkallëzimin deri në 10 për të tërë suplementet – glukozaminë, kondroitinë ose një kombinim të këtyre të dyjave. Diferenca nuk do ishte sinjifikative në praktikë. “Ne besojmë se edhe në të ardhmen prova të tilla do të tregojnë...
Lexo më shumë