Glukozamina and kondroitina, të marra veç e veç ose në kombinim, janë përdorur gjerësisht si suplemente dietike për osteoartritet. Për shume vite ato janë përdorur si produkte veterinare për të trajtuar artritet te kafshët dhe kanë filluar që të jenë popullore kohët e fundit për shkak të publicitetit të madh.
Këto substanca gjenden në mënyrë natyrore në trup dhe duket se përfshihen në formimin dhe riparimin e kartilagës. Marrja e tyre si suplemente besohet se përmirëson formimin e substancave që humbasin në ndryshimet biokimike fillestare që ndodhin në kartilag dhe që shoqërojnë osteoartritet.
Glukozamina e suplementeve nxirret nga guackat e krustaceve (butakëve) ose prodhohet nga produkte perimore. Kondroitina zakonisht derivohet nga produktet e peshkaqenëve dhe lopëve. Glukozamina është e vlefshme në disa forma përfshirë hidroklorid glukozaminë dhe sulfat glukozaminë. Kondroitina është e vlefshme si sulfat kondroitinë.
Provat e hershme që kanë vlerësuar glukozaminën dhe kondroitinën për trajtimin e osteoartriteve kanë treguar efekte pozitive, por efektet përfituese mund të jenë ekzagjeruar sepse ka patur një përshkrim jo të mirë të rasteve dhe është fakt që studimet me efekte negative ka mundësi të mos jenë raportuar tërësisht.
Studimet më të fundit tregojnë rezultate më shumë të luhatshme. Një studim i gjerë i më shumë se 1500 njerëzve me osteoartrite në gju tregoi se nuk kishte ndryshim në dhimbje midis atyre që ishin trajtuar me hidroklorid glukozaminë, kondroitinë, ose një kombinim të këtyre të dyjave, ose me pilula fallco (placebo). Megjithatë, në një tjetër studim, duke përdorur një formë të ndryshme glukozamine (sulfat glukozamine), u gjet se ky preparat ishte ndihmues për njerëzit me osteoartrite në gju.
Ka pak studime në lidhje me aplikimin e glukozaminës ose kondroitinës në njerëz me osteoartrit në pjesë të tjera të trupit, si këllqe, shpinë ose duar, ose në njerëz me artrite reumatizmale.
Glukozamina është një amino sheqer, dhe shqetësimet lidhen me faktin se ajo mund të kontribuojë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës dhe duhet të merret me shumë kujdes nga njerëzit që kanë diabet.
Gjithashtu, meqenëse glukozamina bëhet nga guackat e krustaceve, ata që janë alergjikë nga ushqimet e detit duhet të konsultohen me mjekun përpara përdorimit të tyre. Njerëzit që marin ilaçe për hollimin e gjakut, siç është varfarina, duhet që të flasin me mjekun përpara marrjes së glukozaminës, sepse ajo mund të rrisë rrezikun e hemoragjive.
Glukozamina tek disa njerëz mund të shkaktojë edhe shqetësime gastrointenstinale, gjendje gjumi, dhimbje koke ose reaksione në lëkurë.
Njerëzit që marrin ilaçe për hollimin e gjakut, si varfarina, duhet që të bëjnë kujdes nëse marrin kondroitinë, sepse mund të rrisë riskun e hemoragjive. Kondroitina mund që në disa raste të shkaktojë edhe shqetësime në stomak.
Është e rëndësishme të bëhet kontroll te mjeku përpara përdorimit të suplementeve dietike që mund të bëjnë reaksion me ilaçet e tjera që merren në të njëjtën kohë.
Në vendet perëndimore, të dyja glukozamina dhe kondroitina janë klasifikuar si ilaçe komplementare dhe janë të vlefshme njësoj si të tërë suplementet e tjerë. Në disa vende është e nevojshme receta për marrjen e këtyre produkteve.
Produktet që përmbajnë kondroitinë dhe glukozaminë janë në listën e produkteve të Regjistrit të Mallrave Terapeutike. Kjo do të thotë se ato konsiderohen si përbërës me “rrezik të ulët” dhe nuk duhet që të testohen në lidhje me efektivitetin e tyre. Megjithatë, ka edhe disa kufizime që aplikohen për to. P.sh. kondroitina mund të përdoret vetëm si komponent në produkte të tjera dhe nuk është listuar për tu përdorur i vetëm. Nëse është derivuar nga lopët, drerët, dhitë ose delet dhe ka origjinë nga vendet ku është prezente encefaliti spongiform i gjedhëve (BSE – bovine spongiform encephalitis), kërkohet leje speciale nga ana e Administratës të Mallrave Terapeutike.
Komentoni