Regjistrohu/Kyçu

Rrathë bakri dhe manjetikë për artritet

Prodhuesit e rrathëve të bakrit shpesh thonë se produktet e tyre mund të ndihmojnë në dhimbjet që shoqërojnë artritet.

Disa thonë se bakri shpërbëhet ngadalë dhe absorbohet nën lëkurë, duke lehtësuar dhimbjet dhe të tjerë thonë se ngarkesa elektrike e gjeneruar në lëkurë nga rrathët e bakrit ecën nëpër meridianet e akupunkturës në dorë, duke lehtësuar dhimbjen, dhe disa të tjerë thonë se këta rrathë lehtësojnë dhimbjen duke rritur fluksin e gjaku-t dhe sjelljen e më shumë oksigjeni në zonat e inflamuara.

Edhe pse ka shumë dëshmi që mbështesin këto thënie, nuk ka të dhëna eksperimentale përfundimtare për të mbështetur vënien e rrathëve të bakrit në duar.

Magnetet

Në mënyrë të ngjashme, thëniet se magnetet mund të shtojnë qarkullimin dhe reduktojnë inflamacionin janë kryesisht të pabazuara. Ka shumë produkte magnetike në shitje, si p.sh. rrathë, dysheqe dhe jastëkë. Në lidhje me terapinë magnetike janë duke u kryer investigime në vazhdimësi, por shumë nga rezultatet e marra kanë qenë konfliktuale. Një provë e fundit në Britaninë e Madhe ka treguar se të dy rrathët prej bakri dhe magneti ishin në përgjithësi joefektive për menaxhimin e dhimbjes, ngërçeve dhe funksioneve fizike të njerëzve me osteoartrit.

Ka shumë sugjerime të ndryshme në lidhje me atë sesi supozohet se veprojnë magnetët. Një teori është se hekuri në magnet stimulon prodhimin e hemoglobinës në gjak, duke kontrolluar sasinë e oksigjenit në sistemin e qarkullimit të gjaku-t. Të tjerë propozojnë që magnetët mund të ndryshojnë fushat e energjisë, sinjalet nervore dhe proceset kimike në normalitet.

Thëniet nga kompanitë që prodhojnë të tilla mjete që rryma elektrike që ato prodhojnë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi, nuk mbështeten nga të dhënat aktuale shkencore.


Komentoni